Si ta përdorim formularin Ju lutemi, ndiqni interesin (S-43)?
Ky formular duhet plotësuar kur gjeni një person të interesuar që nuk jeton në territorin tuaj ose që flet një gjuhë të huaj. Edhe pse në të kaluarën e përdornim kur takonim njerëz që flitnin gjuhë të huaj, qoftë nëse shfaqnin interes ose jo, tani e përdorim vetëm nëse personi shfaq interes. Përjashtohet vetëm rasti kur personi është i shurdhër. Nëse takojmë një person të tillë, duhet ta plotësojmë formularin S-43, pavarësisht nëse shfaq ose jo interes.
Çfarë duhet të bëjmë me formularin pasi ta kemi plotësuar? Duhet t’ia japim sekretarit të kongregacionit. Nëse ai e di cilit kongregacion t’ia dërgojë, atëherë thjesht mund t’ia dërgojë pleqve të atij kongregacioni që të ndiqet interesi. Në rast se nuk e përcakton dot kongregacionin, ai duhet t’ia dërgojë formularin zyrës së degës.
Nëse i interesuari flet një gjuhë të huaj dhe banon në territorin tuaj, mund ta vizitoni për të kultivuar interesin derisa një lajmëtar nga kongregacioni përkatës i gjuhës së huaj të kontaktojë me të.—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 2009, faqja 4.