Programi i asamblesë qarkore
Bota përpiqet të na bindë se sistemit të tanishëm nuk do t’i vijë asnjëherë fundi. Por Fjala e Perëndisë thotë të kundërtën. (1 Gjonit 2:15-17) Ajo na ndihmon të kuptojmë se ‘të grumbullosh thesare këtu në tokë’, është e kotë. Për të forcuar popullin e Perëndisë, asambleja qarkore për vitin e shërbimit 2007 do të ketë temën «Grumbulloni thesare në qiell».—Mat. 6:19, 20.
Tek Efesianëve 2:2 përmendet ‘autoriteti i ajrit, fryma që tani vepron në bijtë e mosbindjes’, ku përfshihen mendimet materialiste. Pikërisht ashtu si ajri gjendet kudo, gati për t’u thithur, po kështu edhe ‘fryma e botës’ përshkon këtë sistem. (1 Kor. 2:12) Ka një ndikim të fuqishëm, ja pse thuhet se ka ‘autoritet’. Programi i kësaj asambleje qarkore do të na ndihmojë të shmangim mendimet materialiste dhe të përqendrohemi te përparësitë tona. (Mat. 6:33) Përveç kësaj, programi do të na ndihmojë të mbështetemi te Jehovai që të kryejmë shërbimin, pavarësisht nga presioni dhe sprovat që mund të hasim.
Sigurohuni që të jeni të pranishëm të dyja ditët dhe që ‘t’u kushtoni më shumë vëmendje se zakonisht’. (Hebr. 2:1) Mbani shënime të shkurta për ato pika që doni t’i zbatoni personalisht në jetë dhe në shërbim. Nëse jeni të pranishëm që nga fillimi e deri në fund të këtij programi që të pasuron frymësisht, do të inkurajoheni dhe do të merrni forcë të vazhdoni të «grumbulloni thesare në qiell».