Mateu
4 Atëherë fryma e çoi Jezuin në shkretëtirë,+ që të tundohej+ nga Djalli. 2 Pasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net,+ e mori uria. 3 Pastaj erdhi Tunduesi+ dhe i tha: «Nëse je bir i Perëndisë,+ thuaju këtyre gurëve të bëhen bukë.» 4 Por ai iu përgjigj: «Është shkruar: ‘Njeriu s’jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Jehovait.’»+
5 Atëherë Djalli e mori me vete në qytetin e shenjtë,+ e çoi te bedenat e tempullit 6 dhe i tha: «Nëse je bir i Perëndisë, hidhu poshtë,+ sepse është shkruar: ‘Ai do t’u japë urdhër engjëjve të tij për ty, dhe ata do të të mbajnë në duar, që këmba jote të mos përplaset kurrë në asnjë gur.’»+ 7 Jezui ia ktheu: «Përsëri është shkruar: ‘Mos e vër në provë Jehovain, Perëndinë tënd.’»+
8 Djalli e mori prapë me vete në një mal jashtëzakonisht të lartë, i tregoi të gjitha mbretëritë e botës+ e lavdinë e tyre, 9 dhe i tha: «Të gjitha këto do të t’i jap,+ nëse bie përmbys dhe më bën një akt adhurimi.»+ 10 Atëherë Jezui i tha: «Ik tutje, Satana! Sepse është shkruar: ‘Jehovain, Perëndinë tënd, adhuro+ dhe vetëm atij+ bëji shërbim të shenjtë.’»+ 11 Atëherë Djalli e la+ dhe ja, erdhën engjëj dhe nisën t’i shërbenin.+
12 Kur dëgjoi se Gjonin e kishin arrestuar,+ ai u kthye në Galile.+ 13 Kur u largua nga Nazareti, vajti dhe u vendos në Kapernaum,+ pranë detit, në krahinat e Zabulonit dhe të Neftalit,+ 14 që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia: 15 «O tokë e Zabulonit dhe tokë e Neftalit, përgjatë rrugës së detit, përtej Jordanit, Galile+ e kombeve! 16 Njerëzit që banonin në errësirë,+ panë një dritë+ të madhe, kurse mbi ata që banonin në vendin e hijes së vdekjes, lindi+ drita.»+ 17 Që nga ajo kohë, Jezui nisi të predikonte e të thoshte: «Pendohuni,+ sepse mbretëria+ e qiejve është afruar.»
18 Kur po ecte përgjatë detit të Galilesë, pa dy vëllezër, Simonin,+ që quhet Pjetër,+ dhe Andrean, vëllanë e tij, që po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë. 19 Ai u tha atyre: «Ejani pas meje dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.»+ 20 Ata i lanë menjëherë rrjetat+ dhe e ndoqën. 21 Më tutje pa dy vëllezër të tjerë,+ Jakovin, birin e Zebedeut,+ dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, babanë e tyre, që po ndreqnin rrjetat, dhe i thirri. 22 Ata e lanë menjëherë barkën e babanë, dhe e ndoqën.
23 Atëherë ai i ra përqark+ mbarë Galilesë,+ dhe mësonte në sinagogat+ e tyre, predikonte lajmin e mirë për mbretërinë dhe shëronte çdo lloj lëngate+ e sëmundjeje në popull. 24 Lajmi për të u përhap në gjithë Sirinë+ dhe i çuan të gjithë ata që kishin keq,+ që vuanin nga lëngata dhe mundime të ndryshme, të pushtuar nga demonët, epileptikë+ e të paralizuar, dhe ai i shëroi. 25 Prandaj, turma të mëdha e ndiqnin nga Galilea+ dhe Dekapoli, nga Jerusalemi+ dhe Judea, si dhe nga përtej Jordanit.