BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • be mësimi 1 f. 83-f. 85 par. 3
  • Leximi i saktë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Leximi i saktë
  • Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Material i ngjashëm
  • Kushtoju leximit
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Pauzat e përshtatshme
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Dobitë e leximit të përditshëm të Biblës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Leximi i Biblës dobiprurës dhe i kënaqshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
be mësimi 1 f. 83-f. 85 par. 3

MËSIMI 1

Leximi i saktë

Çfarë duhet të bësh?

Lexo me zë me përpikëri atë që është shkruar në faqen e shtypur. Mos lër fjalë pa lexuar, mos i ha fjalët dhe mos i lexo tjetër për tjetër. Shqiptoji fjalët saktë. Respekto shenjat e pikësimit dhe theksin e fjalëve.

Pse ka rëndësi?

Leximi i kujdesshëm dhe i saktë është thelbësor për të dhënë njohurinë e së vërtetës biblike.

SHKRIMET pohojnë se vullneti i Perëndisë është që njerëz të çdo lloji «të arrijnë në njohurinë e saktë të së vërtetës». (1 Tim. 2:4) Në harmoni me këtë, kur e lexojmë me zë Biblën, dëshira jonë për të përcjellë njohurinë e saktë duhet të ndikojë në mënyrën se si lexojmë.

Aftësia për të lexuar me zë Biblën dhe botimet që e shpjegojnë atë është e rëndësishme si për të rinjtë, ashtu edhe për të moshuarit. Si Dëshmitarë të Jehovait, kemi përgjegjësinë që t’u japim të tjerëve njohuri për Jehovain dhe për rrugët e tij. Kjo gjë shpesh kërkon që të lexojmë para një njeriu ose një grupi të vogël njerëzish. Lexojmë edhe kur jemi me familjen. Shkolla e Shërbimit Teokratik u jep mundësi të ndryshme vëllezërve dhe motrave, të rinj e të moshuar, që të marrin këshilla për të përmirësuar leximin me zë.

T’u lexosh Biblën të tjerëve, qoftë një individi, qoftë një kongregacioni, është diçka që duhet marrë seriozisht. Bibla është e frymëzuar nga Perëndia. Veç kësaj, «fjala e Perëndisë është e gjallë dhe ushtron fuqi . . . dhe është në gjendje të dallojë mendimet dhe qëllimet e zemrës». (Hebr. 4:12) Fjala e Perëndisë përmban një njohuri që s’ka të çmuar, e cila nuk mund të gjendet në asnjë burim tjetër. Ajo mund ta ndihmojë dikë që të njohë të vetmin Perëndi të vërtetë, të kultivojë me të një marrëdhënie të shkëlqyer dhe të përballojë me sukses problemet e jetës. Ajo na tregon rrugën drejt jetës së përhershme në botën e re të Perëndisë. Prandaj, duhet të kemi si synim ta lexojmë Biblën sa më mirë që të mundemi.​—Psal. 119:140; Jer. 26:2.

Si të lexojmë saktë? Leximi i efektshëm përfshin shumë aspekte, por hapi i parë është saktësia. Kjo do të thotë që duhet të përpiqesh të lexosh me përpikëri atë që është shkruar në faqen e shtypur. Ji i kujdesshëm që të mos lësh ndonjë fjalë pa e lexuar, të mos i hash fjalët në fund ose të mos i lexosh tjetër për tjetër për shkak të ngjashmërisë me fjalë të tjera.

Që t’i lexosh saktë fjalët, duhet të kuptosh kontekstin. Kjo kërkon që të përgatitesh me kujdes. Me kalimin e kohës, ndërsa zhvillon aftësinë që të kapësh me vështrim një pjesë më të madhe të tekstit dhe të shqyrtosh rrjedhën e mendimit, leximi yt do të bëhet më i saktë.

Shenjat e pikësimit dhe theksi janë elemente të rëndësishme të gjuhës së shkruar. Shenjat e pikësimit mund të të tregojnë se ku duhet të bësh pauzë, sa e gjatë duhet të jetë ajo e ndoshta edhe se ku duhet ta ndryshosh zërin. Në disa gjuhë, nëse nuk ndryshohet toni kur e kërkojnë shenjat e pikësimit, një pyetje mund të kthehet në pohim ose mund të ndryshojë krejt kuptimi i asaj që është shkruar. Natyrisht, disa herë shenjat e pikësimit përdoren kryesisht për arsye gramatikore. Në shumë gjuhë është e pamundur të lexosh saktë pa u kushtuar vëmendje edhe shenjave të theksit. Sigurohu që të njohësh mirë mënyrën se si përdoren shenjat e pikësimit dhe të theksit në gjuhën tënde. Kjo është e rëndësishme për të lexuar në mënyrë domethënëse. Mos harro se pikësynimi yt është që të përcjellësh mendime dhe jo thjesht të thuash fjalë.

Për t’u aftësuar që të lexosh saktë, duhet të praktikohesh. Lexo vetëm një paragraf dhe pastaj lexoje përsëri e përsëri derisa të arrish ta lexosh pa gabime. Më pas kalo në paragrafin tjetër. Së fundi, përpiqu të lexosh disa faqe pa kapërcyer, përsëritur ose lexuar keq asnjë fjalë. Pasi të kesh ndjekur këta hapa, kërkoji dikujt që të të dëgjojë kur lexon dhe të të tregojë gabimet që mund të bësh.

Në disa raste, shikimi i dobët dhe ndriçimi i pamjaftueshëm e shtojnë vështirësinë për të lexuar. Po të jetë e mundur të bëhet diçka për të përmirësuar këto kushte, pa dyshim leximi do të përmirësohet.

Me kalimin e kohës, vëllezërit që lexojnë mirë mund të ftohen të bëjnë leximin publik të materialit të studimit në Studimin e Librit të Kongregacionit dhe në Studimin e Kullës së Rojës. Por, për ta përmbushur mirë këtë privilegj, kërkohet më shumë sesa vetëm të thuash saktë fjalët. Për të qenë një lexues publik i efektshëm në kongregacion, duhet të zhvillosh zakone të mira në leximin personal. Kjo përfshin të kuptosh që çdo fjalë në një fjali ka rolin e vet. Nuk mund ta kuptosh qartë atë që thuhet, nëse i shpërfill disa prej tyre. Po t’i lexosh fjalët tjetër për tjetër, edhe kur lexon për veten tënde, kuptimi i fjalisë do të shtrembërohet. Do të lexosh gabim po qe se shpërfill shenjat e ndryshme të pikësimit ose kontekstin në të cilin janë përdorur fjalët. Përpiqu të kuptosh se ç’do të thotë secila fjalë në kontekstin ku shfaqet. Shqyrto, gjithashtu, se si ndikojnë në domethënien e fjalisë shenjat e pikësimit. Mbaj parasysh që në përgjithësi mendimet shprehen me grupe fjalësh. Kushtoju atyre vëmendje, në mënyrë që kur të lexosh me zë, të lexosh grupe fjalësh​—fraza e pjesë fjalish​—dhe jo vetëm fjalë. Për t’u dhënë të tjerëve njohuri të saktë nëpërmjet leximit publik është e rëndësishme ta kuptosh qartë atë që lexon.

Fjalët vijuese që shkroi apostulli Pavël i drejtoheshin një plaku të krishterë me përvojë: «Vazhdo t’i kushtohesh leximit publik.» (1 Tim. 4:13) Kjo është një fushë në të cilën pa dyshim të gjithë ne mund të përmirësojmë.

SHENJAT E PIKËSIMIT

Pika (.) shënon një pauzë të gjatë.

Presja (,) zakonisht kërkon një pauzë të shkurtër, meqenëse pas saj vazhdon ende fjalia.

Pikëpresja (;) tregon një pauzë më të shkurtër se pika, por më të gjatë se presja.

Dy pikat (:) vendosen para një liste ose citimi; kërkojnë një pauzë, por pa e ndryshuar zërin.

Pikëçuditja (!) shpreh gjendje emocionale në tonin e zërit të folësit.

Pikëpyetja (?) zakonisht kërkon që fjalia të lexohet me një ton disi më të lartë ose me zërin që vjen duke u ngritur.

Thonjëzat (« », ose ‘ ’) mund të tregojnë se fjalët brenda tyre duhen veçuar me pauza (shumë të shkurtra nëse fjalët janë pjesë e tekstit; më të gjata nëse janë një pohim i plotë).

Vizat (—), kur përdoren për të veçuar fjalë, zakonisht kërkojnë një ndryshim të lehtë në ton ose në ritëm.

Kllapat e rrumbullakëta ( ) dhe ato katrore [ ] mund të veçojnë fjalë që duhen lexuar me një ton disi më të ulët. Referimet e burimit të materialit, në kllapa të rrumbullakëta, nuk duhet të lexohen. Kurse fjalët e vendosura brenda kllapave katrore, që janë për të plotësuar kuptimin e asaj që lexohet, nuk kërkojnë ndryshim në tonin e zërit.

SI TA ARRISH?

  • Ushtrohu, ushtrohu, ushtrohu! Bëje këtë me zë!

  • Kërkoji dikujt që të të dëgjojë kur lexon dhe të të tregojë gabimet.

  • Kur studion personalisht, disiplinoje veten që të lexosh me kujdes.

  • Në vend që të lexosh vetëm fjalë, mëso të lexosh grupe fjalësh.

USHTRIM: Pasi të jesh përgatitur mirë, kërkoji një miku ose një pjesëtari të familjes të të ndjekë me Biblën e tij ndërsa lexon me zë një pjesë nga kapitujt 5 deri 7 të Mateut. Kërkoji të të ndalojë sa herë që (1) kapërcen një fjalë, (2) lexon keq një fjalë ose u ndërron vendin fjalëve, (3) shpërfill theksin ose një shenjë pikësimi që kërkon pauzë a ndryshim të zërit. Do të ishte mirë ta bëje këtë të paktën për dhjetë minuta në dy ose tri raste.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo