BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 5/98 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 5/98 f. 30

Nga lexuesit tanë

Singapori Artikulli «Singapori: Diamanti pa shkëlqim i Azisë» (korrik⁠-⁠shtator 1997), nxirrte në pah mënyrën tronditëse në të cilën kjo qeveri moderne i ka trajtuar të krishterët paqedashës. Unë njoh personalisht shumë burra e gra të krishterë atje dhe e di që janë të gjithë njerëz të respektueshëm e të dashur. Më inkurajon fakti që i shërbejnë Jehovait pavarësisht nga persekutimi.

I. O., Malajzi

Zemërimi Në artikullin «Përse ta kontrolloni zemërimin» (korrik⁠-⁠shtator 1997) ju thoni se Simeoni dhe Levi u mallkuan nga babai i tyre. Jam e sigurt se kam lexuar diku që babai i tyre mallkoi zemërimin e tyre.

S. L., Shtetet e Bashkuara

Lexuesja jonë ka të drejtë në këtë pikë. «Kulla e Rojës» e 15 qershorit 1962, anglisht, shpjegonte: «Në frymën e tij të fundit, Jakobi nuk mallkoi vetë Simeonin dhe Levin. Ai mallkoi zemërimin e tyre, ‘sepse ky është mizor’. Ai mallkoi furinë e tyre, ‘sepse kjo vepron në mënyrë të ashpër’.»​—⁠BOT.

Mënyra e të ushqyerit Artikulli «Mënyra juaj e të ushqyerit: A mund t’ju vrasë?» (22 qershor 1997, anglisht) më shpëtoi jetën. Pasi e lexova i thashë gruas sime të thërriste menjëherë mjekun, pasi artikulli e përshkruante tamam situatën time. Pasi më vizitoi, mjeku më futi në listë për ndërhyrje kirurgjike mëngjesin tjetër. Më shtroi menjëherë në spital, meqenëse kishte frikë se nuk do ta kaloja dot natën. Tani jam në shtëpi, duke u kuruar pas një operacioni by-pass të trefishtë.

F. S., Shtetet e Bashkuara

Disa herë unë dhe burri im e kemi të vështirë ta kontrollojmë veten në të ngrënë. Kemi lexuar edhe artikuj të tjerë mbi mënyrën e të ushqyerit, por ky artikull i trajtonte gjërat në një mënyrë të thjeshtë e praktike. Jam e sigurt se duke i vënë sugjerimet tuaja në praktikë, do të jemi në gjendje të mbahemi me shëndet të mirë.

V. A., Brazil

Ju falënderoj për seritë e artikujve «Mënyra juaj e të ushqyerit: Pse të interesoheni?» Më ndihmuan të kuptoja rreziqet e të qenët mbi peshë. Kam filluar të ndjek sugjerimet e dhëna aty dhe me ndihmën e Jehovait e di se do ta kontrolloj mënyrën e të ngrënit.

V. Y. D., Liberi

Pilivesat Ju falënderoj shumë për artikullin që më pëlqeu i tëri «Xhevahirë të bregut të lumit». (22 qershor 1997, anglisht) Ky artikull fliste për një nga fluturakët e mi të preferuar, pilivesën. Kur punoj në kopshtin tim, një pilivesë është pothuaj gjithnjë duke u sjellë vërdallë ose duke pushuar aty afër. Pyeta një burrë që merrej me kopshtarinë përse ndodhte kjo. Ai tha se ushqimi i pilivesës përfshin mushkonjat dhe se mushkonjat tërhiqen nga njerëzit. Prandaj tani e konsideroj këtë krijesë shumëngjyrëshe si një lloj truproje personale!

J. F., Shtetet e Bashkuara

Kërkimi për drejtësinë Më pëlqeu artikulli «Kërkimi ynë për drejtësinë». (22 qershor 1997, anglisht) Patjetër që cilësitë e drejta të Perëndisë tërheqin ata që psherëtijnë e qajnë për shkak të padrejtësive. Jam veçanërisht e ndjeshme ndaj padrejtësive dhe kam bërë një përpjekje të vërtetë për t’i përshtatur pikëpamjet dhe veprimet e mia sipas standardeve të Perëndisë.

D. L., Taivan

Nuk jam dakord me hyrjen e artikullit. Kur flitni për mbrojtësit teksanë të fortesës Alamo, ju nuk thoni se ata ishin banditë që po përpiqeshin të pushtonin një territor që i përkiste Meksikës.

A. C., Meksikë

Ne nuk trajtuam çështjet e ndërlikuara që përfshiheshin në betejën e fortesës Alamo, meqenëse ato duket se nuk ishin të rëndësishme për historinë e jetës së Antonio Vilas. Megjithatë, numri i Zgjohuni!, 22 maj 1971, anglisht, pohonte: «Shumica e amerikanëve harrojnë ose nuk e kanë ditur kurrë, se Sant Antonio ka qenë pjesë e Meksikës. Meksika e konsideroi atë betejë si një poshtërim të rebelimit në territorin e saj. Amerika e përdori . . . për të justifikuar ndërhyrjen e saj në çështjet e Meksikës.»​—⁠BOT.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo