BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/15 f. 2
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Material i ngjashëm
  • Përdorimi i Internetit: Të jemi syhapur ndaj rreziqeve!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Metoda për të predikuar lajmin e mirë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Vepro me urgjencë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
km 7/15 f. 2

Kutia e pyetjes

◼ A duhet ta përdorin gjerësisht Internetin lajmëtarët për të dëshmuar ose për të studiuar me të huaj që jetojnë në një shtet tjetër?

Disa lajmëtarë e kanë përdorur Internetin për të drejtuar studime biblike në vende ku vepra është e kufizuar ose ku ka pak lajmëtarë. Në disa raste, janë arritur rezultate të mira. Megjithatë, është e rrezikshme kur lajmëtarët komunikojnë me email-e ose diskutojnë me të panjohur në chat room. (Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë korrik 2007, f. 3.) Ndonëse qëllimi është t’u japim mesazhin për Mbretërinë atyre me zemër të sinqertë, nëpërmjet këtyre bisedave, një vëlla ose një motër mund rrezikojë të kontaktojë shoqëri të këqija, përfshirë apostatët. (1 Kor. 1:19-25; Kolos. 2:8) Për më tepër, në vendet ku vepra e Mbretërisë është e kufizuar ose e ndaluar, korrespondencën mund ta kontrollojnë autoritetet. Ky lloj komunikimi mund t’i vërë në rrezik vëllezërit dhe motrat vendës. Prandaj, lajmëtarët nuk duhet të kërkojnë online njerëz nga një shtet tjetër për t’u dhënë lajmin e mirë.

Nëse i japim dëshmi joformale një të huaji që po viziton vendin tonë, nuk duhet të përpiqemi të kultivojmë interesin pasi të kthehet në vendin e vet, përveç rasteve kur zyra e degës jep ndonjë drejtim tjetër. Në vend të kësaj, mund t’i tregojmë si të përdorë sitin jw.org për më shumë informacion ose si të kontaktojë me zyrën e degës në vendin e tij. Po ashtu, mund ta nxitim të vizitojë Sallën e Mbretërisë që është pranë shtëpisë së tij. Kuptohet që në disa shtete nuk ka Salla Mbretërie. Nëse personi dëshiron ta vizitojnë Dëshmitarët e zonës ku jeton, duhet të plotësojmë formularin Ju lutemi, ndiqni interesin (S-43) dhe t’ia japim sekretarit, i cili do të vazhdojë më tej duke përdorur sitin jw.org. Zyra e degës që mbikëqyr veprën në shtetin ku jeton personi i interesuar, i njeh mirë rrethanat e veçanta atje, dhe e di më mirë si ta ndihmojë frymësisht.​—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë qershor 2014, f. 7 dhe Shërbimi ynë i Mbretërisë nëntor 2011, f. 2.

Nëse personi që po rivizitojmë transferohet në një shtet tjetër, ose nëse po studiojmë me dikë në një shtet tjetër që e njohim vetëm nëpërmjet Internetit, duhet të ndjekim drejtimin e theksuar më lart. Megjithatë, mund të vazhdojmë të kultivojmë interesin derisa personin ta kontaktojnë lajmëtarët vendës. Sidoqoftë, nëse personi jeton në një vend ku vepra është e kufizuar ose e ndaluar, duhet bërë shumë kujdes kur flasim për tema biblike me letër, telefon ose mjete elektronike.​—Mat. 10:16.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo