Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 shkurt
«A keni menduar ndonjëherë si ta drejtoni sa më mirë jetën tuaj e të merrni vendime të rëndësishme sa më të mira? [Ta lëmë të përgjigjet.] Disa nga udhëheqjet më të mira, si për shembull, Rregulla e artë, gjenden në Bibël. [Të lexojmë Mateun 7:12.] Cilat parime të tjera hyjnore mund të na sjellin drejtpërdrejt dobi? Përgjigjet do t’i gjeni në këtë revistë.»
Zgjohuni! mars
«Ndoshta ju e keni vënë re se shumë vende pune janë bërë më të rrezikshme. Kjo revistë përmban sugjerime të shkëlqyera për mënyrën se si ato mund të bëhen më të sigurta. Gjithashtu, ajo tregon se mirëqenia jonë lidhet me faktin nëse kemi ose jo një pikëpamje të drejtpeshuar për punën. Ju lutem që ta lexoni.»
Kulla e Rojës 1 mars
«Me gjithë këto gjëra që po ndodhin sot, shumica nga ne pyesin veten se si do të jetë e ardhmja. Në një lutje shumë të njohur, Jezui zbuloi arsyen përse mund ta shohim të ardhmen me besim. [Të lexojmë Mateun 6:9, 10.] Njerëzimi po përsërit gabimet që u bënë mjaft kohë më parë. Por, në ato ditë, ata që i shërbyen Perëndisë patën një të ardhme të lumtur. Kjo revistë tregon se si mund ta kemi edhe ne një të ardhme të tillë.»