BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/08 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Nëntema
  • Java që fillon më 11 shkurt
  • Java që fillon më 18 shkurt
  • Java që fillon më 25 shkurt
  • Java që fillon më 3 mars
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 2/08 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 11 shkurt

Kënga 168

10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 1 shkurtit dhe Zgjohuni! e shkurtit.

15 min.: A mund të shërbesh aty ku nevoja është më e madhe? Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në Kullën e Rojës të 15 korrikut 2003, faqja 20. Përfshi komente nga libri Të organizuar, faqja 111, paragrafi 1, deri në faqen 112, paragrafi 1. Shkurtimisht intervisto ndonjë që është transferuar aty ku ka më shumë nevojë. Çfarë vështirësish hasën dhe si i kapërcyen? Çfarë bekimesh patën?

20 min.: Të ndihmojmë të rinjtë të përparojnë si shërbëtorë. Pas një hyrjeje prej më pak se një minute, drejto një diskutim pyetje-përgjigje duke u bazuar në Kullën e Rojës të 1 dhjetorit 2005, faqja 31, dhe duke përdorur pyetjet përkatëse të artikullit. Pas paragrafit 18, të bëhet një demonstrim ku i zoti i shtëpisë i bën një kundërshtim lajmëtarit të ri, i cili po predikon me një lajmëtar me përvojë. Përgjigjja e lajmëtarit të ri nuk ka sukses dhe i zoti i shtëpisë e mbyll bisedën. Pasi largohen që aty, lajmëtari tjetër e përgëzon ngrohtësisht lajmëtarin e ri për përpjekjet, dhe pastaj i tregon se si mund të përdorë librin Të arsyetojmë për t’iu përgjigjur në të ardhmen atij kundërshtimi të mundshëm.

Kënga 50

Java që fillon më 18 shkurt

Kënga 17

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

10 min.: Nevoja lokale.

25 min.: «Dëshmi e një besimi të fortë.»a Të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Përfundo me një rishikim pozitiv të asaj që kongregacioni ka arritur gjatë vitit të kaluar të shërbimit.

Kënga 194

Java që fillon më 25 shkurt

Kënga 81

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin shkurt. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Të demonstrohet se si mund të përdoret ftesa e Përkujtimit për të ftuar një pjesëtar të familjes ose një fqinj.

20 min.: «Të kujtojmë shpërblesën me mirënjohje.»b Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë për shkrimet e cituara.

15 min.: Të përgatitemi për të prezantuar revistat e muajit. Diskutim me auditorin. Pas një rishikimi të shkurtër të revistave Kulla e Rojës e 1 marsit dhe Zgjohuni! e marsit, pyete auditorin se cilët artikuj mund të jenë me interes për territorin dhe pse? Ftoje auditorin të përmendë pika specifike në artikujt që kanë menduar të prezantojnë. Çfarë pyetjeje mund të bëjnë për të nisur një bisedë? Çfarë shkrimi do të lexonin në lidhje me të? Duke përdorur sugjerimet, të demonstrohet se si të prezantohet Kulla e Rojës të 1 marsit dhe Zgjohuni! e marsit.

Kënga 119

Java që fillon më 3 mars

Kënga 223

10 min.: Njoftime lokale. Të rishikohen pikat kryesore nga kutia «Udhëzime për Përkujtimin».

20 min.: A mund të filloni një studim biblik në mars? Diskutim me auditorin. Gjatë marsit do të ofrohet libri Çfarë mëson vërtet Bibla? me qëllimin për të filluar studime biblike. Rishiko disa nga veçoritë e spikatshme të librit. Të diskutohet se si mund të prezantohet libri kur të kthehemi te dikush që ka treguar interes kur i kemi lënë ftesën e Përkujtimit, kur i kemi lënë revistat ose kur ta ofrojmë librin në shërbim nga shtëpia në shtëpi pas 22 marsit. (Shih km 8/​07 f. 3; km 3/​06 f. 1, par. 3; km 1/​06 f. 3-6.) Të demonstrohen një ose dy prezantime.

15 min.: Të përdorim Biblën kur u përgjigjemi pyetjeve. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në librin Shkolla e Shërbimit, faqet 143, 144. Përfshi një demonstrim të shkurtër ku lajmëtarit i bëhet një pyetje që dëgjohet shpesh në territor dhe që ai i përgjigjet duke përdorur Biblën.

Kënga 145

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo