Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 tetor
«Shumë vendime që duhet të marrim, kanë ndikim të thellë në jetë. Çfarë mund të na ndihmojë që të marrim vendime të mençura? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Proverbat 3:6.] Ky numër i revistës Kulla e Rojës jep pesë udhëzime të bazuara në Bibël, që mund të na ndihmojnë të marrim vendime të mençura.»
Zgjohuni! 22 tetor
«Po dëgjojmë gjithnjë e më shumë të flitet për mikrobe që u rezistojnë ilaçeve. A e keni vënë re? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë shqyrton se cilat janë shkaqet dhe tregon se si të mbrohemi. Ajo flet edhe për premtimin e Biblës për një botë ku asnjeri nuk do të jetë i sëmurë.» Të lexojmë Isainë 33:24.
Kulla e Rojës 1 nëntor
«Të gjithëve na ka ndodhur ndonjëherë që të zhgënjehemi nga dikush të cilit i besonim. A keni pyetur ndonjëherë veten: ‘A ka ndonjë të cilit t’i besoj’? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Proverbat 3:5.] Kjo revistë shpjegon pse mund të kemi besim të plotë te Perëndia. Tregon edhe se si ta kuptojmë se cilët janë të denjë që t’u besojmë.»
Zgjohuni! 8 nëntor
«Produktet e naftës ndikojnë pothuajse në çdo fushë të jetës sonë. A keni menduar ndonjëherë si do të ishte jeta pa to? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë tregon se si u bë nafta kaq e rëndësishme në shoqërinë e sotme. Shpjegon edhe pse nuk duhet të kemi frikë se mos një ditë nafta do të shterojë.»