Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 janar
«Të gjithë dëshirojmë një jetë më të mirë për veten dhe për fëmijët tanë, por shumë njerëz mendojnë se nuk e arrijnë dot. A mendoni se e ardhmja jonë varet nga ne vetë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë tregon se sipas Biblës nuk jemi të pafuqishëm, por e ardhmja jonë varet nga zgjedhjet që bëjmë tani.» Të lexojmë Ligjin e përtërirë 30:19.
Zgjohuni! 22 janar
«Kur përballemi me probleme shëndetësore, të gjithë e vlerësojmë shumë një mjek që na kupton. Por, a mendoni se edhe pacientët nga ana e tyre përpiqen t’i kuptojnë mjekët? [Ta lëmë të përgjigjet.] Në këtë revistë flitet për vështirësitë që kanë mjekët dhe si do të jetë e ardhmja për mjekësinë.» Të lexojmë Isainë 33:24.
Kulla e Rojës 1 shkurt
«A nuk është për t’u shqetësuar që kaq shumë njerëz sot janë viktima të shtypjes e të dhunës? [Të përmendim një rast të njohur në zonën tonë dhe ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë tregon se si e konsideron Perëndia jetën e njerëzve. Këtu shpjegohet edhe se si do të na shpëtojë ai nga vuajtjet e sotme.» Të lexojmë Psalmin 72:12-14.
Zgjohuni! 8 shkurt
«Një nga vështirësitë më të mëdha që hasim sot, është përballimi i stresit. A nuk jeni dakord? [Ta lëmë të përgjigjet.] Bibla paratha me saktësi se do të ndodhte pikërisht kështu. [Të lexojmë 2 Timoteut 3:1.] Kjo revistë jep sugjerime praktike, që mund t’ju ndihmojnë ju dhe familjen tuaj që të përballoni stresin.»