BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/05 f. 8
  • Çfarë të themi për revistat?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë të themi për revistat?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë të themi për revistat?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Çfarë të themi për revistat?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Çfarë të themi për revistat?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Çfarë të themi për revistat?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 12/05 f. 8

Çfarë të themi për revistat?

Kulla e Rojës 15 dhjetor

«Shumë njerëz shqetësohen për faktin se festat e fundvitit janë kthyer në raste për të bërë tregti. A mendoni se këto festa e kanë humbur qëllimin e tyre kryesor? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë tregon se si kanë ndryshuar zakonet e festave me kalimin e kohës. Gjithashtu ajo tregon se si mund ta nderojmë vërtet Perëndinë dhe Krishtin.» Të lexojmë Gjonin 17:3.

Zgjohuni! 22 dhjetor

«Gati 85 vjet më parë, ra një epidemi që mori më shumë jetë njerëzish në 24 javë sesa ka marrë SIDA në 24 vjet. Disa e konsiderojnë si murtaja më e keqe në të gjithë historinë. A keni dëgjuar ndonjëherë për këtë epidemi që quhet gripi spanjoll? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë tregon nëse do të ndodhë përsëri një gjë e tillë apo jo. Madje na tregon edhe arsyet se përse duhet të kemi shpresë për të ardhmen.» Të lexojmë Isainë 33:24.

Kulla e Rojës 1 janar

«Njerëzit kanë aftësinë të bëjnë mirë, e megjithatë shpesh bëjnë ligësi të tilla që s’thuhen dot me fjalë. A e keni menduar ndonjëherë pse ndodh kjo? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë i përgjigjet kësaj pyetjeje me anë të Biblës. Gjithashtu shpjegon edhe se si në fund e mira do ta mposhtë të keqen.» Të lexojmë Romakëve 16:20.

Zgjohuni! Janar

«A keni menduar ndonjëherë se si do të jetë bota pas 20 a 30 vjetësh? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Psalmin 119:105.] Bibla na ndriçon rrugën që kemi përpara nesh, në mënyrë që të kuptojmë se çfarë na rezervon e ardhmja. Kjo revistë shqyrton profecitë që na tregojnë se në ç’pikë të historisë jemi dhe pse mund të shpresojmë për një të ardhme të lumtur.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo