BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 6/98 f. 25-26
  • Rikthimi i Globit të Londrës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rikthimi i Globit të Londrës
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Brenda Globit të ri
  • Pjesa teatrale
  • Enigma e Uiliam Shekspirit
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1999
  • Teatri i Epidaurit: I padëmtuar përgjatë shekujve
    Zgjohuni!—2000
  • Premtimeve të kujt mund t’u besoni?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 6/98 f. 25-26

Rikthimi i Globit të Londrës

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË BRITANI

GLOBI, teatri që ishte shtëpia e pjesëve teatrale të Uilliam Shekspirit, është rindërtuar pranë vendit të tij të mëparshëm në Sauthuark, në bregun jugor të lumit Tamiz të Londrës. E bazuar në modelin e saj origjinal të vitit 1599, kjo ndërtesë në formë O⁠-⁠je, me 20 faqe është një tërheqje kryesore për turistët.

Para ekzistencës së teatrove londinezë, një formë e përhapur e zbavitjes ishte ndërsimi i qenve kundër arinjve ose demave. Qentë, të nxitur nga të bërtiturat e spektatorëve, torturonin një kafshë të lidhur me zinxhirë pas një druri. Kjo bëhej në arena rrethore ku kishte kate me ndenjëse për t’u ulur, pararendëset e teatrit. Kafshët lidheshin në zonën qendrore, e cila më vonë u kthye në skenën e teatrit.

Pastaj, u bënë të përhapura pjesët teatrale dhe përreth Londrës u ngritën teatro të reja. Mijëra spektatorë i ndiqnin ato çdo ditë. Kryetarët e bashkive u përpoqën t’i ndalonin pjesët teatrale, duke u bazuar mbi arsyet se ato ishin profane dhe të paperëndishme. Punëdhënësit ankoheshin se pjesët teatrale i hiqnin punëtorët nga puna e tyre, pasi teatri fillonte në orën dy pasdite. Por mbështetja erdhi nga Mbretëresha Elizabeta I, një mbrojtëse e teatrit. Këshilli Personal i saj i mbrojti pjesët teatrale për t’u siguruar që të kishte aktorë me përvojë për ta argëtuar atë. Grupi i aktorëve të Shekspirit zgjidhej për shfaqjet e oborrit mbretëror më shpesh se çdo grup tjetër.

Henri V u shkrua nga Shekspiri në vitin kur u hap Globi origjinal. Për këtë arsye ajo pjesë ishte një zgjedhje logjike për sezonin e parë të këtij teatri të ri shekspirian.

Brenda Globit të ri

Para se të hyjmë për të parë pjesën teatrale tri⁠-⁠orëshe, i hedhim një sy reve dhe shpresojmë që nuk do të bjerë shi, duke qenë se çadrat janë të ndaluara në teatër dhe qendra është pa çati. Skena projektohet në një qark 30 metra të gjerë, përreth të cilit ka tri kate me ndenjëse, me një kapacitet prej 1.000 njerëzish. Por ne jemi mes spektatorëve të thjeshtë: 500 persona që paguajnë për ta parë dramën në zonën qendrore. Teatri origjinal mbante 3.000 spektatorë, të ngjeshur me njëri⁠-⁠tjetrin. Por standardet moderne të sigurisë e ndalojnë këtë.

Çatia sipër rrethit të zonës së ndenjëseve është trajtuar kimikisht për t’i duruar zjarrit. Materiali i ndërtimit kundër zjarrit dhe një sistem spërkatjeje japin mbrojtje të mëtejshme. Globi origjinal u shkatërrua në vitin 1613, kur një shkëndijë e shkëputur nga gjuajtja e një topi skene i vuri flakën çatisë.

Spektatorëve të thjeshtë u lejohet të lëvizin rreth e rrotull e madje edhe t’i mbështetin krahët në skajet e skenës. Katërqind vjet më parë, turmat e padisiplinuara hanin e pinin gjatë shfaqjeve dhe shpesh mes tyre shpërthenin grindje. Tepër kritikë, ata e ndërpritnin shfaqjen sipas dëshirës, duke fishkëllyer ose duke përplasur duart. Ata «ngjesheshin së bashku në turma», siç i përshkroi një shkrimtar i asaj kohe, duke u vënë atyre epitetin «horra».

Skeleti i strukturës së Globit modern është prej lisi. Gati gjashtë mijë kunja lisi me trajtë konike i mbajnë pikat e mbërthyera lidhëse së bashku. Druri i lisit u gjend me lehtësi pasi një furtunë kishte rrëzuar përtokë mijëra pemë, në tetor të vitit 1987. Pjesa më e vështirë për t’u gjetur ishte boshti prej 13 metrash që formon pjesën ballore të strehës së skenës. Pas shumë kërkimesh, rreth 150 kilometra larg Londrës u gjet një pemë e përshtatshme, mbi 20 metra e lartë.

Strehën e mbajnë kolona prej mermeri ose të paktën ashtu duket se janë. Por jo, edhe ato janë bërë prej druri, pikërisht si ato të Globit të parë, të cilat, siç e tha një admirues, ishin «pikturuar në një imitim kaq të shkëlqyer të mermerit, saqë është në gjendje të mashtrojë edhe artizanin më të shkathët».

Në çastin e tanishëm të gjitha vendet janë zënë. Disa spektatorë të thjeshtë grumbullohen përreth skenës, ndërsa të tjerë mbështeten pas mureve prej druri të arenës. Zhurma davaritet ndërkohë që muzika mbush ajrin. Në një lozhë sipër skenës, gjashtë muzikantë të veshur me kostume mesjetare u bien veglave muzikore të kohës së Shekspirit: trumpeta, korneta dhe vegla muzikore me goditje.

Pjesa teatrale

Sapo muzika arrin një crescendo, shfaqen në skenë aktorët dhe me forcë i përplasin bastunët e tyre në skenë nën ritmin e muzikës. Spektatorët e thjeshtë bashkohen me ta, duke përplasur këmbët përtokë. Papritur, ritmi pushon. Një aktor i vetëm dhe një prolog i shkurtër i paraprijnë skenës. Të gjithë në sallë mezi presin të fillojë. Papritur, në skenë dalin dy personazhe veshur me rroba të kuqe: kryepeshkopi i Kanterbërit dhe peshkopi i Elit. Pjesa teatrale fillon dhe gjatë shfaqjes, dyfytyrësia dhe intrigat e kishës me Mbretin Henri V të Anglisë do të arrijnë kulmin e tyre në mundjen e Francës në fushat e lara me gjak të Aginkurtit.

Shpejt froni mbretëror vendoset dhe gjejmë Mbretin Henri duke biseduar me tre nga oborrtarët e tij. Ndërkohë që zyrtarët e tjerë të oborrit zënë vend në skenë, ne vazhdojmë të admirojmë autenticitetin e kostumeve mesjetare. Përsëri, ka diçka të çuditshme rreth aktorëve që nuk mund ta kuptojmë. Kontrollojmë programin që na është dhënë. Ah po, patjetër, të gjithë aktorët janë burra! Gratë nuk kishin asnjë pjesë në dramën elizabetiane. Siç e shpjegon historiani shoqëror G. M. Treveljan, djemtë «stërviteshin rreptësisht që nga fëmijëria për të luajtur rolet e grave me dinjitet, hare dhe mjeshtëri». Ata kanë bërë kështu edhe sot.

Duartrokitjet kanë mbaruar dhe ne dalim jashtë. Kthehemi për t’i hedhur një vështrim të fundit Globit, çatisë së tij prej kashte në ngjyrë ari, si muret e tij me dru lisi, duke u zbehur në hije të lehta të ngjyrës gri. Kthimi prapa rreth 400 vjet ka qenë një përvojë unike.

Pas kësaj, shëtitim duke parë Ekspozitën e Globit të Shekspirit. Emri i Shekspirit na del përpara në çdo kënd. Ndërsa soditim gjërat që janë ekspozuar, meditojmë këtë pyetje: Kush ishte në të vërtetë shkrimtari i pjesëve teatrale Uilliam Shekspir? Enigma e Uilliam Shekspirit do të jetë tema e një artikulli në Zgjohuni! të një numri të ardhshëm.

[Figura në faqen 25]

Pikturë e Globit origjinal

[Burimi]

Nga libri The Comprehensive History of England, Vëllimi II

[Figurat në faqen 26]

Globi i sotëm

[Burimi]

Xhonn Tramper

Riçard Kalina

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo