BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lmd mësimi 4
  • Përulësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përulësi
  • Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë bëri Pavli?
  • Çfarë mësojmë nga Pavli?
  • Imito Pavlin
  • Jehovai i çmon shërbëtorët e tij të përulur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Shembuj përulësie që duhen imituar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Zhvilloni përulësinë e vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • «Jam . . . i përulur në zemër»
    «Eja e bëhu dishepulli im»
Shih më tepër
Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
lmd mësimi 4

NIS NJË BISEDË

Apostulli Pavël, i lidhur me zinxhir me një rojë, i drejtohet me respekt mbretit Agripa, guvernatorit Fest dhe Bernikës.

Vep. 26:2, 3

MËSIMI 4

Përulësi

Parimi: «Me përulësi konsiderojini të tjerët më të lartë se veten.»—Filip. 2:3.

Çfarë bëri Pavli?

Apostulli Pavël, i lidhur me zinxhir me një rojë, i drejtohet me respekt mbretit Agripa, guvernatorit Fest dhe Bernikës.

VIDEO: Pavli i predikon mbretit Agripa

1. Shih VIDEON ose lexo Veprat 26:2, 3. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1. Si tregoi përulësi Pavli me mënyrën si i foli mbretit Agripa?

  2. Si ia drejtoi vëmendjen te Jehovai dhe te Shkrimet, jo te vetja?—Shih Veprat 26:22.

Çfarë mësojmë nga Pavli?

2. Nëse flasim me përulësi dhe respekt, mesazhi ynë do të jetë më tërheqës.

Imito Pavlin

3. Mos u sill sikur qëndron më lart se tjetri. Mos krijo përshtypjen sikur ti di gjithçka, kurse tjetri s’di asgjë. Foli me respekt.

4. Bëje të qartë se burimi i të vërtetave që mëson është Bibla. Fjala e Perëndisë përmban mendimet e tij, e ato mund t’u prekin zemrën njerëzve. Ndaj kur përdorim Shkrimet, i ndihmojmë që besimi i tyre të ketë themelin e duhur.

5. Sillu me butësi. Mos këmbëngul që të provosh se ke të drejtë. Ne nuk duam të debatojmë me njerëzit. Trego përulësi duke ruajtur qetësinë dhe duke dalluar kur është momenti të largohesh. (Prov. 17:14; Titit 3:2) Një përgjigje e butë mund ta lërë derën hapur për një bisedë të bukur në të ardhmen.

SHIH EDHE

Rom. 12:16-18; 1 Kor. 8:1; 2 Kor. 3:5

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo