Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 tetor
«Si do t’ua shpjegonit fëmijëve a njerëzve të tjerë arsyen pse sot ndodhin kaq shumë gjëra të këqija? [Ta lëmë të përgjigjet.] Bibla i jep përgjigje pyetjes: ‘Kush qëndron prapa gjithë ligësisë?’ [Të lexojmë 1 Gjonit 5:19.] Ky numër i Kullës së Rojës do t’ju ndihmojë të kuptoni kush është ky i lig dhe si mund t’i kundërvihemi.»
Zgjohuni! tetor
«Duket se sot familjet me një prind janë shtuar jashtë mase. Bibla tregon se Krijuesi ynë ndien dhembshuri për to. [Të lexojmë Psalmin 146:9.] Ky numër i revistës Zgjohuni! tregon se si mund t’i ndihmojnë parimet biblike prindërit e vetëm që të kenë sukses në rritjen e fëmijëve.»
Kulla e Rojës 1 nëntor
«Shumë prej nesh përpiqen të kenë marrëdhënie paqësore me të tjerët. Por ndoshta jeni dakord që kjo shpesh është më e lehtë të thuhet, sesa të bëhet. [Ta lëmë të përgjigjet.] Bibla shpjegon përse është kështu. [Të lexojmë Jakovit 3:2.] Ky artikull tregon se të kërkosh falje mund të jetë një çelës për të vendosur e për të ruajtur paqen.»