BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bi12 f. 1685-1686
  • 4B Prania e Krishtit (Parousia)

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 4B Prania e Krishtit (Parousia)
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Material i ngjashëm
  • Duke hedhur dritë mbi praninë e Krishtit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Ardhja e Jezuit apo prania e Jezuit: Cila nga të dyja?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Prania e Mesisë dhe sundimi i tij
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Kthimi i Krishtit
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
Shih më tepër
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
4B Prania e Krishtit (Parousia)

4B Prania e Krishtit (Parousia)

Mt 24:3—Gr., τὸ σημεῖον τῆς σῆς παρουσίας (to semeíon tes ses parousías)

1864

«SHENJA e pranisë SATE»

The Emphatic Diaglott (J21), nga Benxhamin Uillson, Nju-Jork dhe Londër.

1897

«shenja e pranisë sate»

The Emphasised Bible, nga Xh. B. Rotherham, Cincinati.

1903

«sinjali i pranisë Sate»

The Holy Bible in Modern English, nga F. Fenton, Londër.

1950

«shenja e pranisë sate»

New World Translation of the Christian Greek Scriptures, Bruklin.

Emri grek parousía, fjalë për fjalë do të thotë «të qenët pranë», dhe është një shprehje e formuar nga parafjala pará (pranë, përbri) dhe ousía («të qenët»). Fjala parousía shfaqet 24 herë në Shkrimet e Krishtere Greke, përkatësisht te: Mt 24:3, 27, 37, 39; 1Ko 15:23; 16:17; 2Ko 7:6, 7; 10:10; Fi 1:26; 2:12; 1Se 2:19; 3:13; 4:15; 5:23; 2Se 2:1, 8, 9; Jk 5:7, 8; 2Pj 1:16; 3:4, 12; 1Gjo 2:28. Në këto 24 vende Përkthimi Bota e Re e përkthen fjalën parousía «prani».

Folja páreimi, që lidhet me të, fjalë për fjalë do të thotë «të jesh pranë». Ajo shfaqet 24 herë në Shkrimet e Krishtere Greke, përkatësisht te: Mt 26:50; Lu 13:1; Gjo 7:6; 11:28; Ve 10:21, 33; 12:20; 17:6; 24:19; 1Ko 5:3, 3; 2Ko 10:2, 11; 11:9; 13:2, 10; Ga 4:18, 20; Kl 1:6; He 12:11; 13:5; 2Pj 1:9, 12; Zb 17:8. Në këto vende Përkthimi Bota e Re, qoftë në tekst ose te shënimet, e përkthen fjalën páreimi «(jam) i pranishëm» ose «paraqitem».

Nga krahasimi i bërë mes pranisë dhe mungesës së Pavlit te 2Ko 10:10, 11 dhe Fi 2:12, kuptimi i fjalës parousía është i qartë. Gjithashtu, nga krahasimi i parousías së Birit të njeriut me «ditët e Noesë», te Mt 24:37-39, është e qartë se kjo fjalë ka kuptimin «prani».

Fjalori A Greek-English Lexicon (LSJ), i autorëve Lidell dhe Skot, në fq. 1343 jep si përkufizim të parë për parousía fjalën prani. Po kështu, fjalori TDNT, vëll. V, fq 859, thotë në nëntitullin «Kuptimi i përgjithshëm»: «παρουσία [parousía] përshkruan veçanërisht një prani aktive.»

Fjala parousía, «prani», është e ndryshme nga fjala greke éleusis, «ardhje», e cila shfaqet vetëm një herë në tekstin grek, te Ve 7:52, si eléuseos (Lat., advéntu). Fjalët parousía dhe éleusis nuk janë përdorur si zëvendësuese të njëra-tjetrës. Fjalori TDNT, vëll. V, fq. 865, vërente se «termat [páreimi dhe parousía] nuk janë përdorur kurrë për ardhjen e Krishtit në mish, dhe παρουσία nuk ka kurrë kuptimin e rikthimit. Ideja e më shumë se një parousía gjendet për herë të parë vetëm në Kishën e mëvonshme [jo përpara Justinit, shekulli i dytë i e.s.] . . . Një kusht paraprak themelor për të kuptuar mendimin e krishterimit të hershëm është që të çlirohemi plotësisht nga ky nocion [i më shumë se një parousía]».

Në lidhje me domethënien e kësaj fjale, Izrael P. Uoren, doktor në teologji, shkroi në veprën e tij The Parousia, Portlend, Mejn, (1879), fq. 12-15: «Ne flasim shpesh për ‘ardhjen e dytë’ etj., por Shkrimet nuk flasin kurrë për një ‘Parousia të dytë’. Pavarësisht nga natyra e saj, ajo do të ishte diçka e veçantë, që s’kishte ndodhur kurrë më parë dhe që s’do të ndodhte më. Ajo do të ishte një prani e ndryshme dhe më e lartë se të gjitha shfaqjet e tjera të saj kundrejt njerëzve, kështu që përcaktimi i saj në mënyrë të përshtatshme duhet të qëndrojë më vete, pa asnjë epitet tjetër cilësues, përveç mbaresës shquese, pra PRANIA.

Nga ky këndvështrim i fjalës, mendoj se është e qartë që fjala ‘ardhje’ nuk e përshkruan më së miri fjalën origjinale. Ajo nuk përputhet me etimologjinë e saj, nuk i korrespondon idesë së foljes nga e cila rrjedh dhe as mund të zëvendësojë siç duhet fjalën më të saktë ‘prani’ në rastet ku përkthyesit përdorën këtë të fundit. Edhe ideja rrënjësore e saj nuk është njësoj. Fjala ‘ardhje’ jep më shumë konceptin e një afrimi te ne, të një lëvizjeje drejt nesh, kurse fjala ‘parousia’ jep konceptin e të qenët me ne, pa ndonjë referim se si filloi ajo. Forca e fjalës së mësipërme përfundon me mbërritjen, kurse forca e kësaj të fundit fillon me mbërritjen. E para është fjalë që përshkruan lëvizje, kurse e fundit përshkruan ndalje. Hapësira e kohës së veprimit të së parës është e kufizuar, ajo mund të jetë e çastit; por për këtë të fundit është e pakufizuar. . . .

Nëse përkthyesit tanë do të kishin vepruar me këtë fjalë teknike ‘parousia’, njësoj siç vepruan me fjalën ‘baptisma’,—duke e dhënë të pandryshuar,—ose nëse do ta kishin përkthyer duke përdorur barasvlerësin e saktë etimologjik, prani, dhe në rast se do të ishte kuptuar mirë, siç do të ishte kuptuar në atë kohë, se nuk ka një gjë të tillë si ‘Prania e dytë’, atëherë unë besoj se e tërë doktrina do të kishte qenë ndryshe nga ajo që është sot. Fraza ‘ardhja e dytë’ nuk do të ishte dëgjuar kurrë. Kishën do ta kishin mësuar të fliste për PRANINË E ZOTËRISË, si diçka me anë të së cilës do të realizoheshin shpresat e saj, qoftë në të ardhmen e afërt, qoftë në periudhën më të largët, pra, se me të bota do të ripërtërihej, do të bëhej një ringjallje frymore e trupore dhe do të vendosej drejtësia e do të jepeshin shpërblime të përhershme.»

Gjithashtu Baueri thotë në fq. 630, se parousía «u bë termi zyrtar për vizitën e një personi të një rangu të lartë, sid[omos] për mbretërit dhe perandorët, që vizitonin një provincë». Te Mt 24:3, si dhe në vargje të tjera, si 1Se 3:13 dhe 2Se 2:1, fjala parousía i referohet pranisë mbretërore të Jezu Krishtit, që kur hipi në fron si Mbret në ditët e fundit të këtij sistemi.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo