Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 dhjetor
«Gjatë kësaj periudhe të vitit, shumë njerëz mendojnë për fjalët që thanë engjëjt kur lindi Jezui. [Të lexojmë Lukën 2:14.] A mendoni se vërtet do të kemi paqe në tokë një ditë? [Të presim përgjigjen.] Kjo revistë tregon se si Jezui do të sjellë paqe të vërtetë këtu në tokë.»
Zgjohuni! dhjetor
«Për pijet alkoolike ka disa mendime fetare të cilat bien ndesh me njëra-tjetrën. Si mendoni, çfarë thotë Perëndia për përdorimin e tyre? [Të presim përgjigjen.] Megjithëse mrekullia e parë e Jezuit ishte kthimi i ujit në verë, Bibla jep edhe këtë paralajmërim. [Të lexojmë Proverbat 20:1.] Ky artikull shpjegon pikëpamjen e drejtpeshuar të Biblës për këtë çështje.» T’i tregojmë artikullin që fillon në faqen 18.
Kulla e Rojës 1 janar
«A mendoni se suksesi i një njeriu përcaktohet nga sa ka në xhep? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë 1 Timoteut 6:9, 10.] Ndonëse sipas Biblës nuk është e gabuar të kesh para, ajo tregon se suksesi i vërtetë nuk varet nga pasuria. Kjo revistë flet pikërisht për këtë.»
Zgjohuni! janar
«A mendoni se do të realizohet ndonjëherë kjo? [Të lexojmë Isainë 33:24. Pastaj të presim përgjigjen.] Kjo revistë shpjegon çfarë po arrihet në fushën e mjekësisë dhe se si do të përmbushet premtimi i Biblës.»