Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të tetorit
«Me siguri edhe ju jeni të mendimit se jeta është shumë e shkurtër. A mendoni se një ditë do të arrijmë t’i zhdukim sëmundjet dhe të zgjatim jetëgjatësinë? [Presim përgjigjen.] Shikoni çfarë thuhet këtu.» I japim një kopje të revistës Kulla e Rojës të 1 tetorit dhe shqyrtojmë së bashku materialin poshtë nëntitullit të parë në faqen 16 dhe shkrimin e përmendur. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim që të kthehemi për të parë përgjigjen e pyetjes vijuese.
Kulla e Rojës 1 tetor
«Po flasim me njerëzit, sepse shumë shqetësohen për shkallën e korrupsionit në biznes dhe qeveri. A mendoni se mund të bëhet diçka për këtë? [Presim përgjigjen.] Shikoni çfarë do të bëjë Jezui për viktimat e korrupsionit. [Lexojmë Psalmin 72:12-14.] Kjo revistë tregon si do të marrë fund korrupsioni së shpejti.»
Zgjohuni! tetor
«Shumica e prindërve duan që fëmijët të marrin një arsimim të mirë. A mendoni se ata që diplomohen këto ditë janë më se të përgatitur për vështirësitë e jetës? [Presim përgjigjen.] Vini re çfarë thotë Bibla për rëndësinë e njohurisë dhe të mençurisë. [Lexojmë Eklisiastiun 7:12.] Kjo revistë jep pesë sugjerime praktike që fëmijët të nxjerrin dobi nga shkolla.»