Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 dhjetor
«E keni vënë re që standardi i pastërtisë dhe higjienës ndryshon nga një njeri te tjetri? [Të presim përgjigjen.] Këtu tregohet një arsye përse është e rëndësishme pastërtia. [Të lexojmë 1 Pjetrit 1:16.] Në këtë artikull jepen disa sugjerime praktike se si të mbajmë pastërti.» T’i tregojmë artikullin që fillon në faqen 9.
Zgjohuni! dhjetor
«Shikoni se si e ka përshkruar jetën tonë një njeri që jetoi mijëra vite më parë. [Lexo Psalmin 90:10] A nuk ju duket se jeta sot është po njëlloj? [Të presim përgjigjen.] Herët a vonë të gjithë pyesim pse është e tillë jeta dhe cili është qëllimi i saj. Kjo revistë me titull «Pse ekzistojmë?» jep përgjigje për këto pyetje. Gjithashtu, tregon se si Perëndia do të realizojë së shpejti qëllimin e tij për jetën tonë.
Kulla e Rojës 1 janar
«Njerëzit në mbarë botën kanë mendime të ndryshme për Marinë, nënën e Jezuit. Po ju, çfarë mendoni për të? [Të presim përgjigjen.] Bibla tregon se Maria pati një rol unik në historinë e njerëzimit. [Të lexojmë Lukën 1:30-32.] Kjo revistë tregon se çfarë mund të mësojmë nga shembulli i saj.»
Zgjohuni! janar
«Shumë nga liqenet dhe lumenjtë në botë po thahen dhe miliona njerëz nuk kanë mundësi të gjejnë ujë të pastër për të pirë. A mendoni se njeriu është në gjendje të gjejë një zgjidhje të përhershme për këtë problem? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Jereminë 10:23.] Kjo revistë flet për zgjidhjen përfundimtare që jep Bibla.»