2 Timoteut
3 Por dije se në ditët e fundit+ do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar.+ 2 Njerëzit do të jenë të dashuruar me veten, të dashuruar pas parave, mendjemëdhenj, fodullë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve,+ mosmirënjohës, të pabesë,+ 3 pa përzemërsi të natyrshme,+ nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje,+ shpifës,+ pa vetëkontroll, të egër,+ pa dashuri për mirësinë,+ 4 tradhtarë,+ kokëkrisur, të krekosur,+ kënaqësidashës në vend se perëndidashës,+ 5 që duket sikur kanë një formë të përkushtimit hyjnor,+ por në jetën e tyre nuk ndikohen nga fuqia e tij.+ Nga këta largohu,+ 6 sepse prej tyre dalin ata njerëz që futen dhelpërisht nëpër shtëpi+ e bëjnë robinja gratë e dobëta, të ngarkuara me mëkate, të drejtuara nga dëshira të ndryshme,+ 7 që gjithmonë mësojnë, e megjithatë nuk janë kurrë në gjendje të arrijnë njohurinë e saktë për të vërtetën.+
8 Ashtu si Janesi dhe Jambresi+ iu kundërvunë Moisiut, edhe këta vazhdojnë t’i kundërvihen së vërtetës.+ Ata janë njerëz me mendje krejt të korruptuar+ dhe të pamiratuar për besimin.+ 9 Sidoqoftë, ata nuk do të përparojnë më tej, sepse çmenduria e tyre do të jetë shumë e qartë për të gjithë, ashtu siç ishe edhe ajo e atyre dy njerëzve.+ 10 Kurse ti ke ndjekur hap pas hapi mësimin tim, mënyrën time të të jetuarit,+ qëllimin tim, besimin tim, shpirtgjerësinë time, dashurinë time, qëndrueshmërinë time, 11 përndjekjet e mia, vuajtjet e mia, si ato që më ndodhën në Antioki,+ në Ikoni+ e në Listër+ dhe përndjekje si ato që kam duruar, e megjithatë Zotëria më çliroi nga të gjitha.+ 12 Në të vërtetë, të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë me përkushtim hyjnor në unitet me Krishtin Jezu, do t’i përndjekin.+ 13 Kurse njerëzit e ligj dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq, duke mashtruar e duke u mashtruar edhe vetë.+
14 Mirëpo ti vazhdo në gjërat që mësove dhe u binde të besoje,+ duke ditur se nga cilët i mësove+ 15 dhe se që nga foshnjëria+ i ke njohur shkrimet e shenjta, të cilat janë në gjendje të të bëjnë të mençur e të sjellin shpëtimin+ nëpërmjet besimit në Krishtin Jezu.+ 16 I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia+ dhe i dobishëm për të mësuar,+ për të qortuar,+ për të ndrequr+ dhe për të disiplinuar+ në drejtësi, 17 që njeriu i Perëndisë të jetë krejtësisht i zoti,+ plotësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.+