BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/03 f. 1
  • Të kërkojmë ata që e meritojnë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të kërkojmë ata që e meritojnë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • Dëshmia me telefon mund të jetë e efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Dëshmi e suksesshme me telefon
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • A ke provuar të japësh dëshmi në mbrëmje?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Dobitë e territorit personal
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 12/03 f. 1

Të kërkojmë ata që e meritojnë

1 Udhëzimet e Jezuit për të kryer veprën e predikimit mund të jenë një detyrë e vështirë. Ai tha: «Në çfarëdo qyteti ose fshati që të hyni, kërkoni atje atë që e meriton.» (Mat. 10:11) Sot njerëzit rrinë gjithnjë e më pak në shtëpi, prandaj si mund t’i kërkojmë me efektshmëri ata që e meritojnë?

2 Të shqyrtojmë territorin tonë: Le të fillojmë duke shqyrtuar territorin tonë. Kur ka më shumë mundësi që të jenë në shtëpi njerëzit? Ku mund të ndodhen gjatë ditës? A ka ndonjë ditë të javës ose ndonjë orë të ditës kur mund të jenë më të gatshëm për të pranuar një vizitë? Nëse e përshtatim shërbimin me rutinën e jetës dhe me rrethanat e njerëzve në territorin tonë, mund të arrijmë rezultate të shkëlqyera.—1 Kor. 9:23, 26.

3 Shumë lajmëtarë kanë pasur sukses gjatë orëve të para të mbrëmjes. Disa njerëz janë më të çlodhur dhe më të prirur për të dëgjuar në këtë periudhë të ditës. Gjatë muajve të dimrit, meqë ditët janë të shkurtra, dëshmia në telefon (atje ku lejohet) në mbrëmje mund të jetë frytdhënëse. Edhe predikimi në territorin tregtar dhe dëshmia në vendet publike janë mënyra për t’u dhënë njerëzve lajmin e mirë.

4 Gjatë një muaji me aktivitet të veçantë, në një kongregacion u vendos të dëshmohej pasdite vonë të shtunave e të dielave dhe në mbrëmje të mërkurave e të premteve. Gjithashtu u organizua dëshmia në telefon dhe në territorin tregtar. Kjo gjë ngjalli aq shumë entuziazëm për shërbimin, saqë kongregacioni vendosi të vazhdonte sipas këtij organizimi.

5 Të ngulmojmë për të bërë rivizitat: Në rast se në territorin tonë është vështirë t’i gjejmë njerëzit në shtëpi kur bëjmë rivizita, le të përpiqemi që në fund të çdo vizite, përfshirë edhe vizitën e parë, të lëmë një takim për t’i rivizituar. Pastaj ta mbajmë fjalën për takimin. (Mat. 5:37) Kur është e përshtatshme mund të kërkojmë edhe numrin e telefonit. Edhe kjo mund të na ndihmojë që të lidhemi përsëri me atë person.

6 Përpjekjet tona të zellshme për të kërkuar ata që e meritojnë dhe për të kultivuar interesin e gjetur patjetër që do të bekohen nga Jehovai.—Prov. 21:5.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo