Çfarë të themi për revistat
Kulla e Rojës 15 tetor
«Disa njerëz besojnë që sa më shumë para të kenë, aq më e bukur do të jetë jeta e tyre. A mendoni se kjo është e vërtetë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Shikoni se çfarë tha dikush që ishte jashtëzakonisht i pasur. [Të lexojmë Predikuesin 5:10.] Kjo revistë flet për disa gjëra që kanë më shumë vlerë se pasuria.»
Zgjohuni! 22 tetor
«Shumë njerëz e kuptojnë se është mjaft e rëndësishme t’i mësosh fëmijët që në moshë të vogël. A mendoni se kjo është e nevojshme në ditët e sotme? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Fjalët e urta 22:6.] Ky numër i revistës Zgjohuni! tregon se çfarë mund të bëjnë prindërit në mënyrë specifike për t’i ndihmuar fëmijët që, kur të rriten të bëhen njerëz të drejtë dhe të kenë një të ardhme të mirë.»
Kulla e Rojës 1 nëntor
«Shumë veta nuk kanë më besim se udhëheqësit njerëzorë mund t’u japin zgjidhje problemeve të sotme. A mendon se ka ndonjë udhëheqës i cili mund të realizojë atë që thuhet në këto vargje? [Të lexojmë Psalmin 72:7, 12, 16. Pastaj ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë shpjegon kush është ky udhëheqës dhe çfarë do të bëjë në të ardhmen.»
Zgjohuni! 8 nëntor
«Fëmijët kanë nevojë për drejtim që t’u bëjnë ballë presioneve që hasin sot, apo jo? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Efesianëve 6:4.] Kjo revistë shpjegon se çfarë do të thotë në të vërtetë kjo disiplinë. Përveç kësaj, ajo shqyrton se si prindërit mund t’u japin drejtimin dhe korrigjimin e duhur fëmijëve, pa ua thyer zemrën.»