BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/06 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Nëntema
  • Java që fillon më 9 janar
  • Java që fillon më 16 janar
  • Java që fillon më 23 janar
  • Java që fillon më 30 janar
  • Java që fillon më 6 shkurt
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 1/06 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 9 janar

Kënga 10

10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin tuaj, demonstro se si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 janarit dhe Zgjohuni! e janarit. Në një nga prezantimet, një lajmëtar të jetë duke dhënë dëshmi në një territor tregtar.

15 min.: «Libri Çfarë mëson vërtet Bibla?​—Mjeti ynë kryesor për studimet biblike.»a Ngjall entuziazmin e auditorit për të filluar studime biblike me librin e ri.

20 min.: «Si të fillojmë studime me librin Çfarë mëson vërtet Bibla?» Diskutim me auditorin dhe prezantime të bazuara në faqen 3 të shtojcës. Mund të fillojmë menjëherë të drejtojmë studime biblike me ata që tregojnë interes duke përdorur librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Merr masat që të bëhen tri prezantime të përgatitura mirë ku të demonstrohet se si mund të fillojmë një studim biblik kur bëjmë një rivizitë, duke përdorur: (1) faqet 4 dhe 5, (2) faqen 6, dhe (3) paragrafin e parë në faqen 7. Para çdo prezantimi trego pikat e tij kryesore dhe pas tij bëj një përmbledhje. Shqyrtimi i paragrafëve në librin Çfarë mëson vërtet Bibla? mund të shkurtohen sipas nevojës. Çdo prezantim të përfundojë duke lënë një takim tjetër me të zotin e shtëpisë.

Kënga 125, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 16 janar

Kënga 178

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Inkurajoji të gjithë që të shohin videokasetën Transfuzioni: Kujdesi mjekësor alternativ plotëson nevojat dhe të drejtat e pacientit, kur të përgatiten për diskutimin që do të bëhet pas dy javësh në Mbledhjen e Shërbimit.

15 min.: Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait. Fjalim dhe diskutim i bazuar në faqet 4-7 të librit Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait. Bëj një hyrje jo më të gjatë se tre minuta të bazuar në faqen 4, dhe pastaj zhvillo një diskutim me auditorin duke u mbështetur te faqet 5 deri te nëntitulli në faqen 7. Në të ardhmen, në Mbledhjen e Shërbimit, do të shqyrtohen pjesë të tjera nga libri Të organizuar.

20 min.: «Të rinj që po shkëlqejnë si ndriçues.»b Ftoji të rinjtë të komentojnë se si kanë mundur të japin dëshmi në shkollë. Për një ose dy komente mund të merren masat që më përpara.

Kënga 107, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 23 janar

Kënga 60

10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, demonstro se si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 shkurtit dhe Zgjohuni! e shkurtit. Njëri prej prezantimeve të bëhet nga një i ri në moshë.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «Të tregojmë interes personal: Duke bërë pyetje dhe duke dëgjuar.»c Gjatë diskutimit të paragrafit 2, pyete auditorin se çfarë pyetjeje mendojnë se është më e efektshme për të filluar një studim biblik. Demonstro se si mund ta nxisim dikë të shprehë mendimin e tij, duke përdorur pyetje me takt dhe duke e dëgjuar me vëmendje.

Kënga 205, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 30 janar

Kënga 197

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin janar. Përmend ofertën e literaturës për muajin shkurt dhe të demonstrohet një prezantim.

15 min.: Masa të dashura në dobinë tonë. Të mbahet nga një plak. Lexo dhe diskuto letrën që zyra e degës u dërgoi më 3 janar 2006 të gjitha kongregacioneve në lidhje me mënyrat se si mund të nxjerrim dobi nga veprimtaria e Komitetit të Lidhjes me Spitalet (KLS) dhe e Grupit të Asistencës.

20 min.: «Një videokasetë që tërheq vëmendjen te një prirje e rëndësishme në mjekësi.» Lexo Veprat 15:28, 29 dhe thekso shkurtimisht se arsyeja kryesore që të krishterët nuk pranojnë të marrin gjak është se duan të nderojnë ligjin e Perëndisë për shenjtërinë e gjakut. Pastaj fillo menjëherë diskutimin për videokasetën Nevojat dhe të drejtat e pacientit duke përdorur pyetjet e dhëna. Përfundo duke lexuar paragrafin e fundit. Nëse në kongregacion nuk keni një kopje të kësaj videokasete ose vëllezërit nuk kuptojnë një nga gjuhët në të cilën disponohet videokaseta, mund të përgatitet një diskutim i bazuar në Kullën e Rojës të 15 qershorit 2004, faqet 29-31 dhe të 15 tetorit 2000, faqet 30, 31.

Kënga 45, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 6 shkurt

Kënga 74

10 min.: Njoftime lokale.

25 min.: Të njohim mjetin tonë të mësimdhënies. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Ftoje auditorin të komentojë për aspektet që vlerëson nga libri Çfarë mëson vërtet Bibla?, si për shembull: pyetjet në fillim të kapitullit ose kutia në fund që përmbledh pikat kryesore të çdo kapitulli (f. 106, 114), figurat ndihmëse (f. 122, 123, 147, 198), dhe shtojca (f. 197, par. 1, 2). Gjuha që përdoret në këtë libër është e ngrohtë dhe tërheqëse (f. 12, par. 12). Jepen shpjegime të thjeshta e të qarta (f. 58, par. 5) dhe përdoren ilustrime të efektshme (f. 159, par. 12). Parathënia është ndërtuar në mënyrë të atillë që të na ndihmojë të fillojmë studime biblike (f. 3-7). Demonstro se si të përdorim kutinë në faqen 7 me një student të ri biblik. Trego përvoja nga prezantimi i këtij libri të ri.

10 min.: Shërbimi si pionier ndihmës sjell bekime. (Prov. 10:22) Fto ata që kanë shërbyer si pionierë ndihmës gjatë pranverës së kaluar, të tregojnë se si ia dolën mbanë dhe çfarë gëzimi e çfarë bekimesh u solli ky shërbim. Inkurajoji të gjithë që të mendojnë nëse mund të shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë muajve mars, prill dhe maj, dhe ta bëjnë këtë gjë pjesë të lutjeve.

Kënga 16, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo