ESHKOLI
[bistak (rrushi)].
1. Vëlla i Anerit dhe i Mamres, amoritit. (Zn 14:13) Eshkoli dhe vëllezërit e tij ishin aleatë të Abrahamit kur ky mundi një aleancë tjetër të mbretërve të Lindjes.—Zn 14:14, 24; shih ANERI nr. 1.
2. Vad ose luginë përroi, ndoshta pak më në veri të Hebronit. Nga kjo luginë, zbuluesit izraelitë sollën një bistak të madh, dhe sot e kësaj dite, vreshtat e zonës janë të famshëm për cilësinë e lartë të rrushit. (Nu 13:23, 24; 32:9; Lp 1:24) Ka të ngjarë që emrin ta ketë marrë nga ky episod gjatë vëzhgimit të vendit.