Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 janar
«Duke pasur parasysh gjithë gjakderdhjet që kanë ndodhur, a mendoni se e keqja e ka mundur të mirën? [Ta lëmë të përgjigjet.] Vini re se çfarë thotë Bibla për Perëndinë. [Të lexojmë Psalmin 83:18b.] Meqë Perëndia është Shumë i Larti mbi gjithë tokën, a mund të fitojë me të vërtetë e keqja? [Ta lëmë të përgjigjet.] Ky numër i Kullës së Rojës jep një përgjigje të kënaqshme për këtë pyetje.»
Zgjohuni! 22 janar
«Në ditët tona siguria po na kërcënohet si asnjëherë më parë. Ekziston një shqetësim gjithnjë në rritje për një dukuri të quajtur vjedhja e identitetit. Keni dëgjuar për diçka të tillë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Bibla premton se një ditë në tokë nuk do të ketë më asnjë kërcënim për sigurinë tonë. [Të lexojmë Isainë 11:9.] Kjo revistë shpjegon se si do të arrihet një gjë e tillë.»
Kulla e Rojës 1 shkurt
«Shumë njerëz sot merakosen për papunësinë, kurse shumë të tjerë janë jashtë mase të stresuar në punë. A mendoni se është e mundur që të ndihemi të lumtur e të sigurt në punë? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Isainë 65:21-23.] Ky numër i Kullës së Rojës flet për një kohë kur të gjithë do të kenë punë të kënaqshme.»
Zgjohuni! 8 shkurt
«Ky numër i revistës Zgjohuni! flet për një realitet tragjik të kohëve tona, për prostitucionin e fëmijëve. Bibla premton se kjo formë tronditëse e keqtrajtimit të fëmijëve do të marrë fund së shpejti. [Të lexojmë Proverbat 2:21, 22.] Kjo revistë tregon se çfarë qëndron pas këtij shfrytëzimi të fëmijëve dhe bën të qartë si do të ndalet ai.»