BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/02 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Nëntema
  • Java që fillon më 14 tetor
  • Java që fillon më 21 tetor
  • Java që fillon më 28 tetor
  • Java që fillon më 4 nëntor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
km 10/02 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 14 tetor

Kënga 2 (15)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, të përgatiten dy demonstrime ku të tregohet si prezantohet Kulla e Rojës e 15 tetorit dhe Zgjohuni! i tetorit. Në secilin rast, të tregohet një mënyrë e ndryshme për të trajtuar përgjigjen: «E njoh tashmë veprën tuaj.»

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «Si tregon interes personal mbikëqyrësi i Studimit të Librit të Kongregacionit?» Diskutim me pyetje e përgjigje. Të trajtohet nga një mbikëqyrës i Studimit të Librit të Kongregacionit. Në komentet hyrëse të shpjegohet shkurtimisht si nisën rregullimet për të mbajtur studimin e librit. (Nëse kuptoni një gjuhë të huaj, mund të përdorni edhe informacionet që gjenden në jv f. 237, par. 4, anglisht.) Gjatë javës të caktohen më përpara dy ose tre lajmëtarë që të përgatiten për të komentuar rreth mënyrës se si kanë nxjerrë dobi nga interesimi personal që u është treguar në Studimin e Librit të Kongregacionit.

Kënga 23 (200), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 21 tetor

Kënga 8 (53)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

35 min.: «Të nxjerrim plotësisht dobi nga Kongresi Krahinor ‘Lajmëtarë të zellshëm të Mbretërisë’.» Të trajtohet nga drejtuesi i Studimit të Kullës së Rojës. Pas një hyrjeje njëminutëshe, fillo të trajtosh me auditorin programin e kongresit, duke përdorur pyetjet që jepen në artikull. Ndaje kohën në atë mënyrë që të trajtosh të gjitha pjesët e programit. Mund të përfshish edhe komente të shkurtra për t’ia sjellë sërish ndër mend pikat kyçe auditorit. Aty ku është e përshtatshme, pyete auditorin se si po e zbaton atë që ka mësuar dhe çfarë dobish po nxjerr duke e bërë këtë.

Kënga 20 (93), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 28 tetor

Kënga 21 (191)

8 min.: Njoftime lokale. Nxiti të gjithë që të rishohin shënimet që kanë marrë gjatë programit të asamblesë speciale njëditore të këtij viti, teksa përgatiten për diskutimin që do të bëhet javën pasuese në Mbledhjen e Shërbimit. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për tetorin. Duke përdorur sugjerimet në faqen tetë, fto një motër të demonstrojë si prezantohet Kulla e Rojës e 1 nëntorit. Pas demonstrimit, thekso shkurtimisht ndonjë aspekt të efektshëm të prezantimit.

12 min.: Përvoja të kongregacionit. Ftoji lajmëtarët të tregojnë përvojat që kanë pasur gjatë rrugës për të shkuar e për t’u kthyer nga kongresi krahinor, si edhe ndërsa ishin në kongres ose kur kanë dhënë dëshmi të rastit në punë, në shkollë, gjatë bërjes së pazarit etj.

25 min.: «Të tregojmë mençuri ndërsa trajtojmë problemet tona shëndetësore.» Kjo pjesë të trajtohet me pyetje e përgjigje nga një plak ose një vëlla i kualifikuar. Për aq sa e lejon koha, nëse referimet që renditen në fund të artikullit i keni në ndonjë gjuhë që e njihni, ju lutemi të përfshini disa pika që lidhen me këtë çështje.

Kënga 5 (46), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 4 nëntor

Kënga 12 (113)

10 min.: Njoftime lokale. Rishiko shkurtimisht disa sugjerime që jepen në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2002, për prezantimin e broshurës Çfarë kërkon dhe të librit Njohuria. Të demonstrohet njëri nga prezantimet.

13 min.: ‘Të mos na vijë turp për lajmin e mirë.’ (Rom. 1:16) Një i ri i afrohet të atit për një problem që ka. Ai ngurron të identifikohet si një Dëshmitar i Jehovait ngaqë ka frikë se mos e tallin bashkëmoshatarët e tjerë. Babai e falënderon të riun që i foli hapur për këtë çështje. Ai i tregon se si reagoi njëherë Pjetri për shkak të frikës nga të tjerët. (Mat. 26:69-74) Babai i jep këshillën e mëposhtme: kurrë nuk duhet të na vijë turp për atë se ç’lloj personash jemi si të krishterë. (Mar. 8:38) Do të kesh dobi po ta identifikosh veten si Dëshmitar në shkollë. Kur u tregon se cili je, shumë mësues do t’i respektojnë bindjet e tua e nuk do të përpiqen të të përfshijnë në veprimtari që për ty janë të papranueshme. Të rinjtë që nuk drejtohen nga parimet, ka të ngjarë që të mos përpiqen dhe aq të të shtyjnë drejt një sjelljeje të gabuar. Shokët e tjerë të klasës do ta kenë më të lehtë të kuptojnë se përse zgjedh të mos kesh një marrëdhënie të ngushtë me dikë të seksit të kundërt, të mos marrësh pjesë në sportet jashtëshkollore ose të mos përfshihesh në aktivitete të tjera pas shkolle. Për aq sa e lejon koha, babai dhe djali shqyrtojnë pika nga nëntitulli «Shpalle publikisht miqësinë tënde me Perëndinë!» në librin Të rinjtë pyesin, faqet 315-318. Adoleshenti shpreh mirënjohjen për këshillën e vlefshme që i jepet.

22 min.: «Nënshtrojuni Perëndisë: Kundërvijuni Djallit.» (Jak. 4:7) Duke përdorur pyetjet që jepen këtu, një plak trajton në mënyrë të gjallë me auditorin programin e asamblesë speciale njëditore që u mbajt vitin e kaluar të shërbimit. Ftoje kongregacionin të tregojë se çfarë përpjekjesh ka bërë për ta zbatuar atë që ka mësuar. (Disa pjesë mund të caktohen që më përpara.) Thekso pjesët e mëposhtme të programit: (1) «Nënshtrim ndaj Perëndisë në një botë të skllavëruar.» Përse duhet të jemi syçelë për të shmangur grackat e kësaj bote? (2) «Të shfaqim nënshtrim hyjnor si pjesëtarë të familjes.» Përse ka një nevojë urgjente brenda organizatës së Jehovait për të forcuar lidhjet familjare? Si mund ta bëjmë këtë? (3) «Të ndihmojmë dishepujt e rinj të qëndrojnë të palëkundur në anën e Jehovait.» Si mund t’i ndihmojmë të rinjtë në të vërtetën të kapërcejnë pengesat që vënë në provë besimin e tyre? (4) «Çfarë do të thotë t’i kundërvihemi Djallit?» Cili është çelësi për t’i bërë ballë me sukses Djallit? Si mund të na mbrojë armatura frymore që përshkruhet tek Efesianëve 6:11-18? (w92 15/5 f. 21-23, anglisht.) (5) «Të rinj që i bëjnë ballë me sukses të ligut.» dhe «Të rinj që nxjerrin dobi nga nënshtrimi hyjnor.» Cilat janë disa nga taktikat e Djallit ndaj të cilave duhet të ruhen të rinjtë? Si janë bekuar të rinjtë duke iu nënshtruar Jehovait? (w90 1/8 f. 13-14, par. 15-17, anglisht.) (6) «Të nxjerrim dobi nga nënshtrimi hyjnor.» Shpjego si tregojnë nënshtrim të krishterët ndaj autoriteteve qeveritare, ndaj nëpunësve, në rrethin familjar dhe në kongregacionin e krishterë. Cilat cilësi do të na ndihmojnë ta bëjmë këtë?

Kënga 7 (51), lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo