BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/95 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për prillin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për prillin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Nëntema
  • Java që fillon më 3 prill
  • Java që fillon më 10 prill
  • Java që fillon më 17 prill
  • Java që fillon më 24 prill
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 4/95 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për prillin

Java që fillon më 3 prill

Kënga 11

10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Rishiko pjesën «Bëhu gati për Përkujtimin».

15 min.: «Mirënjohës për atë që kemi». Me pyetje dhe përgjigje.

20 min.: «Kulla e Rojës​—Revistë për kohët tona urgjente». Të trajtohet me auditorin. Trego përvoja që shprehin çmueshmëri për revistat. Siguro dy lajmëtarë që të tregojnë se si përgatitin një prezantim duke përdorur sugjerimet e dhëna dhe pastaj të demonstrojnë me njëri-tjetrin prezantimet e tyre.

Kënga 26 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 10 prill

Kënga 6

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë dhe njohja me kontributet e bëra. Lajme teokratike. Të kujtohen të gjithë që të ndihmojnë të interesuarit të marrin pjesë në Përkujtim. Të nxiten të gjithë për të bërë një përpjekje të veçantë për të marrë pjesë në shërbimin në fushë këtë fundjavë.

15 min.: «Të mbajmë unitetin tonë të Mbretërisë». Të trajtohet me auditorin.

20 min.: «Të kemi shumë për të bërë në veprën e Zotërisë.» Trajtohet me pyetje dhe përgjigje nga mbikëqyrësi i shërbimit. Të rishikohen përgatitjet e mëdha për shpërndarjen nga shtëpia në shtëpi të fletushkës speciale Lajmërim i Mbretërisë. Të diskutohet mbi planet për të mbuluar të gjithë territorin e caktuar të kongregacionit. Të shpjegohet se çfarë duhet bërë për të ndihmuar të rinjtë që marrin pjesë në shërbim për herë të parë. (Shiko fletushkën Shërbimi Ynë i Mbretërisë të marsit 1995, në faqen 1.)

Kënga 22 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 17 prill

Kënga 21

13 min.: Njoftime lokale. Trego pika inkurajuese nga Përkujtimi dhe rishiko se në cilat mënyra mund t’u jepet një ndihmë e mëtejshme personave të rinj që morën pjesë. Nxiti të gjithë që të marrin pjesë në fjalimin special të 23 prillit si dhe për të ndihmuar të interesuarit e rinj që të vijnë përsëri. Rishiko përgatitjet e shërbimit në fushë për shpërndarjen e Lajmërim i Mbretërisë.

15 min.: «A e ndjen se ka nevojë?» Me pyetje dhe përgjigje. Trego shkurtimisht synimet që pleqtë po përpiqen të arrijnë tani në veprën e tyre baritore. Shpjego se cilët individë mund të ndihmohen.

17 min.: «Të kërkojmë ata që janë të gatshëm për të mësuar». Të flitet mbi rëndësinë e bërjes së rivizitave. Inkurajo përdorimin e Biblës. Përgatit një ose dy prezantime të shkurtra për të demonstruar.

Kënga 7 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 24 prill

Kënga 1

15 min.: Njoftime lokale. Rishiko përparimin e shpërndarjes së fletushkës Lajmërim i Mbretërisë në territor. Fto disa lajmëtarë që të tregojnë përvoja që kanë pasur duke ofruar Lajmërim i Mbretërisë. Sugjero prezantime të revistave të përshtatshme për territorin lokal. Pasi fillon të zgjatet dita njofto çdo rregullim të bërë në kongregacion për dëshminë e mbrëmjes.

12 min.: Nevoja lokale ose një fjalim me temë: «Ji inkurajues për të tjerët», i bazuar në numrin e 15 prillit 1995 të Kullës së Rojës, në faqet 21-23.

18 min.: Drejto rregullisht studimin tënd familjar. Burri dhe gruaja shprehin shqetësimin e tyre për një mungesë në përparimin frymor të fëmijës së tyre. Burri e kupton se nuk ka treguar kujdes në lidhje me drejtimin e studimit familjar; ndonjëherë kalonin disa javë pa një mësim familjar. Ata rishikojnë paralajmërimin dhe drejtimin e siguruar në Kullën e Rojës të 15 gushtit 1994, në faqet 12, 13. Që të dy janë dakord që t’i japin përparësi çdo javë studimit familjar, pa lejuar që të ndërfutet ndonjë veprimtari tjetër.

Kënga 29 dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo