BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/08 f. 1
  • Programi i asamblesë qarkore

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i asamblesë qarkore
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Material i ngjashëm
  • Një masë për shërbëtorët e krishterë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Programi i ri i Asamblesë Qarkore
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Një asamble qarkore që na ndihmon të ruajmë karakterin frymor
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Programi i asamblesë qarkore
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 8/08 f. 1

Programi i asamblesë qarkore

Si mund të qëndrojmë të patundur kundër atyre që i kundërvihen me egërsi adhurimit të vërtetë? Si t’i mposhtim forcat që përpiqen vazhdimisht të na tërheqin mbrapsht në botën e paperëndishme? Programi i asamblesë qarkore për vitin e shërbimit 2009 do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve me rëndësi jetësore. Tema është: «Vazhdo ta mundësh të keqen me të mirën.» (Rom. 12:21) Ja çfarë do të trajtojë programi i asamblesë.

Mbikëqyrësi krahinor do të mbajë fjalimet: «Të marrim forcë që ta mundim të keqen me të mirën», «Ruhuni nga siguria e tepruar te vetja!», «Çdo e keqe do të marrë fund së shpejti!» dhe «Ta forcojmë besimin që ta mundim botën». Mbikëqyrësi qarkor do të flasë për temën: «Tani është koha të rrimë zgjuar» bazuar te Romakëve 13:11-13, dhe «Mos u shkurajoni në ditë të keqe!» bazuar te Proverbat 24:10. Mezi presim edhe pjesën që do të mbajë mbikëqyrësi qarkor: «T’u kushtojmë vëmendje nevojave të qarkut». Një pjesë tjetër shumë inkurajuese do të jetë fjalimi «A mund ‘të jepeni pas këtij shërbimi’ si pionierë?» Nga dy simpoziumet që do të mbahen, i pari titullohet «Qëndroni të patundur kundër intrigave të Djallit». Ai do të na ndihmojë të identifikojmë dhe t’u bëjmë ballë intrigave dinake të Djallit në fushën e teknologjisë, zbavitjes dhe arsimimit. Simpoziumi «Merrni fuqi për të rezistuar në këto ditë të liga» do të na tregojë si të zbatojmë sa më plotësisht këshillën e Perëndisë që gjejmë te Efesianëve 6:10-18.

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis mposhtjes së të keqes që në rrënjë dhe predikimit të mesazhit të Mbretërisë. (Zbul. 12:17) Ja pse nuk habitemi që Satanai i sulmon pa pushim Dëshmitarët e Jehovait. (Isa. 43:10, 12) Por Djalli do të dështojë keqas sepse ne jemi të vendosur ‘të vazhdojmë ta mundim të keqen me të mirën’. Bëni plane konkrete për të përfituar plotësisht nga të katra sesionet e kësaj asambleje qarkore.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo