Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 dhjetor
«Gjatë periudhës së festave, shumë njerëz përpiqen të jenë të mirë e të dhembshur. A mendoni se bota do të ishte më e mirë nëse njerëzit do të tregoheshin të dhembshur gjatë gjithë vitit? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë 1 Pjetrit 3:8.] Kjo revistë shpjegon vlerën e dhembshurisë dhe jep disa mënyra praktike se si ta shfaqim këtë cilësi.»
Zgjohuni! dhjetor
«A mendoni se të afërmit tanë që kanë vdekur do të jetojnë përsëri? [Të presim përgjigjen.] Bibla thotë se ka një rrugë për t’i shpëtuar vdekjes. [Të lexojmë Psalmin 68:20.] Kjo revistë tregon se nuk duhet t’i frikësohemi vdekjes si të ishte fundi i gjithçkaje.»
Kulla e Rojës 1 janar
«Shumë njerëz luten që të vijë Mbretëria e Perëndisë. Për shembull, shikoni se çfarë thotë lutja e famshme që Jezui u mësoi dishepujve të tij. [Të lexojmë Mateun 6:9, 10.] A keni pyetur ndonjëherë se çfarë është kjo Mbretëri dhe kur do të vijë? [Të presim përgjigjen.] Kjo revistë tregon se çfarë thotë Bibla për këtë.»
Zgjohuni! janar
«Gjatë gjithë historisë, gratë kanë vuajtur për shkak të diskriminimit e të dhunës. Pse mendoni se ndodh kjo? [Të presim përgjigjen.] Shikoni se çfarë u mëson Bibla burrave se si duhet t’i trajtojnë gratë. [Të lexojmë 1 Pjetrit 3:7.] Kjo revistë tregon nga Bibla se si i konsiderojnë gratë Perëndia dhe Krishti.»