BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/06 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Nëntema
  • Java që fillon më 13 shkurt
  • Java që fillon më 20 shkurt
  • Java që fillon më 27 shkurt
  • Java që fillon më 6 mars
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 2/06 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 13 shkurt

Kënga 121

10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 shkurtit dhe Zgjohuni! e shkurtit. Në një prej prezantimeve, lajmëtari të jetë duke dhënë dëshmi në një vend publik.

10 min.: A po ecni në një hap me organizatën e Jehovait? Fjalim bazuar në librin Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, faqet 7-10.

25 min.: «T’i drejtojmë njerëzit te ‘drita e botës’»a Të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Njofto emrat e atyre që do të shërbejnë si pionierë ndihmës. Përmend mbledhjet shtesë për shërbim që janë programuar. Komento rreth programeve model për pionierët ndihmës që gjenden në faqen 5 të shtojcës te Shërbimi ynë i Mbretërisë, shkurt 2005.

Kënga 224, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 20 shkurt

Kënga 89

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: «Të krijojmë mundësi për të predikuar.»b Fto një lajmëtar që është në rrethana të pafavorshme që të tregojë se si ka krijuar mundësi për të dhënë dëshmi.

20 min.: «Ndihmë që gjendet me lehtësi.»c Të mbahet nga një plak. Shkurtimisht përfshi komente nga «Kutia e pyetjes» në Shërbimi ynë i Mbretërisë nëntor 1998 dhe nëntor 2000.

Kënga 1, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 27 shkurt

Kënga 20

10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Kujtoju lajmëtarëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin shkurt. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 marsit dhe Zgjohuni! e marsit.

10 min.: Nevoja lokale.

25 min.: Si të ofrojmë librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Gjatë muajit mars do të ofrojmë këtë libër të ri. Duke përdorur sugjerimet në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë janar 2006, faqet 3-6, të rishikohen dhe të demonstrohen disa prezantime që i përshtaten mirë territorit. Inkurajoje auditorin të tregojë përvojat e veçanta që kanë pasur me prezantimin i këtij libri, sidomos nëse kanë filluar studime biblike.

Kënga 148, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 6 mars

Kënga 51

10 min.: Njoftime lokale. Për shkak se fletushkat mbahen kollaj me vete dhe janë tërheqëse nga pamja, ato janë më se të përshtatshme për të filluar biseda kur predikojmë nga shtëpia në shtëpi, në vende publike dhe në mënyrë joformale. Të demonstrohet se si mund të fillohet një bisedë duke përdorur fletushkën e re Së shpejti, të gjitha vuajtjet do të marrin fund! Përmend një nga shkrimet e cituara në faqen 2 të fletushkës.

15 min.: «Të tregojmë interes personal: Duke u përgatitur.»d Përfshi një demonstrim të shkurtër se si dy lajmëtarë përgatiten për të ofruar librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Ata zgjedhin një prezantim nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë janar 2006 dhe diskutojnë si mund ta thonë me fjalët e tyre dhe si mund ta përshtatin me territorin. Demonstrimi të përfundojë në momentin që do ta praktikojnë me zë prezantimin që kanë përgatitur.

20 min.: «Të përdorim mjete ndihmëse pamore në mësimdhënie.»e Ndërsa diskutoni çdo videokasetë që përmendet në artikull, trego kapakun dhe lexo një fragment të shkurtër nga përmbajtja e saj. Nxite auditorin të tregojë përvojat që mund të kenë pasur kur kanë përdorur videokasetat në shërbim.​—Shih Librin vjetor 1997 (anglisht), f. 54, dhe Librin vjetor 1995 (anglisht), f. 50, 51.

Kënga 68, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo