Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 13 janar
Kënga 20 (93)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4, përgatit dy demonstrime që tregojnë se si prezantohet Kulla e Rojës e 15 janarit dhe Zgjohuni! e 22 janarit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre.
15 min.: T’i fitojmë pa fjalë. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Sjellja e shkëlqyer e krishterë është një dëshmi e fuqishme. I ka nxitur disa bashkëshortë jobesimtarë të bëhen adhurues të Jehovait. (1 Pjet. 3:1, 2) Trego përvojat që gjenden në Kullën e Rojës, 1 janar 1999, në faqen 4 dhe në Broshurën me artikujt e studimit 1995, br2, faqja 18-19; si edhe në Librin vjetor 1995, faqja 46, anglisht. Rregulloje që më përpara që të bëhen dy ose tri komente për rezultatet pozitive që janë vërejtur në zonën tuaj duke ndjekur këshillën e Biblës.
20 min.: «Të jetojmë në lartësinë e kushtimit tonë.»a Pasi të trajtosh paragrafin 3, intervisto shkurtimisht një të pagëzuar që ose nga pak kohë ka hyrë në moshën madhore, ose është adoleshent. Çfarë sfidash ka hasur që kur është pagëzuar? Çfarë e ndihmoi t’i përballonte këto sfida? Si ka nxjerrë dobi duke ia kushtuar jetën Jehovait?
Kënga 1 (13), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 20 janar
Kënga 5 (46)
8 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: A po i shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë? Fjalim dhe diskutim me auditorin. Inkurajoji të gjithë që ta përdorin mirë broshurën Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2003. Trajto disa komente nga parathënia në faqet 3-4. Jep sugjerime se si familjet mund ta shqyrtojnë së bashku shkrimin e ditës. Për të treguar dobitë e shqyrtimit të përditshëm të Shkrimeve, shqyrto dy ose tri shembuj të shkrimit dhe të komenteve që do të trajtohen muajin vijues. Përfshi një demonstrim të shkurtër se si një çift, burrë e grua, shqyrtojnë së bashku shkrimin e ditës dhe komentin.
22 min.: «T’u mësojmë të tjerëve gjuhën e kulluar.»b Pasi të shqyrtosh paragrafin 6, fto një lajmëtar të aftë që të demonstrojë se si fillohet një studim biblik te dera gjatë një rivizite, duke përdorur një nga prezantimet e paraqitura në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë të janarit të vitit 2002, në faqen 4. Përfshi shqyrtimin e një paragrafi në broshurën Çfarë kërkon? Lajmëtari të përfundojë duke ngritur një pyetje për paragrafin vijues dhe duke marrë takim për t’iu përgjigjur pyetjes në vizitën e ardhshme. Nxiti të gjithë të mendojnë me kujdes nëse ndonjë nga njerëzit që rivizitojnë mund të jetë i gatshëm të studiojë Biblën në këtë mënyrë.
Kënga 18 (162), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 27 janar
Kënga 8 (53)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4, përgatit dy demonstrime që tregojnë si prezantohet Kulla e Rojës e 1 shkurtit dhe Zgjohuni! e 8 shkurtit. Në secilin rast, lajmëtari ta përfundojë demonstrimin duke i dhënë të zotit të shtëpisë fletushkën A dëshiron të dish më shumë për Biblën?, në një rrethanë kur ai nuk i pranon revistat dhe në rrethanën tjetër kur i pranon ato. Shpjego shkurtimisht se si mund t’i rivizitojmë ata të cilëve u kemi lënë revistat dhe fletushkën.—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë të nëntorit 2001, f. 4, p. 10.
20 min.: Nevoja lokale.
15 min.: Prindër: Studiojeni rregullisht si familje Fjalën e Perëndisë. Fjalim nga një plak i kualifikuar, bazuar në Kullën e Rojës, 1 korrik 1999, faqet 13-17. (Nëse nuk ka pleq, të caktohet një shërbëtor ndihmës i kualifikuar.) Thekso arsyet se përse një kryefamiljar ose një prind besimtar duhet të ketë një studim të rregullt familjar. Zgjidh nga artikulli sugjerimet më praktike për kongregacionin ose grupin tuaj. Referoju, gjithashtu, fletushkave Shërbimi ynë i Mbretërisë, shkurt 1999, faqja 4, paragrafët 3-5 dhe shtator 1999, faqja 1, paragrafët 3-4.
Kënga 19 (164), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 3 shkurt
Kënga 27 (221)
15 min.: Njoftime lokale. Trajto pjesën «Kutia e pyetjes». Inkurajoji lajmëtarët që, kur takojnë njerëz që flasin një gjuhë tjetër, të përdorin formularin Ju lutemi ndiqni interesin (S-43), siç shpjegohet në letrën drejtuar gjithë kongregacioneve, më 15 tetor 1998. Në përgjithësi, formulari duhet përdorur për këtë qëllim edhe sikur individi të mos tregojë interes për mesazhin e Mbretërisë.
12 min.: Të imitojmë besimin e tyre. Intervisto një plak që i ka shërbyer me përulësi dhe besueshmëri Jehovait për shumë vjet. (Hebr. 13:7) Si e mësoi të vërtetën? Çfarë pengesash iu desh të kapërcente për t’u radhitur në anën e së vërtetës? Cilat masa ose cili inkurajim frymor e ndihmoi për të bërë përparim? Çfarë bëri për të synuar detyrën e mbikëqyrësit në kongregacion? (1 Tim. 3:1) Çfarë e ka ndihmuar që t’i ekuilibrojë përgjegjësitë në kongregacion me detyrimet familjare dhe shekullare? (1 Tim. 5:8) Çfarë mendon ai për privilegjin që të ndihmojë të tjerët në kongregacion?
18 min.: «Një vepër që kërkon përulësi.»c Kur të trajtosh paragrafin 3, ftoje auditorin që të japë sugjerime se si t’i përgjigjemi në territor dikujt që përpiqet të na tallë ose që sillet vrazhdë, është debatues ose i zemëruar. Kur të trajtosh paragrafin 4, nëse kupton një gjuhë të huaj përfshi komente nga libri Mendjehollësi, vëllimi 1, faqja 1160, paragrafi 3, anglisht (ose vëllimi 2, faqja 1159, paragrafi 5, italisht).
Kënga 3 (32), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.