Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 dhjetor
«Në këtë periudhë të vitit, njerëzit anembanë botës e kujtojnë lindjen e Jezuit në shumë mënyra. Por, a e dini se profecitë e Biblës e lidhin lindjen e Jezuit me paqen e përhershme? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Isainë 9:5, 6.] Kjo revistë shpjegon se si do të arrihet paqja.»
Zgjohuni! 22 dhjetor
«A e keni vënë re se në ditët e sotme njerëzit po i japin gjithnjë e më shumë rëndësi pamjes së jashtme? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë shqyrton se cilat janë rreziqet kur bukuria të bëhet fiksim. Gjithashtu, ajo thekson vlerën e asaj bukurie që është më e rëndësishme.» Të lexojmë 1 Pjetrit 3:3, 4.
Kulla e Rojës 1 janar
«Shumë fe mësojnë se duhet ta duam të afërmin. [Të lexojmë Mateun 22:39.] Atëherë, si ka mundësi që fetë përfshihen në shumë luftëra dhe konflikte? [Ta lëmë të përgjigjet.] Ky numër i revistës Kulla e Rojës shqyrton pyetjen: A mund ta bashkojë feja njerëzimin?»
Zgjohuni! 8 janar
«Si do t’i përgjigjeshit kësaj pyetjeje? [Të lexojmë pyetjen në kopertinë. Pastaj ta lëmë të përgjigjet.] Burimet e Tokës po shterojnë, dhe kjo është alarmuese. Por, dëgjoni këtë premtim qetësues. [Të lexojmë Psalmin 104:5.] Ky numër i revistës Zgjohuni! shpjegon se si planeti ynë do të rimëkëmbet plotësisht së shpejti.»