‘U shenjtëroftë emri i Perëndisë’
1. Cila është tema e asamblesë qarkore për vitin e shërbimit 2012 dhe ku bazohet ajo?
1 Sa të privilegjuar jemi që mbajmë emrin e Jehovait, Sovranit universal! Ishte vetë Perëndia që na e dha emrin e tij për ta mbajtur dhe në mënyrë të veçantë që nga viti 1931 jemi identifikuar me emrin e tij të përveçëm: Dëshmitarë të Jehovait. (Isa. 43:10) Jezui, Biri i vetëmlindur i Perëndisë, e lartësoi emrin e Tij duke e renditur të parin në lutjen model. (Mat. 6:9) Fjalët e Jezuit janë baza e temës së asamblesë qarkore për vitin e shërbimit 2012. Ajo është: «U shenjtëroftë emri i Perëndisë.»
2. Çfarë presim me padurim të dëgjojmë?
2 Çfarë do të dëgjojmë? Të shtunën, në fjalimin «Të bëjmë të njohur emrin e Perëndisë si shërbëtorë në kohë të plotë» do të shqyrtohet se përse shërbimi në kohë të plotë është një mënyrë jetese e kënaqshme. Do të dëgjojmë edhe simpoziumin «Ruhu të mos i sjellësh sharje emrit të shenjtë të Jehovait» i cili do të na ndihmojë të mos biem në katër gracka të mundshme. Fjalimi «Pse duhet shenjtëruar emri i Perëndisë?» do t’u japë përgjigje pyetjeve: çfarë do të na ndihmojë të predikojmë me zell kur duket se njerëzit nuk tregojnë shumë interes dhe çfarë do të na ndihmojë të bëjmë një shërbim domethënës? Të dielën, do të shijojmë një simpozium me katër pjesë që do të tregojë se si mund ta shenjtërojmë emrin e Perëndisë me anë të mendimeve, të të folurit, të vendimeve dhe të sjelljes sonë. Veçanërisht të rinjtë në të vërtetën do ta vlerësojnë fjalimin publik me titull «Jehovai do ta shenjtërojë emrin e tij madhështor në Harmagedon».
3. Çfarë privilegji kemi dhe për çfarë do të na ndihmojë programi i asamblesë?
3 Shumë shpejt Jehovai do të veprojë për të shenjtëruar emrin e tij. (Ezek. 36:23) Ndërkohë, kemi privilegjin madhështor që të mbajmë gjithë çka paraqet emri i shenjtë i Jehovait. Jemi të sigurt se kjo asamble qarkore do të ndihmojë secilin prej nesh që të përmbushim përgjegjësinë serioze që sjell ky privilegj.