Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të mbajmë shënim interesin që gjejmë
«Kushtoji vëmendje të vazhdueshme vetes dhe mësimdhënies sate.» (1 Tim. 4:16) Kjo këshillë e frymëzuar që apostulli Pavël i shkroi Timoteut tregon se duhet të përpiqemi të bëjmë përparim, pavarësisht nga përvoja që kemi në të vërtetën. Për të na ndihmuar, te Shërbimi ynë i Mbretërisë do të dalë një seri e re me titull «Si të mprehim aftësitë në shërbim?» Secili artikull do të trajtojë një aspekt të rëndësishëm të shërbimit dhe do të japë disa sugjerime si ta përmirësojmë. Gjatë muajit, të gjithë inkurajohemi t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtij aspekti. Pasi të mbarojë muaji, një pjesë në Mbledhjen e Shërbimit do të na japë mundësi të komentojmë si kemi nxjerrë dobi ngaqë kemi punuar me atë aspekt. Gjatë këtij muaji, jemi të nxitur të punojmë me mbajtjen e shënimeve.
Pse ka rëndësi? Që të përmbushim caktimin tonë, nuk mjafton vetëm të predikojmë. Duhet të kthehemi tek ata që kanë shfaqur interes e t’i mësojmë, të ujitim farat e së vërtetës që kemi mbjellë. (Mat. 28:19, 20; 1 Kor. 3:6-9) Kjo kërkon ta takojmë përsëri personin, të flasim për gjërat që e shqetësojnë dhe të ndërtojmë mbi bisedën e mëparshme. Ja përse, është e domosdoshme të mbajmë shënime kur gjejmë interes.
Gjatë muajit provoni këtë:
Tregojini shokut të shërbimit çfarë po shënoni.