BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/10 f. 1
  • Përparësia jonë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përparësia jonë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Material i ngjashëm
  • A po e kryen plotësisht shërbimin tënd?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Cilës gjë i jep përparësi?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • «Ndiqni me kujdes gjurmët e tij»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Shërbimi i krishterë​—Vepra jonë kryesore
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
km 7/10 f. 1

Përparësia jonë

1. Si e tregoi Jezui se shërbimi ishte i rëndësishëm për të?

1 Përparësia e Jezuit ishte shërbimi. Ai nuk e kurseu veten, por bëri qindra kilometra në këmbë anembanë Palestinës për t’u predikuar sa më shumë njerëzve. Bënte një jetë të thjeshtë, që t’i kushtonte më shumë kohë e vëmendje shërbimit. (Mat. 8:20) Kur turmat u përpoqën ta mbanin që të shëronte të sëmurët, ai u tha: «Duhet t’ua shpall lajmin e mirë për mbretërinë e Perëndisë edhe qyteteve të tjera, sepse për këtë u dërgova.»—Luka 4:43.

2. Përse ishte kaq i rëndësishëm shërbimi për Jezuin?

2 Po përse ishte aq i rëndësishëm shërbimi për Jezuin? Meraku i tij kryesor ishte shenjtërimi i emrit të Jehovait. (Mat. 6:9) Ai e donte Atin e tij qiellor dhe prandaj dëshironte të përmbushte vullnetin e Tij dhe t’i bindej çdo urdhërimi të Tij. (Gjoni 14:31) Për më tepër, ai merakosej vërtet për njerëzit dhe donte t’i ndihmonte.—Mat. 9:36, 37.

3. Si mund të tregojmë se shërbimi është gjëja kryesore për ne?

3 Të imitojmë Jezuin: T’i japësh gjithmonë shërbimit përparësi, ashtu si Jezui, mund të jetë e vështirë sepse bota kërkon të na marrë kohë dhe na ofron shumë shpërqendrime. (Mat. 24:37-39; Luka 21:34) Prandaj, duhet të sigurohemi për gjërat më të rëndësishme, të programojmë kohë për t’u përgatitur për shërbimin dhe për të marrë pjesë rregullisht në të. (Filip. 1:10) Përpiqemi të bëjmë një jetë të thjeshtë dhe të mos e përdorim botën plotësisht.—1 Kor. 7:31.

4. Pse në këto kohë është jetësore të kemi përparësinë e duhur?

4 Kur nuk ka shumë kohë, njeriu i mençur bën ato që janë më të rëndësishme. Për shembull, nëse do të dëgjonte për afrimin e një stuhie të rrezikshme, do t’i përdorte kohën dhe energjitë për të shpëtuar familjen dhe për të paralajmëruar fqinjët. Gjërat më pak të rëndësishme mund të presin. Koha që mbetet para stuhisë së Harmagedonit është shkurtuar. (Sof. 1:14-16; 1 Kor. 7:29) Që të shpëtojmë veten dhe ata që na dëgjojnë, duhet t’i kushtojmë vëmendje të vazhdueshme vetes dhe mësimdhënies sonë, si brenda edhe jashtë kongregacionit. (1 Tim. 4:16) Po, mbijetesa jonë varet nëse i japim gjithmonë përparësi shërbimit.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo