BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/05 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Nëntema
  • Java që fillon më 11 prill
  • Java që fillon më 18 prill
  • Java që fillon më 25 prill
  • Java që fillon më 2 maj
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 4/05 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Shënim: Gjatë muajve të verës te Shërbimi ynë i Mbretërisë do të programohet një Mbledhje Shërbimi për çdo javë. Kongregacionet mund të bëjnë rregullimet që nevojiten për të ndjekur Kongresin Krahinor «T’i bindemi Perëndisë». Aty ku është e përshtatshme, të përdoren 15 minuta nga Mbledhja e Shërbimit që mbahet javën para kongresit për të përsëritur këshilla specifike nga shtojca e këtij muaji, që zbatohen për zonën tuaj. Një ose dy muaj pas kongresit tuaj, të programohen 15 deri në 20 minuta nga Mbledhja e Shërbimit, (ndoshta duke përdorur pjesën e nevojave lokale) për të rishikuar pikat kryesore të kongresit që u janë dukur të dobishme lajmëtarëve për në shërbim. Kjo pjesë e veçantë e Mbledhjes së Shërbimit do të na japë mundësinë të shpjegojmë se si po e përdorim atë që kemi mësuar në kongres dhe çfarë na ka ndihmuar për ta bërë sa më të efektshëm shërbimin.

Java që fillon më 11 prill

Kënga 4

15 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse i përshtaten territorit) për të demonstruar se si të prezantohen Kulla e Rojës e 15 prillit dhe Zgjohuni! e 22 prillit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme. Në njërin prej demonstrimeve, rrethana të jetë dëshmi rrugore.

15 min.: «Të ngulmojmë në predikim.»a Për aq sa e lejon koha, ftoje auditorin të komentojë shkrimet që përmenden.

15 min.: «Të bëjmë të mirën dhe t’i ndajmë gjërat me të tjerët.»b Trego si zbatohet materiali për zonën tuaj, duke përmendur mënyra praktike se si t’i ndihmojmë të tjerët.

Kënga 47, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 18 prill

Kënga 76

10 min.: Njoftime lokale.

20 min.: «Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 8.» Përfshi një demonstrim të shkurtër, ku një lajmëtar i jep studentit të Biblës broshurën Dëshmitarët e Jehovait: Kush janë ata? Çfarë besojnë? Lajmëtari e drejton vëmendjen te figura në faqen 20 të broshurës dhe tregon shkurtimisht si bëhet Mbledhja Publike. Përmend temën e fjalimit publik që do të mbahet atë javë dhe e fton studentin që të ndjekë këtë fjalim.

15 min.: Të jetojmë me mendje të shëndoshë në epokën e elektronikës. (Titit 2:11, 12) Fjalim i bazuar te Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 2002, faqja 8, paragrafët 1-7, dhe nëntor 1999, faqja 5, paragrafët 24-26, dhe faqja 6, paragrafët 35 dhe 36. Për aq sa e lejon koha dhe nëse i përshtaten vendit, mund të përfshihen edhe pika të tjera nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 1999.

Kënga 169, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 25 prill

Kënga 111

15 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Kujtoji lajmëtarët që të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin prill. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse i përshtaten territorit) për të demonstruar se si të prezantohen Kulla e Rojës e 1 majit dhe Zgjohuni! e 8 majit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme. Në njërin prej prezantimeve, demonstro se si të kapërcehet kundërshtimi: «Nuk më intereson.» (Shih librin Të arsyetojmë, f. 16, anglisht.) Përmend artikujt që mund të jenë më me interes për njerëzit në territor.

30 min.: «Të përlëvdojmë Jehovain në kongregacionin e madh!»c Të trajtohet nga sekretari i kongregacionit. Përmend kongresin në të cilin është caktuar kongregacioni. Paragrafët me numra të trajtohen njësoj siç bëhet Studimi i Kullës së Rojës. Të caktohet një lexues për paragrafët. Rishiko kutinë «Përkujtues për Kongresin Krahinor».

Kënga 8, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 2 maj

Kënga 148

10 min.: Njoftime lokale. Shqyrto shkurtimisht artikullin «Studimi i broshurës Qëndroni vigjilentë!», që ndodhet në faqen 6. Përmend që në këtë material ndodhet programi për studimin e broshurës. Inkurajoji të gjithë që të përgatiten mirë dhe të marrin pjesë çdo javë në studimin, i cili do të fillojë javën e 23 majit.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «Njerëz të çdo lloji do të shpëtojnë.»d Trego si zbatohet praktikisht materiali për territorin tuaj.

Kënga 112, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo