Veprat
15 Nga Judea zbritën ca burra+ e nisën t’i mësonin vëllezërit: «Po të mos rrethpriteni+ sipas zakonit të Moisiut,+ nuk shpëtoni dot.» 2 Mirëpo Pavli dhe Barnaba patën një fërkim jo të vogël me ta dhe bënë fjalë. Kështu, Pavli, Barnaba dhe disa të tjerë nga ata, u caktuan të ngjiteshin tek apostujt dhe pleqtë në Jerusalem+ për këtë debat.
3 Kongregacioni i përcolli një copë rrugë,+ dhe ata burra vazhduan udhën përmes Fenikisë dhe Samarisë. Ata tregonin me hollësi se si njerëz nga kombet ktheheshin në besim,+ dhe kështu u sollën gëzim të madh të gjithë vëllezërve.+ 4 Si mbërritën në Jerusalem, kongregacioni, apostujt dhe pleqtë, i pritën me dashamirësi,+ e ata u treguan se sa shumë gjëra kishte bërë Perëndia nëpërmjet tyre.+ 5 Mirëpo, disa nga sekti i farisenjve, të cilët kishin besuar, u çuan dhe thanë: «Ata duhen rrethprerë+ dhe urdhëruar që të zbatojnë ligjin e Moisiut.»+
6 Apostujt dhe pleqtë u mblodhën së bashku për ta parë këtë çështje.+ 7 Si u bë një diskutim i madh,+ Pjetri u ngrit dhe u tha: «Burra, vëllezër, ju e dini mirë se kohë më parë Perëndia më zgjodhi mua nga gjiri juaj, që njerëzit e kombeve të dëgjonin lajmin e mirë nëpërmjet gojës sime dhe të besonin.+ 8 Perëndia që njeh zemrat,+ dha dëshmi se i pranoi duke u dhënë atyre frymën e shenjtë,+ siç bëri edhe me ne. 9 Ai nuk bëri kurrfarë dallimi mes nesh dhe atyre,+ por ua pastroi zemrat me anë të besimit.+ 10 E tani, pra, pse po e vini në provë Perëndinë, duke u vënë në qafë dishepujve një zgjedhë+ që as paraardhësit tanë, as ne nuk qemë të zotët ta mbanim?+ 11 Përkundrazi, ne kemi besim se do të shpëtojmë, sikundër edhe ata, nëpërmjet dashamirësisë së pamerituar+ të Zotërisë Jezu.»+
12 Atëherë, e gjithë turma heshti dhe dëgjonte Barnabën e Pavlin, tek tregonin se sa shumë shenja e çudira bëri Perëndia me anë të tyre mes kombeve.+ 13 Kur ata mbaruan, Jakovi tha: «Burra, vëllezër, më dëgjoni!+ 14 Simioni*+ na tregoi nga fillimi në fund se si Perëndia e drejtoi për herë të parë vëmendjen nga kombet, për të nxjerrë prej tyre një popull për emrin e tij.+ 15 Me këtë pajtohen edhe fjalët e Profetëve, sikurse është shkruar: 16 “‘Pas këtyre gjërave do të kthehem e do të rindërtoj kasollen e Davidit, që ka rënë. Do të rindërtoj rrënojat e saj dhe do ta ngre sërish,+ 17 me qëllim që ata njerëz që mbeten, bashkë me njerëz nga të gjitha kombet, që thirren me emrin tim, të kërkojnë me ngulm Jehovain’,—thotë Jehovai që po i bën këto gjëra+ 18 të njohura që nga lashtësia.”+ 19 Prandaj, unë gjykoj të mos i trazojmë ata njerëz nga kombet që po kthehen te Perëndia,+ 20 por t’u shkruajmë që të rrinë larg nga gjërat e ndotura nga idhujt,+ nga kurvëria,+ nga kafshët e mbytura+ dhe nga gjaku.+ 21 Sepse që nga kohët e lashta ka pasur qytet më qytet njerëz që predikojnë Moisiun, pasi ai lexohet me zë çdo sabat nëpër sinagoga.»+
22 Atëherë, apostujve, pleqve dhe gjithë kongregacionit, iu duk mirë të dërgonin në Antioki bashkë me Pavlin dhe Barnabën burra që i zgjodhën mes tyre, domethënë Judën, që quhej Barsaba,+ dhe Silën, burra të shquar mes vëllezërve. 23 Nëpërmjet tyre dërguan këtë letër:
«Përshëndetje nga vëllezërit tuaj, apostuj dhe pleq, vëllezërve nga kombet, që janë në Antioki,+ Siri dhe Kiliki!+ 24 Meqë dëgjuam se disa nga mesi ynë ju trazuan me fjalë+ dhe jua shqetësuan shpirtin, ndonëse nuk kishin marrë asnjë udhëzim nga ne,+ 25 ramë dakord njëzëri+ dhe na u duk mirë të zgjidhnim ca burra e t’i dërgonim te ju bashkë me të dashurit, Barnaba dhe Pavël,+ 26 burra që e kanë vënë jetën* në rrezik për emrin e Zotërisë tonë Jezu Krisht.+ 27 Prandaj, po ju dërgojmë Judën dhe Silën,+ që po këto gjëra t’jua thonë me gojë edhe ata.+ 28 Sepse frymës së shenjtë+ dhe neve na u duk mirë të mos ju shtonim asnjë barrë tjetër,+ përveç këtyre gjërave të nevojshme: 29 të vazhdoni të rrini larg nga gjërat e flijuara idhujve,+ nga gjaku,+ nga kafshët e mbytura+ dhe nga kurvëria.+ Nëse ruheni me kujdes nga këto,+ do t’ju vejë mbarë. Ju urojmë shëndet!»
30 Kështu, ata burra u nisën, zbritën në Antioki, mblodhën shumicën e vëllezërve dhe u dhanë letrën.+ 31 Pasi e lexuan, ata gëzuan për inkurajimin.+ 32 Juda me Silën, meqë ishin edhe vetë profetë,+ u dhanë zemër dhe i forcuan vëllezërit me shumë fjalime.+ 33 Kështu, pas ca kohësh, vëllezërit i përcollën në paqe+ tek ata që i kishin dërguar. 34 ——* 35 Kurse Pavli dhe Barnaba qëndruan në Antioki,+ që bashkë me shumë të tjerë, të mësonin dhe të shpallnin lajmin e mirë të fjalës së Jehovait.+
36 Pas disa ditësh Pavli i tha Barnabës: «Le të kthehemi medoemos e të vizitojmë vëllezërit në të gjitha qytetet ku shpallëm fjalën e Jehovait e të shohim se si janë.»+ 37 Barnaba ishte i vendosur të merrte me vete edhe Gjonin, që quhej Mark,+ 38 por Pavli mendonte se nuk ishte e përshtatshme ta merrnin me vete, meqë në Pamfili+ ai kishte ikur e nuk kishte vazhduar veprën me ta. 39 Atëherë, patën një shpërthim të madh zemërimi, kështu që u ndanë nga njëri-tjetri. Barnaba+ mori me vete Markun dhe lundroi për në Qipro.+ 40 Pavli zgjodhi Silën+ dhe iku, pasi vëllezërit ia besuan dashamirësisë së pamerituar të Jehovait.+ 41 Ai përshkoi Sirinë dhe Kilikinë, e forcoi kongregacionet.+