BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/05 f. 7
  • Një shkollë që na ndihmon në praktikë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një shkollë që na ndihmon në praktikë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Material i ngjashëm
  • Si nxjerrim dobi nga Shkolla e Shërbimit Teokratik?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Nxjerrja në pah e vlerës praktike
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Përgatitja e fjalimeve për kongregacionin
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Një shkollë që na pajis për atë që ka më shumë rëndësi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 12/05 f. 7

Një shkollë që na ndihmon në praktikë

1 Ndërsa shqyrtojmë materialin në Programin e Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 2006, përpiqemi fort që të përfitojmë nga mësimet e Biblës duke i zbatuar në shërbimin e shenjtë dhe në jetën e përditshme. Synimi ynë është të vëmë në praktikë ato që mësojmë.​—Gjoni 13:17; Filip. 4:9.

2 Të japim komente: Në programin e këtij viti u është shtuar edhe një minutë komenteve të auditorit rreth pikave kryesore të Biblës. Kjo do të thotë se vëllai që është caktuar për të mbajtur pikat kryesore duhet të tregojë kujdes që ta mbajë pjesën e tij për pesë minuta, e jo për gjashtë. Edhe ata që japin komente nga auditori duhet të kenë kujdes me kohën. Nëse ai që komenton e mendon mirë përgjigjen që më përpara, komenti i tij mund të japë informacione të dobishme edhe për 30 sekonda a më pak. Rreth dhjetë veta mund të japin komente domethënëse gjatë pesë minutave që janë në dispozicion të auditorit.

3 Fjalime nga të cilat nxjerrim mësim: Pikat kryesore të Biblës dhe fjalimi i udhëzimit duhet të përqendrohen te vlera e materialit që mund të zbatohet në shërbim dhe në aspekte të tjera të jetës së përditshme. Oratori nuk duhet që thjesht të zgjojë dëshirën për të vepruar te dëgjuesit. Ai duhet të thotë qartë se çfarë duhet bërë, t’i tregojë se si mund të veprojë dhe të theksojë dobitë që vijnë nëse veprohet në atë mënyrë. Ai mund të thotë: «Kështu na mëson ky shkrim», ose «Ja si mund t’i përdorim këto shkrime në shërbim». Pleqtë dhe shërbëtorët ndihmës, të cilët janë në dijeni të një situate, duhet të përpiqen që ta bëjnë sa më specifik zbatimin praktik të materialit.

4 Në veçanti, përmendja e shembujve biblikë mund t’i nxitë dëgjuesit që të zbatojnë atë që mësojnë. Pasi ka dhënë një shembull biblik, oratori mund të thotë: «Edhe ju mund të gjendeni në një situatë të tillë.» Ai duhet të sigurohet që çdo zbatim i shembujve biblikë është në harmoni me kontekstin, me Biblën në tërësi dhe me botimet e ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’.​—Mat. 24:45.

5 Mençuria është aftësia për ta përdorur siç duhet njohurinë dhe kuptueshmërinë. «Mençuria është gjëja parësore.» (Prov. 4:7) Ndërsa vazhdojmë të fitojmë mençuri praktike nëpërmjet mësimeve që marrim në Shkollën e Shërbimit Teokratik, u bëfshim edhe ne sa më të aftë për t’ua ngulitur këtë mençuri të tjerëve!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo