BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • nwt Numrat 1:1-36:13
  • Numrat

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Numrat
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Numrat

NUMRAT

1 Dhe Jehovai i foli përsëri Moisiut në tendën e takimit*+ kur ishin në shkretëtirën e Sinait,+ ditën e parë të muajit të dytë, vitin e dytë pas daljes nga Egjipti.+ Ai i tha: 2 «Regjistroni+ tërë asamblenë e izraelitëve* një për një,* duke i numëruar sipas familjeve të tyre, shtëpive të tyre atërore dhe sipas emrave të të gjithë meshkujve. 3 Ti dhe Aroni duhet t’i regjistroni sipas njësive të tyre* të gjithë ata nga 20 vjeç e lart+ që mund të shkojnë ushtarë në Izrael.

4 Merrni me vete një burrë për çdo fis; secili duhet të jetë kreu i shtëpisë së vet atërore.+ 5 Këta janë emrat e burrave që do t’ju ndihmojnë: nga Rubeni, Elizuri,+ biri i Shedeurit; 6 nga Simeoni, Shelumieli,+ biri i Zurishadait; 7 nga Juda, Nahasoni,+ biri i Aminadabit; 8 nga Isahari, Netaneli,+ biri i Zuarit; 9 nga Zabuloni, Eliabi,+ biri i Helonit; 10 për bijtë e Jozefit: nga Efraimi,+ Elishamai, biri i Amihudit; nga Manaseu, Gamalieli, biri i Pedahzurit; 11 nga Beniamini, Abidani,+ biri i Gideoniut; 12 nga Dani, Ahiezeri,+ biri i Amishadait; 13 nga Asheri, Pagieli,+ biri i Okranit; 14 nga Gadi, Eliasafi,+ biri i Deuelit; 15 nga Neftali, Ahirai,+ biri i Enanit. 16 Këta u zgjodhën nga asambleja. Ata janë prijësit+ e fiseve të tyre atërore, krerët e mijëra burrave të Izraelit.»+

17 Kështu, Moisiu dhe Aroni i morën këta burra, që ishin caktuar nga Perëndia, 18 dhe, ditën e parë të muajit të dytë, mblodhën tërë asamblenë për t’i regjistruar një për një nga 20 vjeç e lart+ sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore, 19 siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. Kështu ai i regjistroi ata në shkretëtirën e Sinait.+

20 Djemtë e Rubenit, pasardhësit e të parëlindurit të Izraelit,+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan një për një të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 21 nga fisi i Rubenit u regjistruan 46.500 veta.

22 Pasardhësit e Simeonit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan një për një të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 23 nga fisi i Simeonit u regjistruan 59.300 veta.

24 Pasardhësit e Gadit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 25 nga fisi i Gadit u regjistruan 45.650 veta.

26 Pasardhësit e Judës+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 27 nga fisi i Judës u regjistruan 74.600 veta.

28 Pasardhësit e Isaharit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 29 nga fisi i Isaharit u regjistruan 54.400 veta.

30 Pasardhësit e Zabulonit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 31 nga fisi i Zabulonit u regjistruan 57.400 veta.

32 Pasardhësit e Jozefit nga Efraimi+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 33 nga fisi i Efraimit u regjistruan 40.500 veta.

34 Pasardhësit e Manaseut+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 35 nga fisi i Manaseut u regjistruan 32.200 veta.

36 Pasardhësit e Beniaminit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 37 nga fisi i Beniaminit u regjistruan 35.400 veta.

38 Pasardhësit e Danit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 39 nga fisi i Danit u regjistruan 62.700 veta.

40 Pasardhësit e Asherit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 41 nga fisi i Asherit u regjistruan 41.500 veta.

42 Pasardhësit e Neftalit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 43 nga fisi i Neftalit u regjistruan 53.400 veta.

44 Këta regjistruan Moisiu, Aroni dhe 12 prijësit e Izraelit, ku secili përfaqësonte shtëpinë e vet atërore. 45 Tërë izraelitët nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë në Izrael u regjistruan sipas shtëpive të tyre atërore. 46 Në total, të gjithë të regjistruarit ishin 603.550 veta.+

47 Mirëpo levitët+ nuk u regjistruan sipas fisit të tyre atëror bashkë me të tjerët.+ 48 Kështu Jehovai i tha Moisiut: 49 «Mos regjistro vetëm fisin e Levit dhe mos e llogarit numrin e tyre bashkë me izraelitët e tjerë.+ 50 Caktoji levitët që të kujdesen për tabernakullin e Dëshmisë,+ për të gjitha pajisjet e tij dhe për gjithçka që i përket atij.+ Ata do të mbartin tabernakullin dhe të gjitha pajisjet e tij,+ do të shërbejnë në të+ dhe do ta ngrenë kampin e tyre rreth e qark tabernakullit.+ 51 Levitët duhet ta çmontojnë tabernakullin sa herë të zhvendoset,+ dhe po levitët duhet ta ngrenë në këmbë kur tabernakulli të montohet përsëri; çdo njeri i paautorizuar* që i afrohet, duhet të vritet.+

52 Çdo izraelit do ta ngrejë tendën në kampin e vet, secili sipas ndarjes së vet trifisëshe,*+ sipas njësive të tyre.* 53 Kurse levitët duhet ta ngrenë kampin e tyre rreth e qark tabernakullit të Dëshmisë, që të mos më ndizet indinjata kundër asamblesë së izraelitëve;+ do të jetë përgjegjësi e levitëve të kujdesen për tabernakullin e Dëshmisë.»*+

54 Izraelitët bënë gjithçka që Jehovai i kishte urdhëruar Moisiut; ata bënë pikërisht ashtu.

2 Tani Jehovai i tha Moisiut dhe Aronit: 2 «Izraelitët duhet ta ngrenë kampin aty ku është caktuar ndarja e tyre trifisëshe,+ secili pranë flamurthit të shtëpisë* së vet atërore; ata duhet ta ngrenë kampin përballë tendës së takimit, rreth e qark saj.

3 Në lindje, nga krahu që lind dielli, do të ngrenë kampin ata të ndarjes trifisëshe të kampit të Judës, sipas njësive të tyre;* prijës i bijve të Judës është Nahasoni,+ biri i Aminadabit. 4 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 74.600 veta.+ 5 Në njërin krah të tij do të jetë kampi i fisit të Isaharit; prijës i bijve të Isaharit është Netaneli,+ biri i Zuarit. 6 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 54.400 veta.+ 7 Pastaj në krahun tjetër do të jetë fisi i Zabulonit; prijës i bijve të Zabulonit është Eliabi,+ biri i Helonit. 8 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 57.400 veta.+

9 Të gjithë të regjistruarit në ushtritë e kampit të Judës janë 186.400 veta; ata duhet të nisen të parët.+

10 Ata të ndarjes trifisëshe të kampit të Rubenit+ do të jenë në jug, sipas njësive të tyre;* prijës i bijve të Rubenit është Elizuri,+ biri i Shedeurit. 11 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 46.500 veta.+ 12 Në njërin krah të tij do të jetë kampi i fisit të Simeonit; prijës i bijve të Simeonit është Shelumieli,+ biri i Zurishadait. 13 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 59.300 veta.+ 14 Pastaj në krahun tjetër do të jetë fisi i Gadit; prijës i bijve të Gadit është Eliasafi,+ biri i Reuelit. 15 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 45.650 veta.+

16 Të gjithë të regjistruarit në ushtritë e kampit të Rubenit janë 151.450 veta; ata duhet të nisen të dytët.+

17 Kur tenda e takimit të zhvendoset,+ kampi i levitëve duhet të jetë në mes të kampeve.

Me të njëjtën radhë që e ngrenë kampin, me po të njëjtën radhë të nisen,+ secili në vendin e vet, sipas ndarjeve të tyre trifisëshe.

18 Ata të ndarjes trifisëshe të kampit të Efraimit, sipas njësive të tyre,* do të jenë në perëndim; prijës i bijve të Efraimit është Elishamai,+ biri i Amihudit. 19 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 40.500 veta.+ 20 Në njërin krah të tij do të jetë fisi i Manaseut;+ prijës i bijve të Manaseut është Gamalieli,+ biri i Pedahzurit. 21 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 32.200 veta.+ 22 Pastaj në krahun tjetër do të jetë fisi i Beniaminit; prijës i bijve të Beniaminit është Abidani,+ biri i Gideoniut. 23 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 35.400 veta.+

24 Të gjithë të regjistruarit në ushtritë e kampit të Efraimit janë 108.100 veta; ata duhet të nisen të tretët.+

25 Ata të ndarjes trifisëshe të kampit të Danit do të jenë në veri, sipas njësive të tyre;* prijës i bijve të Danit është Ahiezeri,+ biri i Amishadait. 26 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 62.700 veta.+ 27 Në njërin krah të tij do të jetë kampi i fisit të Asherit; prijës i bijve të Asherit është Pagieli,+ biri i Okranit. 28 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 41.500 veta.+ 29 Pastaj në krahun tjetër do të jetë fisi i Neftalit; prijës i bijve të Neftalit është Ahirai,+ biri i Enanit. 30 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 53.400 veta.+

31 Të gjithë të regjistruarit në kampin e Danit janë 157.600 veta; ata duhet të nisen të fundit,+ sipas ndarjeve të tyre trifisëshe.»

32 Këta ishin izraelitët që ishin regjistruar sipas shtëpive të tyre atërore. Në total, të gjithë të regjistruarit nëpër kampe për të shkuar ushtarë ishin 603.550 veta.+ 33 Kurse levitët nuk u regjistruan+ bashkë me izraelitët e tjerë,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. 34 Izraelitët bënë gjithçka që Jehovai i kishte urdhëruar Moisiut; kështu i ngritën kampet sipas ndarjeve të tyre trifisëshe+ dhe po kështu u nisën,+ secili sipas familjes së vet dhe sipas shtëpisë së vet atërore.

3 Tani, këto ishin linjat familjare* të Aronit dhe të Moisiut, në ditët që Jehovai foli me Moisiun në malin Sinai.+ 2 Emrat e djemve të Aronit ishin: Nadabi, i parëlinduri, Abihu,+ Eleazari+ dhe Ithamari.+ 3 Këta ishin emrat e djemve të Aronit, të priftërinjve të mirosur* që ishin emëruar* për të shërbyer si të tillë.+ 4 Por Nadabi dhe Abihu vdiqën para Jehovait kur i paraqitën zjarr të paligjshëm Jehovait+ në shkretëtirën e Sinait; ata nuk patën bij. Ndërsa Eleazari+ dhe Ithamari+ shërbyen si priftërinj bashkë me të atin, Aronin.

5 Jehovai i tha më pas Moisiut: 6 «Sill këtu fisin e Levit+ dhe paraqite para priftit Aron, që t’i shërbejë.+ 7 Duke kryer shërbimin e tyre në tabernakull, ata do të përmbushin përgjegjësitë që kanë ndaj Aronit dhe ndaj tërë asamblesë që është para tendës së takimit. 8 Ata do të kujdesen për të gjitha pajisjet+ e tendës së takimit dhe do të përmbushin përgjegjësitë që kanë ndaj izraelitëve duke kryer shërbimet e tabernakullit.+ 9 Levitët duhet t’ia japësh Aronit dhe djemve të tij; mes izraelitëve ata janë të dhuruarit që i janë dhënë Aronit.+ 10 Duhet të emërosh Aronin me djemtë e tij, dhe ata duhet të kryejnë detyrat e tyre priftërore;+ çdo njeri i paautorizuar* që afrohet për të kryer këto detyra, duhet të vritet.»+

11 Jehovai i tha akoma Moisiut: 12 «Ja, unë po i marr levitët nga mesi i izraelitëve, në vend të të gjithë të parëlindurve* të izraelitëve,+ dhe levitët do të bëhen të mitë, 13 sepse çdo i parëlindur është imi.+ Ditën kur godita të gjithë të parëlindurit e Egjiptit,+ shenjtërova* për vete të gjithë të parëlindurit e Izraelit, të njerëzve e të kafshëve;+ ata do të jenë të mitë. Unë jam Jehovai!»

14 Jehovai i tha më tej Moisiut në shkretëtirën e Sinait:+ 15 «Regjistroji djemtë e Levit sipas shtëpive të tyre atërore dhe sipas familjeve të tyre; duhet të regjistrosh të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart.»+ 16 Kështu Moisiu i regjistroi sipas urdhrit të Jehovait, tamam siç e kishte urdhëruar. 17 Këta ishin emrat e djemve të Levit: Gershoni, Kehathi dhe Merari.+

18 Këta ishin emrat e djemve të Gershonit sipas familjeve të tyre: Libni dhe Shimei.+

19 Djemtë e Kehathit, sipas familjeve të tyre, ishin Amrami, Izari, Hebroni dhe Uzieli.+

20 Djemtë e Merarit, sipas familjeve të tyre, ishin Mahli+ dhe Mushi.+

Këto ishin familjet e levitëve, sipas shtëpive të tyre atërore.

21 Nga Gershoni vinin familja e libnitëve+ dhe familja e shimeitëve; këto ishin familjet e gershonitëve. 22 Të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart që u regjistruan, ishin 7.500 veta.+ 23 Familjet e gershonitëve e ngrinin kampin prapa tabernakullit,+ në perëndim. 24 Prijësi i shtëpisë atërore të gershonitëve ishte Eliasafi, biri i Laelit. 25 Në tendën e takimit, djemtë e Gershonit ishin përgjegjës+ për tendën e tabernakullit,+ pra, kujdeseshin për mbulesat e brendshme e të jashtme të tij,+ për perden e trashë+ në hyrje të tendës së takimit, 26 për perdet e varura+ të oborrit, për perden e trashë+ në hyrje të oborrit, i cili rrethon tabernakullin dhe altarin, për litarët e tendës dhe për gjithçka që lidhej me to.

27 Nga Kehathi vinin familja e amramitëve, familja e izaritëve, familja e hebronitëve dhe familja e uzielitëve; këto ishin familjet e kehathitëve.+ 28 Të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart ishin 8.600 veta; ishte përgjegjësi e tyre të kujdeseshin për vendin e shenjtë.+ 29 Familjet e djemve të Kehathit e ngrinin kampin në anën jugore të tabernakullit.+ 30 Prijësi i shtëpisë atërore të familjeve të kehathitëve ishte Elizafani, biri i Uzielit.+ 31 Ishte përgjegjësi e tyre të kujdeseshin për Arkën,+ tryezën,+ shandanin,+ altarët,+ pajisjet+ e vendit të shenjtë me të cilat kryhej shërbimi, perden*+ dhe gjithçka që lidhej me to.+

32 Kreu i prijësve të levitëve ishte Eleazari,+ biri i priftit Aron; ai mbikëqyrte ata që përmbushnin përgjegjësitë në vendin e shenjtë.

33 Nga Merari vinin familja e mahlitëve dhe familja e mushitëve; këto ishin familjet e Merarit.+ 34 Të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart që u regjistruan, ishin 6.200 veta.+ 35 Prijësi i shtëpisë atërore të familjeve të Merarit ishte Zurieli, biri i Abihailit; ata e ngrinin kampin në anën veriore të tabernakullit.+ 36 Ishte përgjegjësi e djemve të Merarit të kujdeseshin për skeletet prej druri+ të tabernakullit, shufrat,+ shtyllat,+ bazamentet me fole, të gjitha pajisjet e tyre+ dhe gjithçka që lidhej me to,+ 37 si edhe për shtyllat rreth e përqark oborrit me bazamentet e tyre me fole,+ kunjat dhe litarët e tendës.

38 Moisiu dhe Aroni me djemtë e tij e ngrinin kampin para tabernakullit nga lindja, para tendës së takimit nga krahu që lind dielli. Ishte përgjegjësi e tyre të kujdeseshin për shenjtëroren, si detyrim që duhej të përmbushnin për izraelitët; çdo njeri i paautorizuar* që i afrohej, duhej të vritej.+

39 Të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart të levitëve, të cilët Moisiu dhe Aroni i regjistruan sipas familjeve të tyre, në përputhje me urdhrin e Jehovait, ishin 22.000 veta.

40 Pastaj Jehovai i tha Moisiut: «Regjistro të gjithë meshkujt e parëlindur të izraelitëve njëmuajsh e lart,+ numëroji dhe bëj një listë me emrat e tyre. 41 Duhet t’i marrësh levitët për mua—unë jam Jehovai—në vend të të gjithë të parëlindurve të izraelitëve.+ Edhe kafshët shtëpiake të levitëve duhet t’i marrësh në vend të të gjithë pjellave të para të kafshëve shtëpiake të izraelitëve.»+ 42 Atëherë Moisiu i regjistroi të gjithë të parëlindurit e izraelitëve, siç e kishte urdhëruar Jehovai. 43 Të gjithë meshkujt e parëlindur njëmuajsh e lart, që u regjistruan ishin 22.273 veta.

44 Jehovai i tha akoma Moisiut: 45 «Merr levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të izraelitëve, dhe kafshët shtëpiake të levitëve në vend të kafshëve të tyre shtëpiake; levitët do të bëhen të mitë. Unë jam Jehovai! 46 Si çmim shpërblese+ për 273 të parëlindurit e izraelitëve që tejkalojnë numrin e levitëve,+ 47 duhet të marrësh pesë sikla* për kokë,+ sipas siklës së vendit të shenjtë;* një sikël është 20 gera.*+ 48 Paratë duhet t’ia japësh Aronit dhe djemve të tij si çmim shpërblese për ata që tejkalojnë numrin e levitëve.» 49 Kështu, Moisiu i mblodhi paratë e çmimit të shpërblesës për të shpenguar* ata që tejkalonin numrin e levitëve. 50 Ai i mori paratë nga të parëlindurit e izraelitëve, 1.365 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë. 51 Pastaj Moisiu ia dha paratë e çmimit të shpërblesës Aronit dhe djemve të tij, sipas fjalës* së Jehovait, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.

4 Tani Jehovai i tha Moisiut dhe Aronit: 2 «Regjistroni djemtë e Kehathit+ mes djemve të Levit, sipas familjeve dhe shtëpive të tyre atërore, 3 pra, të gjithë ata nga 30+ deri në 50 vjeç,+ që bëjnë pjesë në grupin e caktuar për të punuar në tendën e takimit.+

4 Djemtë e Kehathit do të kryejnë këtë shërbim shumë të shenjtë në tendën e takimit:+ 5 kur kampi të niset, Aroni dhe djemtë e tij do të hyjnë, do të heqin perden ndarëse+ dhe do të mbulojnë me të arkën+ e Dëshmisë. 6 Mbi arkë do të vënë një mbulesë prej lëkure foke dhe sipër saj do të shtrojnë një copë ngjyrë blu, pastaj do t’i vënë shufrat për ta mbartur.+

7 Edhe mbi tryezën e bukëve të paraqitjes*+ do të shtrojnë një copë ngjyrë blu dhe mbi të do të vënë pjatat, kupat, taset dhe brokat e blatimit në pije;+ blatimi i rregullt i bukës+ duhet jetë mbi të. 8 Sipër këtyre do të vënë një copë në të kuqe të ndezur dhe do ta mbulojnë tryezën me një mbulesë prej lëkure foke, pastaj do t’i vënë shufrat për ta mbartur.+ 9 Po me copë ngjyrë blu do të mbulojnë shandanin+ për ndriçim, llambat e tij,+ mashat,* mbajtëset e zjarrit+ dhe të gjitha enët e vajit që përdoren për ta mbajtur ndezur. 10 Pastaj shandanin dhe të gjitha pajisjet e tij, do t’i mbështjellin me një mbulesë prej lëkure foke e do t’i vënë mbi një mjet mbartës. 11 Edhe mbi altarin e artë+ do të shtrojnë një copë ngjyrë blu, pastaj do ta mbulojnë me një mbulesë prej lëkure foke dhe do t’i vënë shufrat për ta mbartur.+ 12 Të gjitha pajisjet+ me të cilat shërbehet rregullisht në vendin e shenjtë, do t’i marrin e do t’i vënë në një copë ngjyrë blu, pastaj do t’i mbulojnë me një mbulesë prej lëkure foke e do t’i vënë mbi një mjet mbartës.

13 Ata duhet të heqin hirin* nga altari+ dhe të shtrojnë mbi të një copë prej leshi në ngjyrë të purpurt.* 14 Mbi altar do të vënë tërë pajisjet që përdoren kur shërbejnë në të: mbajtëset e zjarrit, pirunët, lopatat dhe legenët, të gjitha pajisjet e altarit;+ pastaj duhet të shtrojnë një mbulesë prej lëkure foke për ta mbuluar dhe t’i vënë shufrat për ta mbartur.+

15 Kur kampi të niset, Aroni dhe djemtë e vet duhet të mbulojnë vendin e shenjtë+ dhe të gjitha pajisjet e tij. Me të mbaruar ata, do të hyjnë djemtë e Kehathit që t’i mbartin,+ por nuk duhet t’i prekin gjërat e vendit të shenjtë, përndryshe do të vdesin.+ Për këto gjëra në tendën e takimit janë përgjegjës* djemtë e Kehathit.

16 Eleazari,+ djali i priftit Aron, ka përgjegjësinë që të kujdeset për vajin e ndriçimit,+ temjanin aromatik,+ blatimin e rregullt në drithë dhe vajin e mirosjes.+ Ai është mbikëqyrës i tërë tabernakullit dhe gjithçka në të, përfshirë vendin e shenjtë dhe pajisjet e tij.»

17 Jehovai i tha akoma Moisiut dhe Aronit: 18 «Mos lejo që familjet e kehathitëve+ të shuhen nga gjiri i levitëve. 19 Prandaj, që ata të jetojnë e të mos vdesin ngaqë u afrohen gjërave shumë të shenjta,+ Aroni dhe djemtë e tij të hyjnë e t’i caktojnë gjithsecilit shërbimin që duhet të kryejë dhe atë që duhet të mbartë. 20 Kehathitët nuk duhet të hyjnë as edhe për një çast për të parë gjërat e shenjta, përndryshe do të vdesin.»+

21 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 22 «Regjistroni djemtë e Gershonit,+ sipas shtëpive të tyre atërore dhe sipas familjeve të tyre. 23 Duhet të regjistroni të gjithë ata nga 30 deri në 50 vjeç, që bëjnë pjesë në grupin e caktuar për të shërbyer në tendën e takimit. 24 Familjet e gershonitëve janë caktuar që të kujdesen dhe të mbartin këto gjëra:+ 25 ata do të mbartin pëlhurat e tendës së tabernakullit,+ pëlhurën e tendës së takimit, mbulesën e brendshme, mbulesën e jashtme prej lëkure foke,+ perden e trashë në hyrje të tendës së takimit,+ 26 perdet e varura të oborrit,+ perden e trashë në hyrje të oborrit,+ i cili rrethon tabernakullin dhe altarin, litarët e tendës, gjithë pajisjet e tyre dhe gjithçka që lidhet me të. Ky është caktimi i tyre. 27 Gjithë shërbimi që do të bëjnë gershonitët+ dhe ngarkesat që do të mbartin, duhet të mbikëqyren nga Aroni dhe djemtë e tij; tërë këto ngarkesa do t’ua caktoni atyre për t’i mbartur, dhe kjo do të jetë përgjegjësi e tyre. 28 Ky është shërbimi që duhet të kryejnë familjet e gershonitëve në tendën e takimit,+ dhe ata do t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre nën drejtimin e Ithamarit,+ djalit të priftit Aron.

29 Do të regjistroni edhe djemtë e Merarit,+ sipas familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. 30 Do të regjistroni të gjithë ata nga 30 deri në 50 vjeç, që bëjnë pjesë në grupin e caktuar për të shërbyer në tendën e takimit. 31 Është përgjegjësi e tyre t’i mbartin këto gjëra+ si pjesë e shërbimit që bëjnë në tendën e takimit: skeletet prej druri+ të tabernakullit, shufrat,+ shtyllat+ dhe bazamentet e tij me fole;+ 32 shtyllat+ e oborrit rrethues me bazamentet e tyre me fole,+ kunjat e tendës,+ litarët e tendës bashkë me gjithë pajimet që përdoren për këto. Do t’ua caktoni me emra pajimet që kanë si përgjegjësi të mbartin. 33 Ky është shërbimi që duhet të kryejnë familjet e djemve të Merarit+ në tendën e takimit, nën drejtimin e Ithamarit, djalit të priftit Aron.»+

34 Moisiu, Aroni dhe prijësit+ e asamblesë i regjistruan djemtë e kehathitëve+ sipas familjeve dhe shtëpive të tyre atërore, 35 pra, të gjithë ata nga 30 deri në 50 vjeç, që bënin pjesë në grupin e caktuar për të shërbyer në tendën e takimit.+ 36 Në total, të gjithë të regjistruarit sipas familjeve të tyre ishin 2.750 veta.+ 37 Këta ishin të regjistruarit nga familjet e kehathitëve, të gjithë ata që shërbenin në tendën e takimit. Moisiu dhe Aroni i regjistruan sipas urdhrit që Jehovai i kishte dhënë Moisiut.+

38 Djemtë e Gershonit+ u regjistruan sipas familjeve dhe shtëpive të tyre atërore, 39 pra, të gjithë ata nga 30 deri në 50 vjeç, që bënin pjesë në grupin e caktuar për të shërbyer në tendën e takimit. 40 Në total, të gjithë të regjistruarit sipas familjeve të tyre ishin 2.630 veta.+ 41 Ky ishte regjistrimi i familjeve të djemve të Gershonit, pra, të gjithë ata që shërbenin në tendën e takimit. Moisiu dhe Aroni i regjistruan sipas urdhrit të Jehovait.+

42 Djemtë e Merarit u regjistruan sipas familjeve dhe shtëpive të tyre atërore, 43 pra, të gjithë ata nga 30 deri në 50 vjeç, që bënin pjesë në grupin e caktuar për të shërbyer në tendën e takimit.+ 44 Në total, të regjistruarit sipas familjeve të tyre ishin 3.200 veta.+ 45 Ky ishte regjistrimi i familjeve të djemve të Merarit, të cilët Moisiu e Aroni i regjistruan sipas urdhrit që Jehovai i kishte dhënë Moisiut.+

46 Moisiu, Aroni dhe prijësit e Izraelit i regjistruan të gjithë këta levitë sipas familjeve dhe shtëpive të tyre atërore; 47 ata ishin nga 30 deri në 50 vjeç, dhe të gjithë u caktuan që të shërbenin e të mbartnin ngarkesat e tendës së takimit.+ 48 Në total, të regjistruarit ishin 8.580 veta.+ 49 Ata u regjistruan sipas urdhrit që Jehovai i kishte dhënë Moisiut, gjithsecili sipas shërbimit të caktuar dhe ngarkesës që do të mbartte; ata u regjistruan, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.

5 Jehovai i tha më tej Moisiut: 2 «Urdhëroji izraelitët që të nxjerrin jashtë kampit të gjithë të lebrosurit,+ të gjithë ata që kanë sekrecione+ dhe të gjithë ata që janë bërë të papastër ngaqë kanë prekur një të vdekur.*+ 3 Duhet t’i nxirrni jashtë, qofshin meshkuj, qofshin femra; duhet t’i nxirrni jashtë kampit, që të mos ndotin+ gjithë kampin mes të cilëve banoj.»+ 4 Prandaj izraelitët bënë ashtu dhe i nxorën jashtë kampit; ata bënë pikërisht siç i tha Jehovai Moisiut.

5 Jehovai i tha akoma Moisiut: 6 «Thuaju izraelitëve: ‘Nëse një burrë ose një grua kryen ndonjë mëkat siç bëjnë zakonisht njerëzit dhe vepron me pabesi ndaj Jehovait, ai njeri është bërë fajtor.+ 7 Ai* duhet të rrëfejë+ mëkatin që ka bërë, të kthejë vlerën e plotë si dëmshpërblim për fajin, së cilës do t’i shtojë edhe një të pestën,+ dhe do t’ia japë atij që i bëri padrejtësinë. 8 Mirëpo nëse ky i fundit vdes dhe nuk ka asnjë të afërm të ngushtë që ta marrë dëmshpërblimin, dëmshpërblimi do t’i kthehet Jehovait dhe do t’i takojë priftit, përveç dashit të shlyerjes me të cilin prifti do të bëjë shlyerjen për të.+

9 Çdo kontribut i shenjtë+ që izraelitët do t’i paraqitin priftit, do t’i përkasë priftit.+ 10 Gjërat e shenjta që ka secili, do të mbeten të vetat; ato që ia jep priftit, do t’i përkasin priftit.’»

11 Jehovai vazhdoi t’i fliste Moisiut: 12 «Thuaju izraelitëve: “Nëse një grua merr rrugë të keqe dhe tradhton të shoqin 13 duke kryer marrëdhënie me një burrë tjetër,+ por i shoqi nuk e di dhe mbetet e fshehtë që ajo është ndotur, ngaqë kundër saj nuk ka dëshmitar dhe nuk është kapur në faj, ja çfarë duhet bërë: 14 nëse i shoqi bëhet xheloz dhe dyshon për besnikërinë e së shoqes, qoftë kur ajo është ndotur, qoftë kur nuk është ndotur, 15 burri do ta çojë gruan te prifti, bashkë me një të dhjetën e një efe* miell elbi si blatim për të shoqen. Të mos derdhë sipër blatimit as vaj e të mos vërë as temjan të bardhë, sepse është një blatim në drithë për xhelozi, një blatim në drithë për të kujtuar fajin.

16 Prifti do ta nxjerrë gruan përpara dhe do ta vërë të qëndrojë para Jehovait.+ 17 Ai do të marrë ujë të shenjtë në një enë balte e ca dhé nga dyshemeja e tabernakullit dhe do ta hedhë në ujë. 18 Kështu prifti do ta vërë gruan të qëndrojë para Jehovait, do t’ia zgjidhë flokët dhe do t’i vërë në dorë blatimin në drithë që shërben si përkujtues, domethënë, blatimin në drithë për xhelozi,+ kurse vetë do të ketë në dorë ujin e hidhur që sjell mallkim.+

19 Prifti do ta vërë gruan të betohet dhe do t’i thotë: ‘Nëse nuk ke shkuar me ndonjë burrë tjetër ndërsa ishe e martuar*+ dhe nëse nuk ke marrë rrugë të keqe e nuk je ndotur, ky ujë i hidhur që sjell mallkim, mos të bëftë gjë! 20 Por nëse ke marrë rrugë të keqe ndërsa ishe e martuar e kështu je ndotur, dhe ke kryer marrëdhënie me një burrë tjetër,+ përveç burrit tënd . . .’ 21 atëherë prifti do ta vërë gruan të betohet me një be mallkimi dhe do t’i thotë: ‘Jehovai të bëftë shembull mes popullit e u përmendsh në mallkimet dhe betë e tyre kur Jehovai të të thajë* kofshën* dhe të ta ënjtë barkun tënd! 22 Ky ujë që sjell mallkim, do të hyjë në zorrët e tua që të të ënjtë barkun dhe të të thajë* kofshën.’* Pas këtyre fjalëve, gruaja duhet të thotë: ‘Amin! Amin!’*

23 Atëherë prifti do t’i shkruajë këto mallkime në libër, do t’i lajë ato në ujin e hidhur 24 dhe do t’i japë gruas të pijë ujin e hidhur që sjell mallkim, i cili do të hyjë brenda saj e do ta hidhërojë. 25 Pastaj prifti do të marrë nga duart e gruas blatimin në drithë për xhelozi,+ do ta tundë nga njëra anë në tjetrën para Jehovait dhe do ta çojë pranë altarit. 26 Ai do të marrë një grusht nga blatimi në drithë, si blatim simbolik, do ta vërë të digjet e të nxjerrë tym mbi altar,+ dhe pastaj do t’i japë gruas të pijë ujin. 27 Pasi ta ketë pirë ujin, nëse ajo është ndotur e nuk ka qenë besnike ndaj të shoqit, uji që sjell mallkim do të hyjë brenda saj dhe do të bëhet i hidhur, dhe asaj do t’i ënjtet barku e do t’i thahet kofsha,* dhe ajo do të bëhet shembull si një grua e mallkuar mes popullit të vet. 28 Ama, nëse gruaja nuk është ndotur dhe është e pastër, ajo nuk do të ndëshkohet dhe do të jetë në gjendje të mbetet shtatzënë e të lindë pasardhës.

29 Ky është ligji për xhelozinë+ nëse një grua merr rrugë të keqe dhe ndot veten ndërsa është e martuar 30 ose nëse një burrë bëhet xheloz dhe dyshon për besnikërinë e së shoqes; ai duhet ta çojë të shoqen para Jehovait, dhe prifti do të zbatojë ndaj saj gjithë këtë ligj. 31 Nëse është fajtore, gruaja do të përgjigjet për fajin e saj, kurse burri nuk do të ketë faj.”»

6 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Thuaju izraelitëve: ‘Nëse një burrë a një grua merr një zotim të veçantë që të jetojë si nazire*+ për Jehovain, 3 duhet të rrijë larg verës dhe pijeve të tjera alkoolike. Nuk duhet të pijë uthull vere ose uthull të bërë nga ndonjë pije alkoolike.+ Nuk duhet të pijë asnjë lloj lëngu të bërë nga rrushi dhe nuk duhet të hajë rrush, as të freskët, as të thatë. 4 Për sa ditë të jetë nazire, nuk duhet të hajë asgjë të bërë nga hardhia, as rrushin e pabërë, as lëkurën e tij.

5 Mbi kokën e tij nuk duhet të kalojë brisku gjatë gjithë ditëve të zotimit si nazire.+ Ai njeri duhet të qëndrojë i shenjtë duke i lënë flokët të rriten derisa të mbushen ditët për të cilat u nda veç për Jehovain. 6 Për sa ditë të qëndrojë i ndarë veç për Jehovain, të mos i afrohet asnjë të vdekuri.* 7 Të mos ndotet as kur t’i vdesë i ati, e ëma, i vëllai ose e motra,+ sepse ai ka mbi kokë shenjën e nazireut për Perëndinë e tij.

8 Gjatë gjithë ditëve që është nazire, do të jetë i shenjtë për Jehovain. 9 Por nëse gjatë këtyre ditëve, dikush vdes krejt papritur afër tij+ dhe ai ndot flokët që simbolizojnë* zotimin e tij se është ndarë veç për Perëndinë, atëherë ai duhet ta rruajë kokën+ ditën kur të shpallet i pastër; duhet ta rruajë kokën ditën e shtatë. 10 Ditën e tetë duhet t’i sjellë priftit dy turtuj ose dy zogj pëllumbash në hyrje të tendës së takimit. 11 Prifti do ta paraqitë njërin si blatim për mëkatin, ndërsa tjetrin si blatim të djegur, dhe do të bëjë shlyerjen për të, për mëkatin e tij,+ meqë ka prekur një të vdekur.* Pastaj nazireu duhet të shenjtërojë* kokën e vet atë ditë. 12 Ai duhet të ndahet veç përsëri për Jehovain për ditët që është zotuar se do të jetojë si nazire dhe do të sjellë një qengj mashkull njëvjeçar* si blatim për fajin. Mirëpo ditët e mëparshme nuk do t’i llogariten, ngaqë e ndoti nazireatin e tij.

13 Ky, pra, është ligji për nazireun: kur të mbushen ditët e tij si nazire,+ atë do ta sjellin në hyrje të tendës së takimit. 14 Atje ai duhet t’i paraqitë Jehovait blatimin e tij: një qengj mashkull të shëndetshëm e njëvjeçar si blatim të djegur,+ një qengj femër të shëndetshëm e njëvjeçar si blatim për mëkatin,+ një dash të shëndetshëm si flijim në bashkësi,+ 15 si edhe një shportë me bukë pa maja në formë unaze të bëra me miell të bluar imët e të zëna me vaj dhe galeta* pa maja të lyera me vaj bashkë me blatimin e tyre në drithë+ dhe blatimet e tyre në pije.+ 16 Prifti do t’i nxjerrë ato para Jehovait dhe do të paraqitë blatimin për mëkatin dhe blatimin e djegur. 17 Ai do t’i paraqitë Jehovait dashin si flijim në bashkësi bashkë me shportën e bukëve pa maja, si edhe blatimin në drithë+ dhe blatimin në pije të dashit.

18 Pastaj nazireu duhet të rruajë kokën+ në hyrje të tendës së takimit, do t’i marrë flokët që i ka lënë të rriten gjatë nazireatit e do t’i vërë në zjarrin që gjendet poshtë flijimit në bashkësi. 19 Prifti do të marrë një shpatull të zier+ nga dashi, një bukë pa maja në formë unaze nga shporta dhe një galetë pa maja, do t’ia vërë në dorë nazireut pasi të ketë rruar flokët, që janë shenjë e zotimit të tij si nazire, 20 dhe do t’i tundë nga njëra anë në tjetrën si blatim të tundur para Jehovait.+ Këto bashkë me gjoksin e blatimit të tundur dhe me këmbën e racionit të shenjtë, janë një gjë e shenjtë për priftin.+ Pas kësaj nazireu mund të pijë verë.

21 Ky është ligji për nazireun+ që merr një zotim: nëse zotohet dhe ka mundësi t’i paraqitë Jehovait një blatim përveç atyre që i kërkohen si nazire, ai duhet ta mbajë zotimin, që të respektojë ligjin e nazireatit të tij.’»

22 Pastaj Jehovai i tha Moisiut: 23 «Thuaji Aronit dhe djemve të tij: “Kështu duhet ta bekoni+ popullin e Izraelit:

24 ‘Jehovai të bekoftë+ e të ruajttë!

25 Jehovai të dhëntë buzëqeshjen e tij miratuese+ dhe pëlqimin e tij!

26 Jehovai i ktheftë sytë drejt teje dhe të dhëntë paqe!’”+

27 Dhe populli i Izraelit do të thirret me emrin tim,+ që unë t’i bekoj.»+

7 Ditën që mbaroi montimin e tabernakullit,+ Moisiu e mirosi*+ dhe e shenjtëroi bashkë me gjithë pajimet e tij, me altarin dhe me tërë pajisjet që kishte.+ Pasi Moisiu i kishte mirosur dhe shenjtëruar këto gjëra,+ 2 prijësit e Izraelit,+ krerët e shtëpive të tyre atërore, paraqitën një blatim. Këta prijës të fiseve që kishin mbikëqyrur regjistrimin, 3 sollën para Jehovait blatimin e tyre: gjashtë karroca të mbuluara dhe 12 qé—një karrocë për dy prijës dhe nga një dem* për secilin; ata i paraqitën këto para tabernakullit. 4 Jehovai i tha Moisiut: 5 «Pranoji këto gjëra prej tyre, pasi do të përdoren për shërbimin në tendën e takimit. Jepua ato levitëve, secilit aq sa i nevojitet për detyrën e vet.»

6 Kështu Moisiu i pranoi karrocat dhe gjedhët e ua dha levitëve. 7 Dy karroca dhe katër qé ua dha bijve të Gershonit, sipas asaj që u nevojitej për detyrat e tyre.+ 8 Katër karroca dhe tetë qé ua dha bijve të Merarit, sipas asaj që u nevojitej për detyrat e tyre, të cilat i kryenin nën drejtimin e Ithamarit, djalit të priftit Aron.+ 9 Ndërsa bijve të Kehathit nuk u dha gjë, sepse detyrat e tyre kishin të bënin me shërbimin në vendin e shenjtë+ dhe ata i mbartnin gjërat e shenjta në sup.+

10 Tani, prijësit e paraqitën blatimin e tyre për inaugurimin*+ e altarit ditën kur u miros. Kur prijësit e paraqitën blatimin e tyre para altarit, 11 Jehovai i tha Moisiut: «Ata do ta paraqitin blatimin e tyre për inaugurimin e altarit me radhë, nga një prijës çdo ditë.»

12 Ditën e parë e paraqiti blatimin Nahasoni,+ biri i Aminadabit, nga fisi i Judës. 13 Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla,* një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,*+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 14 një kupë* ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 15 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar* si blatim të djegur;+ 16 një kec si blatim për mëkatin+ 17 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Nahasonit, birit të Aminadabit.+

18 Ditën e dytë e paraqiti blatimin Netaneli,+ biri i Zuarit dhe prijësi i Isaharit. 19 Ai paraqiti si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 20 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 21 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 22 një kec si blatim për mëkatin+ 23 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Netanelit, birit të Zuarit.

24 Ditën e tretë, prijësi i bijve të Zabulonit, Eliabi,+ biri i Helonit, 25 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 26 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 27 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 28 një kec si blatim për mëkatin+ 29 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Eliabit,+ birit të Helonit.

30 Ditën e katërt, prijësi i bijve të Rubenit, Elizuri,+ biri i Shedeurit, 31 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 32 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 33 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 34 një kec si blatim për mëkatin+ 35 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Elizurit,+ birit të Shedeurit.

36 Ditën e pestë, prijësi i bijve të Simeonit, Shelumieli,+ biri i Zurishadait, 37 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 38 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 39 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 40 një kec si blatim për mëkatin+ 41 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Shelumielit,+ birit të Zurishadait.

42 Ditën e gjashtë, prijësi i bijve të Gadit, Eliasafi,+ biri i Deuelit, 43 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 44 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 45 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 46 një kec si blatim për mëkatin+ 47 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Eliasafit,+ birit të Deuelit.

48 Ditën e shtatë, prijësi i bijve të Efraimit, Elishamai,+ biri i Amihudit, 49 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 50 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 51 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 52 një kec si blatim për mëkatin+ 53 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Elishamait,+ birit të Amihudit.

54 Ditën e tetë, prijësi i bijve të Manaseut, Gamalieli,+ biri i Pedahzurit, 55 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 56 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 57 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 58 një kec si blatim për mëkatin+ 59 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Gamalielit,+ birit të Pedahzurit.

60 Ditën e nëntë, prijësi+ i bijve të Beniaminit, Abidani,+ biri i Gideoniut, 61 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 62 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 63 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 64 një kec si blatim për mëkatin+ 65 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Abidanit,+ birit të Gideoniut.

66 Ditën e 10-të, prijësi i bijve të Danit, Ahiezeri,+ biri i Amishadait, 67 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 68 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 69 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 70 një kec si blatim për mëkatin+ 71 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Ahiezerit,+ birit të Amishadait.

72 Ditën e 11-të, prijësi i bijve të Asherit, Pagieli,+ biri i Okranit, 73 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 74 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 75 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 76 një kec si blatim për mëkatin+ 77 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Pagielit,+ birit të Okranit.

78 Ditën e 12-të, prijësi i bijve të Neftalit, Ahirai,+ biri i Enanit, 79 solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 80 një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 81 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 82 një kec si blatim për mëkatin+ 83 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Ahirait,+ birit të Enanit.

84 Ky ishte blatimi i prijësve të Izraelit për inaugurimin+ e altarit ditën kur u miros: 12 pjata argjendi, 12 tase argjendi dhe 12 kupa ari;+ 85 çdo pjatë argjendi peshonte 130 sikla dhe çdo tas peshonte 70 sikla, tërë argjendi i këtyre enëve arrinte deri në 2.400 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë;+ 86 secila nga 12 kupat prej ari plot me temjan peshonte 10 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, tërë ari i kupave arrinte deri në 120 sikla; 87 tërë bagëtitë për blatimin e djegur ishin 12 dema, 12 desh, 12 qengja meshkuj njëvjeçarë, bashkë me blatimet e tyre në drithë, si edhe 12 keca si blatim për mëkatin; 88 tërë bagëtitë për flijimin në bashkësi ishin 24 dema, 60 desh, 60 cjep dhe 60 qengja meshkuj njëvjeçarë. Ky ishte blatimi për inaugurimin+ e altarit pasi ishte mirosur.+

89 Sa herë që hynte në tendën e takimit për të folur me Perëndinë,*+ Moisiu e dëgjonte zërin që i fliste nga lart kapakut+ të arkës së Dëshmisë, mes dy kerubinëve;+ dhe Perëndia fliste me të.

8 Jehovai i tha Moisiut: 2 «Thuaji Aronit: ‘Kur të ndezësh llambat e shandanit, të shtata llambat duhet të ndriçojnë zonën përballë tij.’»+ 3 Dhe Aroni ashtu bëri; ai ndezi llambat për të ndriçuar pjesën përballë shandanit,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. 4 Shandani ishte bërë prej ari dhe ishte punuar me çekan, që nga trungu deri te lulet;+ shandani ishte bërë siç ia kishte treguar Jehovai në vegim*+ Moisiut.

5 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 6 «Merri levitët nga mesi i izraelitëve dhe pastroji.+ 7 Ja si duhet t’i pastrosh: spërkati me ujin që lan mëkatin, kurse ata të rruajnë tërë trupin me brisk dhe të lajnë rrobat, e kështu do të jenë të pastër.+ 8 Më pas do të marrin një dem të ri+ dhe blatimin e tij në drithë+ prej mielli të bluar imët e të përzier me vaj, kurse ti do të marrësh një dem tjetër të ri si blatim për mëkatin.+ 9 Nxirri levitët para tendës së takimit dhe mblidh tërë asamblenë e izraelitëve.+ 10 Kur t’i paraqitësh levitët para Jehovait, izraelitët duhet të vënë duart mbi kokat e levitëve.+ 11 Pastaj Aroni duhet t’i paraqitë* levitët para Jehovait si një blatim të tundur+ nga ana e izraelitëve, dhe ata duhet të kryejnë shërbimin e Jehovait.+

12 Pas kësaj, levitët do t’i vënë duart mbi kokat e demave,+ të cilët do të paraqiten njëri si blatim për mëkatin e tjetri si blatim i djegur para Jehovait, që të bëhet shlyerja+ për ta. 13 Ndërsa ti do t’i vësh levitët të qëndrojnë para Aronit dhe djemve të tij e do t’i paraqitësh* si blatim të tundur për Jehovain. 14 Ndaji veç levitët nga tërë izraelitët, dhe levitët do të bëhen të mitë.+ 15 Pastaj levitët do të hyjnë në tendën e takimit për të shërbyer. Kështu duhet t’i pastrosh e duhet t’i paraqitësh* si blatim të tundur, 16 sepse ata janë të dhuruarit që më janë dhënë mes izraelitëve. Unë do t’i marr ata për vete në vend të të gjithë të parëlindurve të izraelitëve,*+ 17 sepse çdo i parëlindur mes izraelitëve është imi, si i njerëzve, edhe i kafshëve.+ Unë i shenjtërova ata për vete ditën kur godita të gjithë të parëlindurit e Egjiptit.+ 18 Prandaj do t’i marr levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të izraelitëve 19 dhe do t’ua jap Aronit e djemve të tij si të dhuruar mes izraelitëve, për të shërbyer në tendën e takimit+ në dobi të izraelitëve dhe për të bërë shlyerjen për ta, që mbi izraelitët të mos bjerë asnjë plagë+ ngaqë i afrohen vendit të shenjtë.»

20 Moisiu, Aroni dhe tërë asambleja e izraelitëve bënë gjithë sa i kishte urdhëruar Jehovai Moisiut për levitët. 21 Kështu, levitët u pastruan, lanë rrobat,+ e pastaj Aroni i paraqiti* si blatim të tundur para Jehovait.+ Më pas Aroni bëri shlyerjen për ta, që t’i pastronte.+ 22 Pas kësaj, levitët hynë për të kryer shërbimin e tyre në tendën e takimit para Aronit dhe djemve të tij, të cilët vepruan me ta siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun për levitët.

23 Tani Jehovai i tha Moisiut: 24 «Ja çfarë u kërkohet levitëve: nga mosha 25 vjeç e lart, të bashkohen me grupin që shërben në tendën e takimit. 25 Por, pas moshës 50 vjeç, ta ndërpresin këtë shërbim e të mos shërbejnë më. 26 Mund të ndihmojnë vëllezërit e tyre që përmbushin përgjegjësitë në tendën e takimit, por vetë nuk duhet të bëjnë asnjë shërbim atje. Kështu do të veprosh lidhur me levitët dhe përgjegjësitë e tyre.»+

9 Muajin e parë+ të vitit të dytë pasi kishin dalë nga Egjipti, Jehovai i tha Moisiut në shkretëtirën e Sinait: 2 «Izraelitët duhet ta përgatitin flijimin e Festës së Kalimit*+ në kohën e caktuar,+ 3 ditën e 14-të të këtij muaji, në të ngrysur;* duhet ta përgatitni në kohën e caktuar sipas tërë normave dhe rregullave të vendosura.»+

4 Kështu Moisiu u tha izraelitëve të përgatitnin flijimin e Festës së Kalimit. 5 Atëherë ata e përgatitën ditën e 14-të të muajit të parë, në të ngrysur,* në shkretëtirën e Sinait. Izraelitët bënë gjithçka që Jehovai i kishte urdhëruar Moisiut.

6 Tani, disa burra ishin të papastër ngaqë kishin prekur një të vdekur,+ kështu që nuk mund ta përgatitnin flijimin e Festës së Kalimit atë ditë. Prandaj u paraqitën po atë ditë para Moisiut dhe Aronit+ 7 dhe i thanë Moisiut: «Ne jemi të papastër ngaqë kemi prekur një të vdekur. Pse duhet të na pengojë kjo që t’i paraqitim blatimin Jehovait në kohën e caktuar bashkë me izraelitët e tjerë?»+ 8 Moisiu iu përgjigj: «Prisni këtu, që të dëgjoj ç’do të më urdhërojë Jehovai për ju.»+

9 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 10 «Thuaju izraelitëve: ‘Edhe nëse ndonjëri prej jush ose prej brezave tuaj të ardhshëm është i papastër ngaqë ka prekur një të vdekur,+ ose nuk ndodhet këtu ngaqë është nisur për udhë të largët, prapëseprapë duhet ta përgatitë flijimin e Festës së Kalimit për Jehovain. 11 Ata duhet ta përgatitin ditën e 14-të të muajit të dytë,+ në të ngrysur,* dhe ta hanë me bukë pa maja e me barishte të hidhura.+ 12 Nuk duhet të lënë asgjë deri në mëngjes+ dhe nuk duhet t’i thyejnë flisë asnjë kockë:+ duhet ta përgatitin sipas tërë normave për Festën e Kalimit. 13 Por nëse dikush është i pastër ose nuk është duke udhëtuar, dhe e lë pas dore përgatitjen e flijimit të Festës së Kalimit, ai duhet shfarosur nga gjiri i popullit,+ sepse nuk e paraqiti blatimin e Jehovait në kohën e caktuar. Ai njeri do të përgjigjet për mëkatin e vet.

14 Nëse mes jush banon një i ardhur, edhe ai do ta përgatitë flijimin e Festës së Kalimit për Jehovain;+ ai duhet të veprojë sipas normës për Festën e Kalimit dhe rregullave të vendosura.+ Për ju duhet të ketë një ligj të vetëm, si për të ardhurin, edhe për vendësin.’»+

15 Tani, ditën kur u montua tabernakulli,+ pra tenda e Dëshmisë, atë e mbuloi reja, kurse nga mbrëmja deri në mëngjes, reja mbi të dukej si zjarr.+ 16 Kështu ndodhte gjithmonë: ditën e mbulonte reja, kurse natën reja dukej si zjarr.+ 17 Kur reja ngrihej mbi tendë, izraelitët niseshin menjëherë,+ dhe aty ku qëndronte reja, aty ndaleshin izraelitët për të ngritur kampin.+ 18 Izraelitët niseshin me urdhër të Jehovait dhe po me urdhër të Jehovait ndaleshin për të ngritur kampin;+ ata qëndronin të fushuar për aq ditë sa reja qëndronte mbi tabernakull. 19 Kur reja rrinte mbi tabernakull për shumë ditë, izraelitët i bindeshin Jehovait dhe nuk niseshin.+ 20 Ndonjëherë reja qëndronte mbi tabernakull për pak ditë. Me urdhër të Jehovait qëndronin të fushuar dhe po me urdhër të Jehovait niseshin. 21 Nganjëherë reja qëndronte vetëm nga mbrëmja deri në mëngjes dhe në mëngjes, kur reja ngrihej, ata niseshin; qoftë ditën, qoftë natën, ata niseshin kur ngrihej reja.+ 22 Për aq kohë sa reja rrinte mbi tabernakull, për dy ditë, një muaj a më shumë, izraelitët qëndronin të fushuar e nuk niseshin. Por, kur ajo ngrihej, ata niseshin. 23 Me urdhër të Jehovait e ngrinin kampin dhe po me urdhër të Jehovait niseshin. Ata e përmbushën detyrimin që kishin para Jehovait, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.

10 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 2 «Bëj dy trumbeta;+ ato duhen të jenë prej argjendi të punuara me çekan. Këto do të të shërbejnë që të thërrasësh asamblenë dhe që t’i sinjalizosh izraelitët të mbledhin kampet e të nisen. 3 Kur ato të bien të dyja, tërë asambleja duhet të vijë te ti në hyrje të tendës së takimit.+ 4 Nëse bie vetëm njëra, te ti do të vijnë vetëm prijësit, krerët e mijëra burrave të Izraelit.+

5 Kur të dëgjohet një buçitje e shkurtër dhe e përsëritur, duhet të nisen kampet e atyre që janë në lindje.+ 6 Kur të dëgjohet një buçitje e shkurtër dhe e përsëritur për herë të dytë, duhet të nisen kampet e atyre që janë në jug.+ Sa herë që të niset ndonjë ndarje, trumbetat duhet të buçasin në këtë mënyrë.

7 Tani, kur të thërritni kongregacionin,* duhet t’u bini trumbetave,+ por jo me një buçitje të shkurtër dhe të përsëritur. 8 Djemtë e Aronit, priftërinjtë, duhet t’u bien trumbetave,+ dhe kjo gjë do të shërbejë si ligj i pandryshueshëm për ju, brez pas brezi.

9 Nëse në vendin tuaj duhet të luftoni kundër pushtuesve që ju bien në qafë, bjerini alarmit për luftë me trumbeta,+ dhe Jehovai, Perëndia juaj, do të kujtohet për ju e do t’ju shpëtojë nga armiqtë.

10 Edhe në raste gëzimi+​—periudha festash+ dhe fillime muajsh—duhet t’u bini trumbetave kur të paraqitni blatimet e djegura+ dhe flijimet në bashkësi;+ kështu Perëndia juaj do të kujtohet për ju. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!»+

11 Tani, vitin e dytë, ditën e 20-të të muajit të dytë,+ reja u ngrit nga tabernakulli+ i Dëshmisë. 12 Kështu izraelitët filluan të largoheshin nga shkretëtira e Sinait sipas radhës së përcaktuar,+ dhe reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.+ 13 Kjo ishte hera e parë që ata niseshin sipas urdhrit që Jehovai i kishte dhënë Moisiut.+

14 Kështu, e para u nis ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Judës, sipas njësive të tyre,* dhe Nahasoni,+ biri i Aminadabit, ishte në krye të njësisë së tij. 15 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Isaharit ishte Netaneli,+ biri i Zuarit. 16 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Zabulonit ishte Eliabi,+ biri i Helonit.

17 Kur u çmontua tabernakulli,+ u nisën edhe bijtë e Gershonit+ me bijtë e Merarit,+ të cilët mbartnin tabernakullin.

18 Pastaj u nis ndarja trifisëshe e kampit të Rubenit, sipas njësive të tyre,* dhe Elizuri,+ biri i Shedeurit, ishte në krye të njësisë së tij. 19 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Simeonit ishte Shelumieli,+ biri i Zurishadait. 20 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Gadit ishte Eliasafi,+ biri i Deuelit.

21 Më pas u nisën kehathitët, të cilët mbartnin gjërat e shenjtërores;+ tabernakulli duhej montuar para se këta të mbërrinin.

22 Pastaj u nis ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Efraimit, sipas njësive të tyre,* dhe Elishamai,+ biri i Amihudit, ishte në krye të njësisë së tij. 23 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Manaseut ishte Gamalieli,+ biri i Pedahzurit. 24 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Beniaminit ishte Abidani,+ biri i Gideoniut.

25 Pastaj u nis ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Danit sipas njësive të tyre,* e cila formonte praparojën për të gjitha kampet, dhe Ahiezeri,+ biri i Amishadait, ishte në krye të njësisë së tij. 26 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Asherit ishte Pagieli,+ biri i Okranit. 27 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Neftalit ishte Ahirai,+ biri i Enanit. 28 Nisja e izraelitëve dhe e njësive të tyre* bëhej sipas kësaj radhe.+

29 Atëherë Moisiu i tha Hobabit, birit të midianitit Reuel,*+ që ishte vjehrri i Moisiut: «Ne po nisemi drejt vendit për të cilin Jehovai tha: ‘Do t’jua jap juve.’+ Eja me ne+ dhe ne do të të mbajmë mirë, sepse Jehovai i ka premtuar gjëra të mira Izraelit.»+ 30 Por ai ia ktheu: «Jo, do të kthehem në vendin tim dhe te të afërmit e mi.» 31 Atëherë Moisiu i tha: «Të lutem, mos na lër, sepse ti e di ku ta ngremë kampin në shkretëtirë dhe mund të bëhesh udhërrëfyesi ynë.* 32 Po qe se vjen me ne,+ çdo të mirë që do të na bëjë Jehovai, ne do të ta bëjmë ty.»

33 Kështu u nisën nga mali i Jehovait+ për të bërë tri ditë udhë, dhe arka+ e besëlidhjes së Jehovait shkonte para tyre gjatë këtyre tri ditëve, në kërkim të një vendi ku të pushonin.+ 34 Kur mblidhnin kampet dhe niseshin, reja e Jehovait+ qëndronte mbi ta gjatë ditës.

35 Sa herë që lëviznin Arkën, Moisiu thoshte: «Ngrihu, o Jehova,+ e le të shpërndahen armiqtë e tu! Ata që të urrejnë, le t’ia mbathin para teje!» 36 Ndërsa kur e ndalnin, ai thoshte: «Kthehu, o Jehova, kthehu te mijërat e dhjetëra mijërat e Izraelit.»+

11 Tani, populli filloi të ankohej gjithë vrer para Jehovait. Kur e dëgjoi këtë, Jehovait iu ndez zemërimi dhe Jehovai lëshoi zjarr kundër tyre, që përpiu disa nga njerëzit në skaj të kampit. 2 Atëherë populli i thirri Moisiut për ndihmë, dhe ai iu përgjërua Jehovait,+ e zjarri u shua. 3 Prandaj ai vend u quajt Taberah,* sepse Jehovai kishte lëshuar zjarr kundër tyre.+

4 Turmën e përzier*+ që ishte mes tyre e pushtoi një grykësi e madhe dhe nisi të ankohej,+ e kështu edhe izraelitët filluan prapë të qaheshin e të thoshin: «Kush do të na japë mish të hamë?+ 5 Ah, ç’i kujtojmë peshqit që hanim për hiçgjë në Egjipt, kastravecat, shalqinjtë, preshtë, qepët dhe hudhrat!+ 6 Kurse tani po tretemi fare. Sytë s’na shohin gjë tjetër veç kësaj mane.»+

7 Tani, mana*+ ishte si fara e koriandrit+ dhe dukej si rrëshirë bdeli. 8 Njerëzit shkonin rreth e rrotull dhe e mblidhnin, e bluanin në mokër* ose e thërrmonin në havan.* Pastaj e zienin nëpër tenxhere ose përgatitnin me të kuleç të rrumbullakët;+ mana e kishte shijen si kulaç i ëmbël i zënë me vaj. 9 Natën kur binte vesa mbi kamp, binte edhe mana.+

10 Moisiu i dëgjoi të gjitha familjet e popullit tek qaheshin, çdo burrë në hyrje të tendës së vet. Atëherë Jehovai u zemërua shumë;+ edhe Moisiut nuk i pëlqeu fare ajo që po ndodhte. 11 Prandaj Moisiu i tha Jehovait: «Pse e mundon shërbëtorin tënd? Çfarë kam bërë që je i pakënaqur me mua e më ke ngarkuar barrën e gjithë këtij populli?+ 12 Mos e kam ngjizur unë tërë këtë popull? Mos i kam lindur gjë unë, që më thua: ‘Mbaji në gji siç mban mëndesha* foshnjën e gjirit’, për t’i çuar drejt vendit për të cilin iu betove paraardhësve të tyre?+ 13 Ku të gjej unë mish për gjithë këtë popull, pasi ata qahen pa pushim e më thonë: ‘Na jep mish të hamë.’ 14 Nuk mundem ta mbaj i vetëm barrën e gjithë këtij populli, se është tepër e rëndë për mua.+ 15 Prandaj, nëse do të më trajtosh kështu, të lutem më vrit që tani.+ Nëse gëzoj miratimin tënd, mos më bëj të shoh më të zeza.»

16 Jehovai ia ktheu Moisiut: «Më mblidh 70 burra nga pleqtë e Izraelit, që ti i njeh si të parë* e pleq të popullit,+ dhe çoji te tenda e takimit; atje le të zënë vend bashkë me ty. 17 Unë do të zbres+ atje që të flas me ty+ dhe do të marr ca nga fryma ime+ që është mbi ty e do ta vë mbi ta, e kështu ata do të të ndihmojnë të mbash barrën e popullit, që të mos e mbash i vetëm.+ 18 Popullit thuaji: “Shenjtërohuni për nesër,+ se do të hani mish, meqë u qatë para Jehovait+ e thatë: ‘Kush do të na japë mish të hamë? Sa mirë që ishim në Egjipt!’+ Po, Jehovai do t’ju japë mish, dhe ju do ta hani.+ 19 Nuk do ta hani për 1 ditë, 2 ditë, 5 ditë, 10 ditë ose 20 ditë, 20 por për një muaj të tërë, derisa t’ju dalë nga hundët e t’ju neveritet,+ sepse e hodhët poshtë Jehovain që është mes jush dhe u qatë para tij: ‘Pse dolëm nga Egjipti?’”»+

21 Atëherë Moisiu tha: «Populli mes të cilit gjendem ka 600.000 burra*+ dhe ti thua: ‘Do t’u jap mish dhe do të hanë për një muaj të tërë?!’ 22 Po të theren tufa të tëra bagëtish, do t’u mjaftojë vallë? Apo, nëse kapet tërë peshku i detit, a do të ngopen?»

23 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Mos është gjë dora e Jehovait tepër e shkurtër?+ Tani do ta shohësh po nuk ndodhi si po të them.»

24 Kështu Moisiu doli dhe i tha popullit fjalët e Jehovait. Ai mblodhi 70 burra nga pleqtë e popullit dhe u tha të qëndronin përreth tendës.+ 25 Pastaj Jehovai zbriti në një re,+ i foli Moisiut,+ mori ca nga fryma e tij+ që ishte mbi të dhe e vuri mbi secilin nga 70 pleqtë. Sapo fryma zuri vend mbi ta, ata nisën të vepronin si profetë,*+ por më pas nuk e bënë më këtë gjë.

26 Në kamp kishin mbetur dy nga burrat: ata quheshin Eldad dhe Medad. Fryma zuri vend edhe mbi këta, pasi edhe ata ishin zgjedhur, por nuk kishin shkuar te tenda, prandaj ata nisën të vepronin si profetë në kamp. 27 Atëherë një djalë i ri shkoi me vrap të njoftonte Moisiun: «Eldadi dhe Medadi po veprojnë si profetë në kamp!» 28 Kur dëgjoi këtë, Josiu,+ biri i Nunit dhe shërbëtor i Moisiut që nga djalëria, u hodh dhe tha: «Ndaloji, Moisi, zotëria im!»+ 29 Por Moisiu iu përgjigj: «Mos je gjë xheloz për mua? Mos ji, sepse unë do të doja që tërë populli i Jehovait të ishin profetë dhe që Jehovai ta vinte frymën e tij mbi ta!» 30 Më vonë Moisiu u kthye në kamp bashkë me pleqtë e Izraelit.

31 Pastaj Jehovai ngriti një erë, që filloi të sillte nga deti shkurta dhe i rrëzonte ato përreth kampit,+ në një largësi sa një ditë udhë në çdo anë të kampit; shkurtat formuan përreth gjithë kampit një shtresë prej dy kutesh* mbi tokë. 32 Kështu, gjithë atë ditë e gjithë atë natë, madje edhe gjithë ditën tjetër, populli ndenji zgjuar që të mblidhte shkurta; asnjë nuk mblodhi më pak se dhjetë homerë.* Më pas i përhapën shkurtat rreth e qark kampit.* 33 Ata e kishin ende mishin ndër dhëmbë dhe nuk e kishin përtypur kur Jehovait iu ndez zemërimi kundër popullit. Kështu Jehovai nisi ta godiste popullin dhe bëri kërdi të madhe.+

34 Prandaj ai vend u quajt Kibrot-Hatavah,*+ sepse atje u varrosën ata që u treguan grykës të mëdhenj.+ 35 Nga Kibrot-Hatavahu populli u nis drejt Hazerotit dhe qëndroi atje.+

12 Tani, Miriami dhe Aroni nisën të flitnin kundër Moisiut, për shkak të gruas kushite me të cilën ishte martuar.+ 2 Ata thoshin: «Pse, vetëm nëpërmjet Moisiut ka folur Jehovai? A nuk ka folur edhe nëpërmjet nesh?»+ E Jehovai po dëgjonte.+ 3 Tani, Moisiu ishte më zemërbuti ndër gjithë njerëzit*+ në faqen e dheut.

4 Në çast, Jehovai i tha Moisiut, Aronit dhe Miriamit: «Dilni e shkoni te tenda e takimit që të tre!» Kështu ata të tre dolën. 5 Dhe Jehovai zbriti në shtyllën e resë,+ qëndroi në hyrje të tendës dhe thirri Aronin me Miriamin. Ata të dy dolën përpara 6 dhe ai u tha: «Më dëgjoni, ju lutem. Po të kishte mes jush ndonjë profet për Jehovain, unë do t’i shfaqesha atij në vegim*+ dhe do t’i flitja në ëndërr.+ 7 Por nuk është kështu në rastin e Moisiut, shërbëtorit tim. Atij i është besuar tërë shtëpia ime.*+ 8 Unë flas me të sy për sy,*+ e ia them gjërat qartë e jo me gjëegjëza. Unë, Jehovai, i shfaqem atij para syve. Si nuk patët frikë, pra, të flitnit kundër shërbëtorit tim, kundër Moisiut?»

9 Kështu Jehovait iu ndez zemërimi kundër tyre dhe u largua. 10 Kur reja u largua nga tenda, ç’të shihje! Miriamit i kishte rënë lebra dhe ishte bërë e bardhë si bora.+ Atëherë Aroni u kthye nga Miriami dhe pa se asaj i kishte rënë lebra.+ 11 Menjëherë Aroni i tha Moisiut: «Të përgjërohem, zotëria im! Të lutem, të mos ndëshkohemi për këtë mëkat! Kemi vepruar pa mend. 12 Të lutem, mos e lër motrën tonë të jetë si një foshnjë që lind e vdekur, e cila ka mishin gjysmë të kalbur kur del nga barku i nënës!» 13 Prandaj Moisiu i thirri Jehovait: «Të lutem, o Perëndi, të lutem, shëroje!»+

14 Jehovai iu përgjigj Moisiut: «Po ta kishte pështyrë i ati në fytyrë, a nuk do të ishte e poshtëruar për shtatë ditë? Le të vihet shtatë ditë në karantinë jashtë kampit,+ e pastaj le të futet përsëri.» 15 Kështu, Miriamin e vunë për shtatë ditë në karantinë jashtë kampit.+ Populli nuk e mblodhi kampin e nuk u nis derisa Miriami u fut përsëri. 16 Pastaj populli u largua nga Hazeroti+ dhe e ngriti kampin në shkretëtirën e Paranit.+

13 Tani Jehovai i tha Moisiut: 2 «Dërgo disa burra që të vëzhgojnë* vendin e Kananit, të cilin po ua jap izraelitëve; dërgo një burrë nga çdo fis atëror, të gjithë të jenë prijës.»+

3 Kështu Moisiu i nisi ata nga shkretëtira e Paranit+ me urdhër të Jehovait; të gjithë burrat ishin krerë të izraelitëve. 4 Këta janë emrat e tyre: Shamuai, biri i Zakurit, nga fisi i Rubenit; 5 Shafati, biri i Horit, nga fisi i Simeonit; 6 Kalebi,+ biri i Jefunehut, nga fisi i Judës; 7 Igali, biri i Jozefit, nga fisi i Isaharit; 8 Hoshea,+ biri i Nunit, nga fisi i Efraimit; 9 Palti, biri i Rafuit, nga fisi i Beniaminit; 10 Gadieli, biri i Sodit, nga fisi i Zabulonit; 11 Gadiu, biri i Susit, nga fisi i Jozefit,+ për fisin e Manaseut;+ 12 Amieli, biri i Gemalit, nga fisi i Danit; 13 Seturi, biri i Mikaelit, nga fisi i Asherit; 14 Nahbiu, biri i Vofsit, nga fisi i Neftalit; 15 Geueli, biri i Makiut, nga fisi i Gadit. 16 Këta ishin emrat e burrave që dërgoi Moisiu për të vëzhguar vendin. Moisiu e quajti Hoshenë, birin e Nunit, Josi.*+

17 Kur po i dërgonte të vëzhgonin vendin e Kananit, Moisiu u tha: «Ngjituni që këtej në Negeb dhe pastaj në rajonin malor.+ 18 Shihni si është vendi+ dhe si janë njerëzit që banojnë në të: në janë të fortë a të dobët, shumë apo pak; 19 si është vendi, i mirë apo i keq; si janë qytetet ku banojnë, pa mure apo të fortifikuara; 20 si është toka, pjellore apo shterpë,*+ ka pemë apo s’ka. Duhet të jeni të guximshëm+ dhe të merrni ca fryte nga ai vend.» Në atë kohë piqej rrushi i hershëm.+

21 Kështu ata u ngjitën dhe vëzhguan vendin nga shkretëtira e Zinit+ deri në Rehob,+ afër Lebo-Hamathit.*+ 22 U ngjitën në Negeb dhe më pas mbërritën në Hebron+ (i cili ishte ndërtuar shtatë vjet para Zoanit të Egjiptit), ku jetonin anakimët+ Ahiman, Sheshá dhe Talmá.+ 23 Kur mbërritën në luginën* e Eshkolit,+ prenë një degë me një bistak rrushi, të cilin u deshën dy burra që ta mbanin me një shkop; morën edhe ca shegë e ca fiq.+ 24 Ai vend u quajt lugina e Eshkolit,*+ nga bistaku që prenë atje izraelitët.

25 Në fund të 40 ditëve,+ ata u kthyen pasi kishin vëzhguar vendin. 26 Kështu u kthyen te Moisiu, te Aroni dhe tek asambleja e izraelitëve në shkretëtirën e Paranit, në Kadesh;+ ata i sollën një raport tërë asamblesë dhe i treguan frytet e vendit. 27 Ja çfarë i raportuan Moisiut: «Ne shkuam në vendin ku na dërgove. Atje rrjedh vërtet qumësht e mjaltë+ dhe këto janë frytet e tij.+ 28 Megjithatë, njerëzit që banojnë në atë vend janë të fortë dhe qytetet e fortifikuara janë shumë të mëdha. Atje pamë edhe anakimët.+ 29 Amalekitët+ banojnë në Negeb.+ Hititët, jebusitët+ dhe amoritët+ banojnë në rajonin malor. Ndërsa kananitët+ banojnë afër detit+ dhe përgjatë Jordanit.»

30 Atëherë Kalebi u përpoq ta qetësonte popullin që qëndronte para Moisiut, me këto fjalë: «Ejani të ngjitemi menjëherë dhe keni për të parë po s’e shtimë në dorë, sepse pa diskutim jemi në gjendje ta pushtojmë.»+ 31 Mirëpo burrat që kishin qenë me të thanë: «Ne nuk sulemi dot kundër atij populli, se ata janë më të fortë se ne.»+ 32 E kështu vazhduan t’u jepnin izraelitëve një raport negativ+ për vendin që kishin vëzhguar: «Vendi që përshkuam për ta vëzhguar është një vend që i përpin banorët e vet. Veç kësaj, të gjithë njerëzit që pamë atje, janë burra me shtat të jashtëzakonshëm.+ 33 Po, atje pamë gjigantët,* bijtë e Anakut,+ pasardhësit e nefilimëve. Para tyre na u duk vetja si karkaleca, e po kështu iu dukëm edhe ne atyre.»

14 Atëherë tërë asambleja filloi të ankohej me të madhe, dhe populli qau pa pushim tërë natën.+ 2 Të gjithë izraelitët nisën të murmuritnin kundër Moisiut dhe Aronit,+ dhe gjithë asambleja thoshte: «Ah, sikur të kishim vdekur në Egjipt ose në këtë shkretëtirë! 3 Pse po na çon Jehovai në këtë vend, që të biem të vdekur nga shpata?!+ Gratë dhe fëmijët tanë do të merren si plaçkë lufte.+ A s’është më mirë të kthehemi në Egjipt?»+ 4 Ata madje i thoshin njëri-tjetrit: «Të caktojmë dikë në krye e të kthehemi në Egjipt!»+

5 Kur dëgjuan këto fjalë, Moisiu dhe Aroni u përkulën me fytyrë përtokë para tërë kongregacionit të izraelitëve që ishte mbledhur atje. 6 Kurse Josiu,+ biri i Nunit, dhe Kalebi,+ biri i Jefunehut, të cilët ishin ndër burrat që vëzhguan vendin, shqyen rrobat 7 dhe u thanë tërë izraelitëve të mbledhur atje: «Vendi që përshkuam për të vëzhguar është një vend shumë, shumë i mirë.+ 8 Nëse Jehovai është i kënaqur me ne, patjetër do të na çojë atje e do të na e japë atë vend, po, një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.+ 9 Veç mos ngrini krye kundër Jehovait dhe mos iu frikësoni popullit të vendit,+ se ata janë për ne si një kafshatë. Ata s’ka kush t’i mbrojë, kurse ne kemi Jehovain.+ Mos ua kini frikën!»

10 Megjithatë, tërë asambleja foli për t’i vrarë me gurë,+ kur ja, lavdia e Jehovait u shfaq mbi tendën e takimit para tërë izraelitëve.+

11 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Deri kur do të më përbuzë+ ky popull? Deri kur nuk do të kenë besim tek unë pas gjithë shenjave* që kreva mes tyre?+ 12 Do t’i godas me murtajë e do t’i përzë, dhe do të bëj prej teje një komb më të madh e më të fuqishëm se ata.»+

13 Mirëpo Moisiu i tha Jehovait: «Por do ta dëgjojnë egjiptianët prej nga e nxore këtë popull me anë të fuqisë sate+ 14 dhe do t’ua tregojnë banorëve të këtij vendi. Edhe këta kanë dëgjuar se ti, o Jehova, je mes këtij populli+ dhe i je shfaqur ballë për ballë.+ Kanë dëgjuar se ti je Jehovai, se reja jote qëndron mbi ta dhe se ditën ti shkon para tyre në shtyllën e resë, kurse natën në shtyllën e zjarrit.+ 15 Po ta vrisje gjithë këtë popull në një çast,* kombet që kanë dëgjuar për famën tënde, me siguri do të thonë: 16 ‘Jehovai nuk mundi ta çonte këtë popull në vendin për të cilin iu betua, prandaj i shfarosi në shkretëtirë.’+ 17 Të lutem, o Jehova, tregoje fuqinë tënde të madhe siç ke premtuar edhe vetë: 18 ‘Jehovai, një Perëndi që nuk zemërohet shpejt, që është plot dashuri besnike,*+ që e fal fajin dhe shkeljen,* por që në asnjë mënyrë nuk e lë pa ndëshkuar fajtorin, që për fajin e etërve ndëshkon bijtë deri në brezin e tretë dhe të katërt.’+ 19 Të lutem, fale fajin e këtij populli në përputhje me dashurinë tënde besnike të madhe, ashtu siç e ke falur që nga koha kur ishim në Egjipt e deri më tani!»+

20 Atëherë Jehovai tha: «Po i fal, sipas kërkesës sate.+ 21 Megjithatë, siç është e vërtetë që unë rroj, tërë toka do të mbushet me lavdinë e Jehovait.+ 22 Prandaj asnjë nga burrat që panë lavdinë time dhe shenjat+ që kreva në Egjipt e në shkretëtirë, e që prapëseprapë më vunë në provë+ plot dhjetë herë dhe nuk e dëgjuan zërin tim,+ 23 nuk do ta shohin kurrë vendin për të cilin iu betova etërve të tyre. Jo, asnjë nga ata që më përbuzën, nuk do ta shohë.+ 24 Mirëpo, ngaqë shërbëtori im Kaleb+ kishte një frymë* krejt tjetër e m’u bind me gjithë zemër, me siguri do ta çoj në vendin ku shkoi, dhe pasardhësit e vet do ta zotërojnë atë.+ 25 Meqenëse në luginë* banojnë amalekitët dhe kananitët,+ nesër kthehuni prapa e nisuni për në shkretëtirë nëpërmjet udhës së Detit të Kuq.»+

26 Pastaj Jehovai i tha Moisiut dhe Aronit: 27 «Deri kur do të vazhdojë të murmuritë kundër meje kjo asamble e ligë?+ I kam dëgjuar çfarë po murmuritin izraelitët kundër meje.+ 28 Thuaju atyre: ‘Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Jehovai,—do t’ju bëj pikërisht ato që kam dëgjuar prej jush!+ 29 Kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë,+ po, të gjithë ju nga 20 vjeç e lart që u regjistruat, të gjithë ju që murmuritët kundër meje.+ 30 Asnjë nga ju nuk do të hyjë në vendin për të cilin u betova* se do të banonit,+ përveç Kalebit, birit të Jefunehut, dhe Josiut, birit të Nunit.+

31 Atje do të çoj fëmijët tuaj, për të cilët thatë se do të merreshin si plaçkë lufte,+ dhe ata do ta njohin vendin që ju e përçmuat.+ 32 Kurse kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë. 33 Tani bijtë tuaj do të bëhen barinj në shkretëtirë për 40 vjet+ dhe do t’u duhet të përgjigjen për pabesinë* tuaj, derisa kufoma juaj e fundit të bjerë në shkretëtirë.+ 34 Në përputhje me numrin e ditëve që vëzhguat vendin, pra 40 ditë,+ do të përgjigjeni për fajet tuaja 40 vjet,+ një ditë për një vit, një ditë për një vit, dhe kështu do ta dini ç’do të thotë të më viheni kundër.*

35 Unë, Jehovai, kam folur. Kështu kam për t’ia bërë tërë kësaj asambleje të ligë, atyre që janë mbledhur kundër meje. Në këtë shkretëtirë do të marrin fund dhe këtu do të vdesin.+ 36 Burrat që Moisiu dërgoi për të vëzhguar vendin dhe që e bënë tërë asamblenë të murmuriste kundër tij kur u kthyen me një raport negativ për vendin,+ 37 po, këta burra që dhanë raport negativ për vendin, do të ndëshkohen dhe do të vdesin para Jehovait.+ 38 Kurse Josiu, biri i Nunit, dhe Kalebi, biri i Jefunehut, të cilët ishin mes atyre që shkuan për të vëzhguar vendin, do të mbeten gjallë.’»+

39 Kur Moisiu ua tha këto fjalë tërë izraelitëve, populli nisi të vajtonte pa pushim. 40 Madje ata u çuan herët në mëngjes dhe u përpoqën të ngjiteshin lart në rajonin malor, e thoshin: «Ja tek jemi, gati për t’u ngjitur atje ku tha Jehovai, sepse kemi mëkatuar.»+ 41 Por Moisiu tha: «Pse e shkelni urdhrin e Jehovait? Nuk do t’ia dilni mbanë. 42 Mos u ngjitni, se Jehovai nuk është me ju, dhe armiqtë do t’ju mundin.+ 43 Atje janë amalekitët dhe kananitët që do t’ju kundërvihen,+ dhe ju do të bini të vdekur nga shpata e tyre. Jehovai nuk do të jetë me ju, sepse u larguat nga Jehovai dhe nuk e ndoqët.»+

44 Megjithatë, me kokën e tyre, ata guxuan të ngjiteshin drejt rajonit malor,+ por arka e besëlidhjes së Jehovait dhe Moisiu nuk lëvizën nga kampi.+ 45 Atëherë amalekitët dhe kananitët që banonin në atë rajon malor zbritën, i goditën dhe i shpartalluan deri në Hormah.+

15 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Thuaju izraelitëve: ‘Në fund, kur të keni hyrë në vendin që po ju jap për të banuar+ 3 dhe të paraqitni një blatim të bërë me zjarr para Jehovait nga bagëtia e trashë ose e imët si aromë të këndshme* për Jehovain+​—një blatim të djegur,+ një flijim për ndonjë zotim të veçantë, një blatim vullnetar+ ose një blatim gjatë festave tuaja stinore+​—4 ai që bën blatimin, duhet t’i paraqitë Jehovait edhe një të dhjetën e një efe* mielli të bluar imët+ e të përzier me një çerek hini* vaj si blatim në drithë. 5 Duhet të paraqitni edhe një çerek hini verë si blatim në pije bashkë me blatimin e djegur+ ose me çdo qengj mashkull që flijoni. 6 Ose për një dash, duhet të paraqitni dy të dhjetat e një efe mielli të bluar imët e të përzier me një të tretën hin vaj si blatim në drithë. 7 Duhet të paraqitni edhe një të tretën hin verë si blatim në pije, si aromë të këndshme* për Jehovain.

8 Por nëse paraqitni një mashkull nga bagëtia e trashë si blatim të djegur+ ose një flijim për një zotim të veçantë+ ose një flijim në bashkësi për Jehovain,+ 9 bashkë me të duhet të paraqitni edhe tri të dhjetat e një efe mielli të bluar imët e të përzier me gjysmë hini vaj si blatim në drithë.+ 10 Përveç këtyre duhet të paraqitni gjysmë hini verë si blatim në pije,+ si blatim të bërë me zjarr, si aromë të këndshme* për Jehovain. 11 Kështu duhet vepruar për çdo dem, dash ose qengj a kec mashkull. 12 Në këtë mënyrë duhet të veproni për secilën kafshë, sado qoftë numri i kafshëve që paraqitni. 13 Kështu duhet t’i paraqitin gjithë izraelitët blatimet e bëra me zjarr, si aromë të këndshme* për Jehovain.

14 Nëse një i ardhur mes jush ose një që ka qëndruar mes jush për breza të tërë, paraqet një blatim të bërë me zjarr si aromë të këndshme* për Jehovain, ai duhet të veprojë njësoj si ju.+ 15 Si ju që jeni pjesë e kongregacionit, edhe i ardhuri mes jush, do të keni një ligj të vetëm. Ky do të jetë një ligj i pandryshueshëm për ju, brez pas brezi. I ardhuri duhet të jetë njësoj si ju para Jehovait.+ 16 Duhet të ketë një ligj dhe një vendim gjyqësor si për ju, edhe për të ardhurin që banon mes jush.’»

17 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 18 «Thuaju izraelitëve: ‘Kur të hyni në vendin ku po ju çoj 19 dhe të hani nga buka e vendit,*+ duhet të jepni një kontribut për Jehovain. 20 Duhet të jepni si kontribut kuleç në formë unaze nga frytet e para+ të drithërave të bluara ashpër; duhet t’i jepni si kontribut nga lëmi.* 21 Gjatë tërë brezave tuaj, duhet të jepni si kontribut për Jehovain ca nga frytet e para të drithërave të bluara ashpër.

22 E tani, nëse bëni ndonjë gabim e nuk i zbatoni gjithë këto urdhërime që unë, Jehovai, i kam dhënë Moisiut 23 —të gjitha ato që Jehovai ju urdhëroi me anë të Moisiut, që nga dita që Jehovai urdhëroi e më tutje, brez pas brezi—​24 e nëse gabimi është bërë pa dashje dhe asambleja nuk e dinte, ja çfarë duhet bërë: tërë asambleja duhet të paraqitë një dem të ri si blatim të djegur, si aromë të këndshme* për Jehovain, bashkë me blatimin në drithë dhe blatimin në pije sipas rregullave të caktuara,+ dhe një kec si blatim për mëkatin.+ 25 Prifti do të bëjë shlyerjen për tërë asamblenë e izraelitëve dhe Perëndia do t’i falë,+ sepse ishte një gabim dhe ata sollën për gabimin që bënë një blatim të bërë me zjarr për Jehovain dhe blatimin e tyre për mëkatin para Jehovait. 26 Gabimi do t’i falet tërë asamblesë së izraelitëve dhe të ardhurve që banojnë mes tyre, pasi u bë pa dashje nga i gjithë populli.

27 Nëse dikush mëkaton pa dashje duhet të paraqitë një dhi njëvjeçare* si blatim për mëkatin.+ 28 Pastaj prifti do të bëjë shlyerjen për personin që gaboi kur mëkatoi pa dashje para Jehovait, që të bëjë shlyerjen për mëkatin, dhe mëkati do t’i falet.+ 29 Kur diçka bëhet pa dashje, duhet të ketë një ligj të vetëm si për izraelitët, edhe për të ardhurit që banojnë mes tyre.+

30 Por ai që bën diçka qëllimisht,+ i ardhur a vendës, duhet shfarosur* nga gjiri i popullit, sepse po blasfemon* kundër Jehovait. 31 Meqë ka përbuzur fjalën e Jehovait dhe ka shkelur urdhërimin e tij, ai njeri duhet shfarosur patjetër;+ ai do të mbajë fajin e vet.’»+

32 Teksa ishin në shkretëtirë, izraelitët gjetën një burrë që mblidhte dru ditën e Sabatit.+ 33 Ata që e gjetën duke mbledhur dru, e çuan te Moisiu, Aroni dhe tërë asambleja. 34 Atë e mbajtën me roja,+ pasi nuk ishte përcaktuar ende ç’duhej bërë me të.

35 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Ai njeri duhet ekzekutuar patjetër.+ Tërë asambleja duhet ta vrasë me gurë jashtë kampit.»+ 36 Kështu tërë asambleja e nxori jashtë kampit dhe e goditi me gurë derisa vdiq, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.

37 Jehovai i tha më tej Moisiut: 38 «Thuaju izraelitëve të bëjnë thekë në fund të rrobave dhe të vënë mbi to një kordon të hollë blu, brez pas brezi.+ 39 ‘Duhet t’i keni këto thekë që t’i shihni dhe të kujtoni të gjitha urdhërimet e Jehovait, e kështu t’i zbatoni.+ Nuk duhet të ndiqni zemrën dhe sytë tuaj, që po ju nxitin të më tradhtoni.*+ 40 Kjo do t’ju ndihmojë të kujtoni, e kështu do të zbatoni të gjitha urdhërimet e mia dhe do të jeni të shenjtë për Perëndinë tuaj.+ 41 Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju nxori nga Egjipti për të qenë Perëndia juaj.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!’»+

16 Më pas, Korahu,+ biri i Izarit,+ biri i Kehathit,+ biri i Levit,+ u bashkua me Datanin e Abiramin, bijtë e Eliabit,+ e me Onin, birin e Pelethit, nga bijtë e Rubenit,+ 2 dhe u ngritën kundër Moisiut bashkë me 250 izraelitë, krerë të asamblesë, të zgjedhur të kongregacionit, burra të shquar. 3 Kështu u mblodhën kundër+ Moisiut dhe Aronit e u thanë: «Mjaft më me ju, sepse të gjithë janë të shenjtë,+ po, tërë asambleja, dhe Jehovai është mes tyre.+ Pse u dashka të dilni ju mbi kongregacionin e Jehovait?!»

4 Me ta dëgjuar këtë, Moisiu u përkul menjëherë me fytyrë përtokë. 5 Pastaj i tha Korahut dhe tërë përkrahësve të tij: «Në mëngjes Jehovai do të bëjë të njohur kush i përket atij,+ kush është i shenjtë dhe kush duhet t’i afrohet.+ Atë që do të zgjedhë,+ ai do t’i afrohet. 6 Bëni kështu: ti Korah dhe tërë përkrahësit e tu,+ merrni mbajtëse zjarri,+ 7 dhe nesër vini zjarr në to e hidhuni temjan para Jehovait. Ai që do të zgjedhë Jehovai+ është i shenjti. O bij të Levit,+ e kaluat cakun!»

8 Moisiu i tha prapë Korahut: «Dëgjoni, ju lutem, o bij të Levit! 9 Ju duket gjë e vogël që Perëndia i Izraelit ju ka ndarë veç nga asambleja e Izraelit+ dhe ju ka lejuar t’i afroheni, që të bëni shërbim në tabernakullin e Jehovait e të qëndroni para asamblesë për t’i shërbyer asaj?+ 10 Të duket gjë e vogël që të ka afruar ty, Korah, bashkë me tërë vëllezërit e tu, bijtë e Levit? E tani kërkoni të shtini në dorë edhe priftërinë?!+ 11 Për këtë arsye, ti dhe tërë përkrahësit e tu, jeni mbledhur kundër Jehovait. Pastaj, kush është Aroni që të murmuritni kundër tij?!»+

12 Më vonë Moisiu dërgoi të thërritnin Datanin dhe Abiramin,+ bijtë e Eliabit, por ata thanë: «Nuk vijmë! 13 S’të mjafton që na nxore nga një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë për të na vrarë në shkretëtirë?!+ Tani do të bëhesh edhe zot mbi ne?!* 14 Faktikisht, nuk na ke sjellë në ndonjë vend ku rrjedh qumësht e mjaltë+ e as nuk na ke dhënë si trashëgimi ara e vreshta. Mos do t’u nxjerrësh edhe sytë këtyre burrave? Nuk vijmë, jo!»

15 Atëherë Moisiu u zemërua shumë dhe i tha Jehovait: «Mos e mirato blatimin e tyre në drithë. As edhe një gomar s’kam marrë prej tyre dhe as i kam bërë keq ndonjërit.»+

16 Kështu Moisiu i tha Korahut: «Ti dhe tërë përkrahësit e tu, paraqituni nesër para Jehovait bashkë me Aronin. 17 Secili të marrë mbajtësen e vet të zjarrit, t’i hedhë temjan dhe të paraqitë mbajtësen e vet para Jehovait, gjithsej 250 mbajtëse zjarri, bashkë me ty dhe Aronin, secili me mbajtësen e vet.» 18 Kështu secili mori mbajtësen e vet të zjarrit, vuri zjarr e temjan mbi të dhe qëndroi në hyrje të tendës së takimit bashkë me Moisiun dhe Aronin. 19 Pasi Korahu mblodhi tërë përkrahësit+ kundër tyre në hyrje të tendës së takimit, lavdia e Jehovait iu shfaq tërë asamblesë.+

20 Tani, Jehovai i tha Moisiut dhe Aronit: 21 «Ndahuni veç nga ky grup që ta shfaros në çast.»+ 22 Menjëherë ata u përkulën me fytyrë përtokë dhe thanë: «O Perëndi, ti që u jep jetë të gjithëve,*+ do të indinjohesh me tërë asamblenë nga mëkati i një njeriu të vetëm?!»+

23 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 24 «Thuaji asamblesë: ‘Largohuni nga tendat e Korahut, të Datanit dhe të Abiramit.’»+

25 Pas kësaj, Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani e Abirami, dhe bashkë me të shkuan edhe pleqtë+ e Izraelit. 26 Ai i tha asamblesë: «Largohuni, ju lutem, nga tendat e këtyre njerëzve të ligj dhe mos prekni asgjë nga gjërat e tyre, që të mos shfaroseni për shkak të mëkatit të tyre.» 27 Ata u larguan menjëherë nga tendat e Korahut, të Datanit dhe të Abiramit, kurse Datani me Abiramin dolën e zunë vend në hyrje të tendave të tyre, bashkë me gratë, djemtë dhe të vegjlit.

28 Atëherë Moisiu tha: «Nga kjo do ta merrni vesh që Jehovai më ka dërguar të bëj gjithë këto gjëra dhe se nuk po i bëj me kokën* time: 29 nëse këta njerëz vdesin nga shkaqe natyrore si gjithë të tjerët dhe ndëshkohen si ndëshkohen të gjithë, atëherë mua nuk më ka dërguar Jehovai.+ 30 Por nëse Jehovai bën ndonjë gjë të jashtëzakonshme me ta dhe toka hapet* e i përpin me gjithë ç’kanë e ata zbresin të gjallë në Varr,* atëherë do ta merrni vesh mirë se këta burra kanë përbuzur Jehovain.»

31 Me të mbaruar tërë këto fjalë, toka nën këmbët e tyre u ça.+ 32 Ajo u hap* dhe i përpiu ata, familjet e tyre, tërë njerëzit që përkrahën Korahun+ dhe tërë zotërimet e tyre. 33 Kështu ata dhe tërë njerëzit që kishin shkuar pas tyre, zbritën të gjallë në Varr.* Toka i mbuloi e ata u zhdukën nga kongregacioni.+ 34 Me të dëgjuar klithmat e tyre, të gjithë izraelitët që gjendeshin rreth e përqark ia mbathën dhe thanë: «Kemi frikë se mos toka na përpin edhe ne!» 35 Pas kësaj, një zjarr erdhi nga Jehovai+ dhe përpiu të 250 burrat që po paraqitnin temjan.+

36 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 37 «Thuaji Eleazarit, birit të priftit Aron, që të nxjerrë nga zjarri mbajtëset e zjarrit,+ sepse ato janë të shenjta; thuaji edhe ta shpërndajë zjarrin* pak më tutje. 38 Mbajtëset e zjarrit të njerëzve që humbën jetën ngaqë mëkatuan,* të bëhen petëza të holla metali për të veshur altarin,+ sepse ato u bënë të shenjta kur i paraqitën para Jehovait; duhet të shërbejnë si shenjë për izraelitët.»+ 39 Kështu prifti Eleazar mori mbajtëset e zjarrit prej bakri, që kishin paraqitur ata që i përpiu zjarri, dhe i rrahu e i ktheu në petëza që të vishte altarin, 40 siç i kishte thënë Jehovai me anë të Moisiut. Ky ishte një përkujtues për izraelitët që asnjeri i paautorizuar,* që s’ishte pasardhës i Aronit, të mos afrohej për të djegur temjan para Jehovait,+ dhe që asnjë të mos bëhej si Korahu dhe përkrahësit e tij.+

41 Që të nesërmen, tërë asambleja e izraelitëve nisi të murmuriste kundër Moisiut dhe Aronit,+ e të thoshte: «Ju të dy e keni vrarë popullin e Jehovait.» 42 Pasi asambleja ishte mbledhur kundër Moisiut dhe Aronit, ata u kthyen drejt tendës së takimit, dhe ja, reja e mbuloi dhe lavdia e Jehovait nisi të shfaqej.+

43 Atëherë Moisiu dhe Aroni vajtën para tendës së takimit,+ 44 dhe Jehovai i tha Moisiut: 45 «Largohuni që të dy nga kjo asamble që ta shfaros në çast!»+ Ata u përkulën menjëherë me fytyrë përtokë.+ 46 Pastaj Moisiu i tha Aronit: «Merr mbajtësen e zjarrit, vër në të zjarr nga altari+ dhe temjan, shko shpejt tek asambleja dhe bëj shlyerjen për ta,+ sepse indinjata e Jehovait ka shpërthyer dhe plaga ka nisur.» 47 Aroni e mori menjëherë mbajtësen, siç i kishte thënë Moisiu, dhe vrapoi në mes të kongregacionit, por plaga kishte nisur tashmë mes popullit. Prandaj ai vuri temjan në mbajtësen e zjarrit dhe nisi të bënte shlyerjen për popullin. 48 Ai qëndronte mes të vdekurve dhe të gjallëve, dhe avash-avash plaga u ndal. 49 Ata që vdiqën nga plaga, arritën deri në 14.700 veta, përveç atyre që vdiqën për shkak të Korahut. 50 Pasi plaga ishte ndalur, Aroni u kthye te Moisiu në hyrje të tendës së takimit.

17 Tani Jehovai i tha Moisiut: 2 «Fol me izraelitët dhe merr një shkop për çdo shtëpi atërore, nga të gjithë prijësit e shtëpive të tyre atërore,+ pra 12 shkopinj gjithsej; shkruaj emrin e secilit prijës në shkopin e vet. 3 Emrin e Aronit shkruaje në shkopin që përfaqëson shtëpinë e Levit, sepse ka vetëm një shkop për çdo shtëpi atërore. 4 Vëri shkopinjtë në tendën e takimit para Dëshmisë,*+ ku unë shfaqem rregullisht para jush,+ 5 dhe shkopi i atij që do të zgjedh,+ do të nxjerrë sythe. Kështu do t’u jap fund murmuritjeve të izraelitëve kundër meje+ dhe kundër jush.»+

6 Atëherë Moisiu ua tha këtë izraelitëve, dhe të gjithë prijësit e tyre i dhanë nga një shkop, sipas shtëpive të tyre atërore, gjithsej 12 shkopinj. Mes shkopinjve të tyre ishte edhe shkopi i Aronit. 7 Kështu Moisiu i vuri shkopinjtë para Jehovait në tendën e Dëshmisë.

8 Të nesërmen, kur Moisiu hyri në tendën e Dëshmisë, ja, shkopi i Aronit për shtëpinë e Levit kishte nxjerrë sythe; kishte nxjerrë sythe, kishte çelur lule dhe kishte nxjerrë bajame të bëra. 9 Atëherë Moisiu i mori të gjithë shkopinjtë nga prania e Jehovait dhe i nxori para tërë izraelitëve; ata i panë dhe secili mori shkopin e vet.

10 Më pas Jehovai i tha Moisiut: «Vëre përsëri shkopin e Aronit+ para Dëshmisë që të ruhet si shenjë+ për rebelët,+ që murmuritjet e tyre kundër meje të pushojnë e që ata të mos vdesin.» 11 Moisiu bëri menjëherë siç e kishte urdhëruar Jehovai; ai bëri pikërisht ashtu.

12 Atëherë izraelitët i thanë Moisiut: «Tani po që do të vdesim e do të marrim fund! Po, do të marrim fund të gjithë! 13 Kushdo që provon t’i afrohet tabernakullit të Jehovait, ka për të vdekur!+ Pse, kështu u dashka të marrim fund të gjithë?!»+

18 Më pas Jehovai i tha Aronit: «Ti, djemtë e tu dhe shtëpia e atit tënd, do të përgjigjeni për çdo faj të bërë kundër shenjtërores,+ dhe ti bashkë me djemtë e tu do të përgjigjeni për çdo faj të bërë kundër priftërisë suaj.+ 2 Sill këtu edhe vëllezërit e tu nga fisi i Levit, gjakun e babait tënd, që të bashkohen me ju e të të shërbejnë ty+ dhe djemve të tu para tendës së Dëshmisë.+ 3 Ata duhet të përmbushin përgjegjësitë që kanë ndaj jush dhe gjithë përgjegjësitë që kanë në tendë.+ Mirëpo të mos u afrohen pajisjeve të vendit të shenjtë dhe altarit, që të mos vdesin as ata, as ju.+ 4 Ata do të bashkohen me ju dhe do të përmbushin përgjegjësitë që kanë ndaj tendës së takimit dhe gjithë shërbimin që duhet bërë në tendë, por asnjë njeri i paautorizuar* nuk mund t’ju afrohet.+ 5 Ju duhet të përmbushni përgjegjësinë që keni ndaj vendit të shenjtë+ dhe ndaj altarit,+ që indinjata+ ime të mos shpërthejë më kundër izraelitëve. 6 Unë vetë i kam marrë vëllezërit tuaj, levitët, nga mesi i izraelitëve si një dhuratë për ju.+ Ata i janë dhuruar Jehovait për të shërbyer në tendën e takimit.+ 7 Ti dhe djemtë e tu jeni përgjegjës për detyrat tuaja priftërore që lidhen me altarin dhe me çdo gjë që ndodhet pas perdes;*+ këtë shërbim duhet ta kryeni ju.+ Unë jua kam dhënë shërbimin priftëror si dhuratë, por çdo person i paautorizuar* që afrohet, duhet të vritet.»+

8 Jehovai i tha më tej Aronit: «Unë vetë të kam caktuar që të kujdesesh për kontributet që më bëhen.+ Ty dhe djemve të tu ju kam dhënë një racion nga të gjitha gjërat e shenjta që kontribuojnë izraelitët, si racion të përhershëm.+ 9 Ja racioni që ju takon nga blatimet shumë të shenjta të bëra me zjarr: çdo blatim që paraqesin, përfshirë blatimet në drithë,+ blatimet për mëkatin+ dhe blatimet për fajin.+ Ky racion është shumë i shenjtë për ty dhe djemtë e tu. 10 Duhet ta hani në një vend shumë të shenjtë;+ çdo mashkull mund të hajë prej tij. Kjo do të jetë një gjë e shenjtë për ju.+ 11 Edhe kjo ju takon juve: dhuratat që kontribuojnë+ bashkë me tërë blatimet e tundura+ të izraelitëve. T’i kam dhënë ato ty, djemve dhe vajzave të tua që janë me ty, si një racion të përhershëm,+ kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde, mund t’i hajë.+

12 Gjithë vajin më të mirë, gjithë verën e re dhe drithin më të mirë, frytet e para+ që ata më japin mua, Jehovait, unë t’i jap ty.+ 13 Të gjitha frytet e para të tokës që ata do të sjellin para meje, Jehovait, do të jenë të tuat;+ kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde, mund t’i hajë.

14 Çdo gjë e kushtuar* në Izrael, do të jetë jotja.+

15 Çdo i parëlindur i të gjitha krijesave,*+ që ata do të paraqitin para meje, Jehovait, qoftë të njerëzve, qoftë të kafshëve, do të jetë jotja. Megjithatë duhet ta shpengosh* patjetër të parëlindurin e njeriut+ dhe pjellën e parë të kafshës së papastër.+ 16 Shpengoji me një çmim shpengimi, duke filluar nga njëmuajsh e lart, sipas vlerës së llogaritur, pesë sikla* argjendi+ sipas siklës së vendit të shenjtë,* që është 20 gera.* 17 Vetëm demin e parëlindur, qengjin ose kecin e parëlindur mashkull mos i shpengo,+ pasi janë një gjë e shenjtë. Gjakun e tyre spërkate mbi altar,+ dhe dhjamin e tyre vëre të digjet e të nxjerrë tym si blatim të bërë me zjarr me aromë të këndshme* për Jehovain.+ 18 Mishi i tyre do të jetë për ty; ai do të jetë për ty njësoj si gjoksi i blatimit të tundur dhe këmba e djathtë.+ 19 Të gjitha kontributet e shenjta që izraelitët do të më japin mua, Jehovait,+ unë t’i kam dhënë ty dhe djemve e vajzave të tua që janë me ty, si një racion të përhershëm.+ Kjo është një besëlidhje kripe* e pandryshueshme para Jehovait, për ty dhe pasardhësit e tu.»

20 Më pas Jehovai i tha Aronit: «Ti nuk do të kesh trashëgimi në vendin e izraelitëve dhe nuk do të kesh asnjë pjesë toke mes tyre.+ Unë jam pjesa dhe trashëgimia jote mes tyre.+

21 Ja, bijve të Levit u kam dhënë si trashëgimi çdo të dhjetë*+ në Izrael, si shpërblim për shërbimin që po kryejnë në tendën e takimit. 22 Izraelitët nuk mund t’i afrohen më tendës së takimit, përndryshe do të mëkatojnë e do të vdesin. 23 Levitët duhet të shërbejnë në tendën e takimit, dhe pikërisht ata do të përgjigjen për fajin e popullit.+ Ky është një ligj i pandryshueshëm për ju, brez pas brezi, që ata të mos marrin trashëgimi mes izraelitëve,+ 24 sepse u kam dhënë si trashëgimi levitëve të dhjetën që izraelitët kontribuojnë për Jehovain. Prandaj kam thënë: ‘Ata nuk duhet të marrin trashëgimi mes izraelitëve.’»+

25 Pastaj Jehovai i tha Moisiut: 26 «Thuaju levitëve: ‘Do të merrni nga izraelitët të dhjetën që ju kam dhënë juve si trashëgimi+ dhe duhet të jepni të dhjetën e së dhjetës si kontribut për Jehovain.+ 27 Ky do të konsiderohet si kontributi juaj, sikur të ishte drithi i lëmit+ dhe prodhimi i bollshëm i shtypëses së rrushit ose të ullinjve. 28 Në këtë mënyrë edhe ju do të jepni kontribut për Jehovain nga tërë të dhjetat që do të merrni prej izraelitëve; nga ato duhet t’i jepni priftit Aron kontributin për Jehovain. 29 Nga çdo dhuratë që ju bëhet, do të jepni pjesën më të mirë si kontribut për Jehovain,+ si diçka të shenjtë.’

30 Thuaju edhe këtë levitëve: ‘Kur të kontribuoni më të mirën prej tyre, ato do të konsiderohen si prodhimi i lëmit dhe si prodhimi i shtypëses së rrushit ose të ullinjve. 31 Hajini ato në çfarëdo vendi, ju bashkë me ata të shtëpisë suaj, pasi është paga juaj si shpërblim për shërbimin që kryeni në tendën e takimit.+ 32 Nuk do të mëkatoni për sa kohë që do të jepni si kontribut më të mirën prej tyre, dhe mos i përdhosni gjërat e shenjta të izraelitëve, përndryshe do të vdisni.’»+

19 Jehovai i tha përsëri Moisiut dhe Aronit: 2 «Këtë ligj ka urdhëruar Jehovai: ‘Thuajuni izraelitëve t’ju sjellin një lopë të kuqe të shëndetshme, që nuk ka asnjë të metë+ dhe që nuk është vënë asnjëherë në zgjedhë. 3 Jepjani priftit Eleazar dhe ai do ta çojë jashtë kampit; lopa duhet therur atje në prani të tij. 4 Më pas, prifti Eleazar do të marrë me gisht ca nga gjaku i saj dhe do të spërkatë shtatë herë tokën përpara tendës së takimit.+ 5 Pastaj lopa duhet djegur para syve të tij; do të digjen lëkura, mishi, gjaku dhe bajgat e saj.+ 6 Prifti do të marrë dru cedri, bimë hisopi+ dhe një copë në ngjyrë të kuqe të ndezur, e do t’i hedhë në zjarrin ku po digjet lopa. 7 Pastaj prifti do të lajë rrobat dhe trupin* me ujë, e më pas mund të hyjë në kamp. Megjithatë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

8 Ai që djeg lopën, do të lajë rrobat dhe trupin* me ujë, e do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

9 Një njeri i pastër duhet të mbledhë hirin e lopës+ dhe ta çojë jashtë kampit në një vend të pastër, dhe asambleja e izraelitëve do ta ruajë hirin që të përgatitë me të ujin e pastrimit.+ Është një blatim për mëkatin. 10 Ai që mbledh hirin e lopës, do të lajë rrobat, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

Ky do të shërbejë si ligj i pandryshueshëm për izraelitët dhe për të ardhurin që banon mes tyre.+ 11 Kushdo që prek ndonjë të vdekur,* do të jetë i papastër për shtatë ditë.+ 12 Ky njeri duhet të pastrohet me atë ujë ditën e tretë, dhe ditën e shtatë do të jetë i pastër. Por nëse nuk pastrohet ditën e tretë, ditën e shtatë nuk do të jetë i pastër. 13 Kushdo që prek kufomën e një të vdekuri* e nuk pastrohet, ka ndotur tabernakullin e Jehovait+ dhe duhet shfarosur* nga gjiri i Izraelit.+ Meqë nuk është spërkatur me ujin e pastrimit,+ është akoma i papastër dhe ai mban ende mbi vete papastërtinë e vet.

14 Ky është ligji në rast se një njeri vdes brenda një tende: kushdo që hyn në tendë dhe kushdo që ndodhet tashmë aty do të jetë i papastër për shtatë ditë. 15 Të gjitha enët e hapura që nuk janë mbuluar e nuk u është lidhur gryka mirë, janë të papastra.+ 16 Kushdo që prek jashtë një tende një njeri të vrarë me shpatë, një kufomë, një kockë njeriu ose një varr, do të jetë i papastër për shtatë ditë.+ 17 Për të papastrin duhet marrë ca hi nga blatimi për mëkatin që është djegur, i cili duhet vendosur në një enë dhe mbi të duhet hedhur ujë burimi. 18 Pas kësaj, një njeri i pastër+ do të marrë bimë hisopi,+ do ta zhytë në ujë, do të spërkatë me të tendën, të gjitha enët, njerëzit që ishin atje, si edhe atë që preku kockën, të vrarin, kufomën ose varrin. 19 Ai që është i pastër, do ta spërkatë të papastrin me të ditën e tretë dhe ditën e shtatë; nga mëkati do ta pastrojë ditën e shtatë.+ Pastaj ky duhet të lajë rrobat e të lahet me ujë, dhe në mbrëmje do të jetë i pastër.

20 Kurse ai që është i papastër dhe që nuk pastrohet, duhet shfarosur nga gjiri i kongregacionit,+ sepse ka ndotur shenjtëroren e Jehovait; ai nuk është spërkatur me ujin e pastrimit, prandaj është i papastër.

21 Ky do të shërbejë si ligj i pandryshueshëm për ta: ai që spërkat me ujin e pastrimit,+ duhet të lajë rrobat, dhe ai që e prek ujin e pastrimit do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 22 Çdo gjë që prek i papastri, do të jetë e papastër, dhe ai njeri që prek atë gjë që prek i papastri, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.’»+

20 Muajin e parë, tërë asambleja e izraelitëve mbërriti në shkretëtirën e Zinit, dhe populli filloi të banonte në Kadesh.+ Në atë vend vdiq dhe u varros Miriami.+

2 Mirëpo atje nuk kishte ujë për asamblenë,+ dhe ata u mblodhën kundër Moisiut dhe Aronit. 3 Populli filloi të bënte fjalë me Moisiun+ dhe t’i thoshte: «Më mirë të kishim vdekur kur vdiqën vëllezërit tanë para Jehovait! 4 Pse e keni sjellë kongregacionin e Jehovait në këtë shkretëtirë? Që të vdesim ne dhe bagëtitë tona?+ 5 Pse na keni sjellë nga Egjipti në këtë vend të keq?+ Në këtë vend nuk mund të mbillet. Nuk ka fiq, hardhi dhe shegë, e madje as ujë për të pirë.»+ 6 Atëherë Moisiu dhe Aroni u larguan nga kongregacioni që të shkonin në hyrje të tendës së takimit, u përkulën me fytyrë përtokë, dhe para tyre u shfaq lavdia e Jehovait.+

7 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 8 «Merr bastunin dhe mblidh asamblenë bashkë me Aronin, vëllanë tënd, dhe para syve të tyre flitini shkrepit që të nxjerrë ujë; do të nxirrni ujë nga shkrepi dhe do t’ia jepni asamblesë dhe bagëtive për të pirë.»+

9 Kështu Moisiu mori bastunin që ishte përpara Jehovait,+ siç e kishte urdhëruar ai. 10 Pastaj bashkë me Aronin mblodhën kongregacionin para shkrepit dhe Moisiu tha: «Dëgjoni, tani, o rebelë! Na duhet të nxjerrim ujë tani nga ky shkrep për ju?!»+ 11 Pasi tha këto fjalë, Moisiu ngriti dorën dhe e goditi shkrepin dy herë me bastun. Nga ai filloi të vërshonte ujë, dhe asambleja bashkë me bagëtitë e tyre filluan të pinin.+

12 Më vonë Jehovai i tha Moisiut dhe Aronit: «Meqenëse nuk treguat besim tek unë dhe nuk më shenjtëruat para syve të izraelitëve, ju nuk do ta çoni këtë kongregacion në vendin që do t’u jap.»+ 13 Këto janë ujërat e Meribës*+ ku izraelitët u grindën me Jehovain, dhe kështu ai u shenjtërua mes tyre.

14 Më pas, nga Kadeshi, Moisiu i dërgoi lajmëtarë mbretit të Edomit+ për t’i thënë: «Kështu thotë yt vëlla, Izraeli:+ ‘Ti i di mirë të gjitha vështirësitë që kemi hequr. 15 Etërit tanë shkuan në Egjipt+ dhe ne qëndruam atje për shumë vjet.*+ Mirëpo egjiptianët na keqtrajtonin ne dhe etërit tanë.+ 16 Në fund i thirrëm Jehovait për ndihmë,+ dhe ai na dëgjoi, dërgoi një engjëll+ dhe na nxori nga Egjipti. Tani ja tek jemi në Kadesh, një qytet në kufi të territorit tënd. 17 Të lutemi, na lër të kalojmë përmes vendit tënd. Nuk do të kalojmë as nëpër ara, as nëpër vreshta dhe nuk do të pimë ujë nga asnjë pus. Do të ecim në Rrugën e Mbretit dhe nuk do të kthehemi as djathtas, as majtas derisa të kemi kaluar përmes territorit tënd.’»+

18 Por Edomi ia ktheu: «Nuk do të kaloni përmes territorit tonë, përndryshe do t’ju dal para me shpatë.» 19 Izraelitët iu përgjigjën: «Ne do të kalojmë nga rruga kryesore dhe, po qe se ne dhe bagëtia jonë do të pimë nga uji yt, do ta paguajmë.+ S’duam gjë tjetër veç të kalojmë më këmbë.»+ 20 Por ai tha përsëri: «Jo, nuk mund të kaloni.»+ Ndërkaq Edomi i doli para me shumë njerëz dhe me një ushtri* të fuqishme. 21 Kështu Edomi nuk pranoi që Izraeli të kalonte përmes territorit të vet, prandaj Izraeli u largua nga ai.+

22 Tërë asambleja e izraelitëve u largua nga Kadeshi dhe vajti në malin e Horit.+ 23 Pastaj Jehovai i tha Moisiut dhe Aronit në malin e Horit, pranë kufirit të Edomit: 24 «Aroni do të bashkohet me popullin e tij.*+ Ai nuk do të hyjë në vendin që do t’u jap izraelitëve, sepse ju të dy ngritët krye kundër urdhrit tim në lidhje me ujërat e Meribës.+ 25 Merr Aronin dhe të birin, Eleazarin, e çoji në malin e Horit. 26 Hiqja Aronit rrobat+ dhe vishja të birit, Eleazarit,+ dhe Aroni do të vdesë atje.»*

27 Prandaj Moisiu bëri siç e kishte urdhëruar Jehovai; ata u ngjitën në malin e Horit para syve të tërë asamblesë. 28 Kështu Moisiu ia hoqi rrobat Aronit dhe ia veshi të birit, Eleazarit. Pas kësaj, Aroni vdiq atje në majë të malit,+ kurse Moisiu dhe Eleazari zbritën nga mali. 29 Kur tërë asambleja pa se Aroni kishte vdekur, gjithë shtëpia e Izraelit e vajtoi atë për 30 ditë.+

21 Kur mbreti kananit i Aradit që banonte në Negeb,+ mori vesh se Izraeli kishte ardhur nga udha e Atarimit, e sulmoi Izraelin dhe zuri rob disa. 2 Atëherë Izraeli u zotua para Jehovait dhe tha: «Nëse ma jep në dorë këtë popull, unë do t’i shkatërroj* se s’bën qytetet e tij.» 3 Jehovai e dëgjoi zërin e Izraelit dhe ia dha kananitët në dorë. Kështu Izraeli i caktoi për shkatërrim ata bashkë me qytetet e tyre, prandaj ai vend u quajt Hormah.*+

4 Teksa vazhdonin udhëtimin nga mali i Horit+ nëpërmjet udhës së Detit të Kuq, që t’i binin përqark Edomit,+ populli u sfilit nga rruga. 5 Ai thoshte kundër Perëndisë dhe Moisiut:+ «Pse na keni nxjerrë nga Egjipti? Që të vdesim në shkretëtirë?! Këtu nuk ka as bukë, as ujë,+ dhe na është neveritur kjo bukë e shpifur.»*+ 6 Atëherë Jehovai dërgoi mes popullit gjarpërinj helmues* që i kafshonin pareshtur, dhe shumë izraelitë vdiqën.+

7 Kështu populli vajti te Moisiu dhe tha: «Mëkatuam se folëm kundër Jehovait dhe kundër teje.+ Lutju Jehovait për ne që të na i largojë gjarpërinjtë.» Dhe Moisiu u lut për popullin.+ 8 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Puno një gjarpër helmues* dhe vëre në një shtizë. Kur dikë ta kafshojë gjarpri, ta shikojë atë që të mbetet gjallë.» 9 Moisiu punoi menjëherë një gjarpër prej bakri+ dhe e vuri në shtizë.+ Sa herë që një gjarpër kafshonte dikë dhe ky shikonte gjarprin prej bakri, mbetej gjallë.+

10 Pas kësaj izraelitët u larguan dhe e ngritën kampin në Obot.+ 11 Pastaj u larguan nga Oboti dhe e ngritën kampin në Ije-Abarim,+ në shkretëtirën përballë Moabit, nga lindja. 12 U larguan që andej dhe e ngritën kampin pranë luginës së Zeredit.*+ 13 Nga atje, u larguan dhe e ngritën kampin në rajonin e Arnonit,+ i cili gjendet në shkretëtirën që fillon në kufirin e amoritëve—Arnoni është kufiri i Moabit, midis Moabit dhe amoritëve. 14 Prandaj në librin e Luftërave të Jehovait flitet për «Vahebin në Sufah, për luginat* e Arnonit 15 dhe për tatëpjetën* e luginave,* e cila shtrihet drejt vendbanimit të Arit dhe bashkohet me kufirin e Moabit».

16 Më pas vajtën në Ber. Ky është pusi ku Jehovai i tha Moisiut: «Mblidhe popullin që t’i jap ujë.»

17 Në atë kohë Izraeli këndonte këtë këngë:

«Buro, o pus! Pritjani me këngë!*

18 Pusin që princat gërmuan, fisnikët e popullit rrëmuan

me shkop komandanti dhe me shkopinjtë e tyre.»

Pastaj nga shkretëtira vajtën në Matanah. 19 Nga Matanahu vajtën në Nahaliel dhe nga Nahalieli në Bamot.+ 20 Nga Bamoti vajtën në luginën që gjendet në territorin* e Moabit,+ në majë të Pisgahut,+ i cili sheh nga Jeshimoni.*+

21 Tani, Izraeli i dërgoi lajmëtarë Sihonit, mbretit të amoritëve, dhe i tha:+ 22 «Na lër të kalojmë përmes vendit tënd. Nuk do të kthehemi as në ara e as në vreshta. Nuk do të pimë ujë nga asnjë pus. Do të ecim në Rrugën e Mbretit derisa të kemi kaluar përmes territorit tënd.»+ 23 Por Sihoni nuk e la Izraelin të kalonte përmes territorit të tij. Përkundrazi, mblodhi tërë popullin dhe u nis për t’u ndeshur me Izraelin në shkretëtirë. Me të mbërritur në Jahaz, ai filloi luftën me Izraelin.+ 24 Por Izraeli e mposhti dhe i vrau me shpatë,+ si dhe shtiu në dorë vendin e tij+ nga Arnoni+ deri në Jabok,+ afër amonitëve, sepse Jazeri+ është kufiri i amonitëve.+

25 Kështu, Izraeli mori gjithë këto qytete dhe filloi të banonte në tërë qytetet e amoritëve,+ në Heshbon dhe në gjithë fshatrat e tij, 26 sepse Heshboni ishte qyteti i Sihonit, mbretit të amoritëve, i cili kishte luftuar me mbretin e Moabit dhe i kishte marrë gjithë vendin deri në Arnon. 27 Prej kësaj doli ky proverb sarkastik:

«Ejani në Heshbon!

U ndërtoftë qyteti i Sihonit, i patundur u bëftë!

28 Se një zjarr doli nga Heshboni, një flakë nga qyteti i Sihonit,

që përpiu Arin në Moab, po, zotërit e vendeve të larta të Arnonit.

29 Mjerë ti, o Moab! Kaq e pate, o popull i Kemoshit!+

Bijve të tu, rrugët e arratisë u dhe, bijat e tua i bëre robinja të Sihonit, mbretit të amoritëve.

30 Le t’u biem, pra!

U shkatërroftë Heshboni deri në Dibon,+

e shkretofshim deri në Nofah,

zjarri u përhaptë deri në Medebë!»+

31 Kështu Izraeli filloi të banonte në vendin e amoritëve. 32 Pastaj Moisiu dërgoi disa burra që të vëzhgonin Jazerin.+ Ata shtinë në dorë fshatrat e tij dhe i dëbuan amoritët që ishin atje. 33 Pas kësaj u kthyen dhe shkuan Rrugës së Bashanit. Ogu,+ mbreti i Bashanit, bashkë me tërë popullin e tij, doli kundër tyre në betejë në Edrei.+ 34 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Mos ki frikë nga ai,+ sepse atë, mbarë popullin dhe vendin e tij do të ta jap në dorë.+ Do të bësh me të siç bëre me Sihonin, mbretin e amoritëve, që banonte në Heshbon.»+ 35 Prandaj, ata e sulmuan Ogun, bijtë dhe mbarë popullin e tij derisa nuk mbeti më gjallë asnjë.+ Kështu ata e shtinë në dorë vendin e tij.+

22 Pastaj izraelitët u larguan dhe e ngritën kampin në rrafshinat e shkreta të Moabit, përballë Jerikosë, matanë Jordanit.+ 2 Tani, Balaku,+ biri i Ziporit, i pa të gjitha ato që u kishte bërë Izraeli amoritëve, 3 dhe Moabi u tremb shumë nga ky popull se ishte shumë i madh, po, Moabit i hyri frika në palcë nga izraelitët.+ 4 Kështu Moabi u tha pleqve të Midianit:+ «Ky kongregacion do ta përpijë mbarë vendin përreth nesh, si e përpin demi barin e fushës.»

Në atë kohë Balaku, biri i Ziporit, ishte mbret i Moabit. 5 Ai i dërgoi lajmëtarë Balamit, birit të Beorit në Pethor,+ që gjendet pranë Lumit,* në vendlindjen e tij, që ta thërrisnin me këto fjalë: «Nga Egjipti ka dalë një popull. Ai e ka mbuluar faqen* e dheut+ dhe banon pikërisht përpara meje. 6 Prandaj, të lutem, hajde dhe mallkoje këtë popull për mua+ se është më i fuqishëm se unë. Mbase arrij t’i mposht e t’i dëboj nga vendi, sepse e di mirë se ai që ti bekon, është i bekuar, dhe ai që ti mallkon, është i mallkuar.»

7 Atëherë pleqtë e Moabit dhe pleqtë e Midianit, me pagesën për mallkimin* në dorë, shkuan te Balami+ dhe i thanë mesazhin e Balakut. 8 Por ai u përgjigj: «Rrini këtu sonte dhe do t’ju tregoj ç’do të më thotë Jehovai.» Kështu princat e Moabit qëndruan me Balamin.

9 Atëherë Perëndia vajti* te Balami dhe i tha:+ «Cilët janë këta burra që janë me ty?» 10 Balami i tha Perëndisë së vërtetë: «I ka dërguar Balaku, biri i Ziporit, mbret i Moabit, me këtë mesazh: 11 ‘Ja, populli që ka dalë nga Egjipti po e mbulon faqen e dheut. Prandaj eja e mallkoje për mua+ se mbase ia dal të luftoj kundër tij dhe ta dëboj.’» 12 Por Perëndia i tha Balamit: «Mos shko me ta. Mos e mallko popullin se ai është i bekuar.»+

13 Kështu, Balami u ngrit në mëngjes dhe u tha princave të Balakut: «Kthehuni në vendin tuaj, se Jehovai nuk më la të vij me ju.» 14 Atëherë princat e Moabit u larguan dhe u kthyen te Balaku me këto fjalë: «Balami nuk pranoi të vinte me ne.»

15 Megjithatë, Balaku dërgoi përsëri princa të tjerë, më të shumtë në numër dhe më të shquar se të mëparshmit. 16 Edhe ata vajtën te Balami dhe i thanë: «Kështu thotë Balaku, biri i Ziporit: ‘Të lutem, mos lejo asgjë të të pengojë që të vish tek unë, 17 sepse do të të shpërblej mirë dhe do të bëj çdo gjë që do të më thuash. Prandaj, të lutem, hajde dhe mallkoje këtë popull për mua.’» 18 Por Balami iu përgjigj shërbëtorëve të Balakut: «Edhe sikur Balaku të më japë shtëpinë e vet plot argjend dhe ar, unë s’mund të bëj asgjë po s’më urdhëroi Jehovai, Perëndia im, e vogël a e madhe qoftë.+ 19 Gjithsesi, ju lutem, qëndroni sonte këtu, që të marr vesh ç’do të më thotë tjetër Jehovai.»+

20 Atëherë Perëndia vajti te Balami natën dhe i tha: «Nëse këta burra kanë ardhur të të thërrasin, shko me ta, por do t’u thuash vetëm fjalët që do të të them.»+ 21 Kështu Balami u ngrit në mëngjes, i vuri samarin gomaricës dhe shkoi me princat e Moabit.+

22 Por Perëndisë iu ndez zemërimi ngaqë ai ishte nisur për të shkuar atje, dhe engjëlli i Jehovait zuri vend në rrugë që t’i kundërvihej. Tani, Balami i kishte hipur gomaricës së vet dhe kishte me vete dy shërbëtorë. 23 Kur pa engjëllin e Jehovait që kishte zënë vend në rrugë me shpatë në dorë, gomarica u mundua të largohej nga rruga që të hynte në arë, por Balami filloi ta godiste gomaricën që ta kthente në rrugë. 24 Atëherë engjëlli i Jehovait zuri vend në një rrugicë midis dy vreshtave me mure guri në të dyja anët. 25 Sapo pa engjëllin e Jehovait, gomarica u ngjesh pas murit dhe ia ngjeshi edhe Balamit këmbën pas murit, prandaj ai filloi ta godiste përsëri.

26 Tani, engjëlli i Jehovait shkoi më tutje dhe u ndal në një vend të ngushtë, ku ishte e pamundur të ktheheshe djathtas a majtas. 27 Kur pa engjëllin e Jehovait, gomarica u shtri përtokë, kështu Balamit iu ndez zemërimi dhe vazhdoi ta godiste gomaricën me shkop. 28 Në fund Jehovai e bëri gomaricën të fliste,*+ dhe ajo i tha Balamit: «Ç’të kam bërë që më godite plot tri herë?»+ 29 Balami iu përgjigj gomaricës: «Më bëre të dukem si budalla. Po të kisha një shpatë, do të të vrisja!» 30 Atëherë gomarica i tha Balamit: «A nuk jam unë gomarica jote, me të cilën ke udhëtuar tërë jetën deri më sot? Ta kam bërë ndonjëherë një gjë të tillë?» Ai ia ktheu: «Jo!» 31 Atëherë Jehovai ia hapi sytë Balamit,+ dhe ai pa engjëllin e Jehovait që kishte zënë vend në rrugë me shpatë në dorë. Menjëherë Balami u përkul thellë me fytyrë përtokë.

32 Pastaj engjëlli i Jehovait i tha: «Pse e godite gomaricën plot tri herë? Ja, unë kam dalë që të të kundërvihem, sepse udha që po ndjek ti, sfidon vullnetin tim.+ 33 Gomarica më pa dhe u mundua të më largohej plot tri herë.+ Mendo sikur të mos ishte larguar! Ty do të të kisha vrarë tashmë, kurse atë do ta kisha lënë gjallë.» 34 Balami i tha engjëllit të Jehovait: «Kam mëkatuar, se nuk e dija që ma kishe prerë ti rrugën. Prandaj, nëse ky udhëtim nuk të pëlqen, do të kthehem prapa.» 35 Por engjëlli i Jehovait i tha Balamit: «Shko me ata burra, por do t’u thuash vetëm fjalët që do të të them.» Kështu Balami vazhdoi rrugën me princat e Balakut.

36 Kur mori vesh se Balami kishte ardhur, Balaku doli menjëherë për ta takuar në qytetin e Moabit, që ndodhet buzë Arnonit, në kufi të territorit. 37 Balaku i tha Balamit: «A nuk dërgova njerëz të të thërritnin? Pse nuk erdhe? Mendon se nuk jam i zoti të të shpërblej mirë?»+ 38 Balami ia ktheu: «Ja, erdha tani, ama nuk e di nëse do të më lejohet të them ndonjë gjë. Mund të them vetëm fjalët që do të më vërë në gojë Perëndia.»+

39 Kështu Balami shkoi bashkë me Balakun dhe mbërritën në Kiriat-Huzot. 40 Balaku flijoi gjedhë e dhen dhe disa prej tyre ia dërgoi Balamit e princave që ishin me të. 41 Në mëngjes Balaku e mori Balamin dhe e çoi në Bamot-Baal; prej andej mund të shihte tërë popullin.+

23 Pastaj Balami i tha Balakut: «Ndërto këtu shtatë altarë+ dhe më bëj gati shtatë dema e shtatë desh.» 2 Balaku bëri menjëherë siç i tha Balami, dhe Balaku me Balamin flijuan në secilin altar nga një dem e nga një dash.+ 3 Balami i tha më pas Balakut: «Qëndro këtu pranë blatimit tënd të djegur, kurse unë po iki. Ndoshta Jehovai do të komunikojë me mua, dhe ç’të më tregojë ai, do të ta them.» Kështu ai shkoi në një kodër të zhveshur.

4 Më pas, Perëndia komunikoi me Balamin,+ e ky i tha: «I vura në radhë shtatë altarët dhe në secilin altar flijova nga një dem e nga një dash.» 5 Jehovai i vuri në gojë Balamit fjalët e tij:+ «Kthehu te Balaku dhe thuaji këto që të thashë.» 6 Kështu Balami u kthye dhe pa Balakun bashkë me gjithë princat e Moabit tek qëndronin pranë blatimit të tij të djegur. 7 Atëherë ai tha këtë shprehje proverbiale:+

«Balaku, mbreti i Moabit, më solli nga Arami,+

nga malet e lindjes, e më tha:

‘Eja e mallkoje për mua Jakobin.

Po, eja e dënoje Izraelin.’+

 8 E si mund t’i mallkoj ata që Perëndia nuk i ka mallkuar?

Si mund t’i dënoj ata që Jehovai nuk i ka dënuar?+

 9 Nga majat e shkëmbinjve i shoh,

nga kodrat i vërej.

Si një popull atje tej të veçuar banojnë,+

e mes kombeve, veten ndryshe e konsiderojnë.+

10 Kush mund t’i numërojë grimcat e pluhurit të Jakobit,+

apo të llogaritë qoftë edhe çerekun e Izraelit?

Vdeksha* siç vdesin të drejtët!

Qoftë fundi im si fundi i tyre!»

11 Atëherë Balaku i tha Balamit: «Ç’më bëre? Unë të mora që t’i mallkoje armiqtë e mi, kurse ti veçse i bekove.» + 12 Por ai iu përgjigj: «A nuk duhet të them gjithë fjalët që më vë në gojë Jehovai?!»+

13 Balaku i tha: «Të lutem, hajde me mua në një vend tjetër, prej ku mund t’i shohësh. Nuk do t’i shohësh të gjithë, por vetëm një pjesë. Mallkoji që atje për mua.»+ 14 E kështu e çoi në fushën e Zofimit, në majë të Pisgahut,+ ku ndërtoi shtatë altarë dhe në secilin altar flijoi nga një dem e nga një dash.+ 15 Atëherë Balami i tha Balakut: «Qëndro këtu pranë blatimit tënd të djegur, kurse unë po shkoj të flas me Perëndinë.» 16 Kështu Jehovai komunikoi me Balamin dhe i vuri fjalët e tij në gojë:+ «Kthehu te Balaku dhe thuaji këto që të thashë.» 17 Pastaj Balami u kthye dhe pa që Balaku po e priste pranë blatimit të tij të djegur bashkë me princat e Moabit. Balaku e pyeti: «Çfarë të tha Jehovai?» 18 Atëherë ai tha këtë shprehje proverbiale:+

«Ngrihu Balak dhe dëgjo.

Mbaj vesh, o bir i Ziporit!

19 Perëndia nuk është njeri që të gënjejë,+

as bir njeriu që të ndërrojë mendje.*+

Mos vallë e thotë diçka dhe nuk e bën?!

Flet dhe nuk e çon fjalën në vend?!+

20 Unë jam këtu për të bekuar.

Tani Ai e ka dhënë bekimin e tij,+ dhe unë nuk mund ta kthej mbrapsht.+

21 Ai nuk toleron asnjë fuqi magjike kundër Jakobit,

nuk lejon asnjë ta trazojë Izraelin.

Me ta është Jehovai, Perëndia i tij,+

dhe për Të brohorasin fort si mbret.

22 Perëndia që i nxori nga Egjipti,+

është për ta si brirët e një demi të egër.+

23 S’ka ogure të zeza kundër Jakobit,+

as mallkime* kundër Izraelit.+

Për Jakobin dhe Izraelin tani mund të thuhet:

‘Shihni ç’ka bërë Perëndia!’

24 Ja tek është një popull që do të ngrihet si luan,

po, si luani do të çohet.+

Nuk do të shtrihet pa ngrënë prenë,

pa pirë gjakun e kafshëve që ka shqyer.»

25 Atëherë Balaku i tha Balamit: «Nëse nuk e mallkon dot, atëherë as mos e beko.» 26 Por Balami iu përgjigj: «A nuk të thashë: ‘Do të bëj tërë ato që do të më thotë Jehovai.’»+

27 Pastaj Balaku i tha Balamit: «Të lutem, hajde të të çoj edhe në një vend tjetër. Mbase në sytë e Perëndisë së vërtetë do të jetë e drejtë që ta mallkosh që atje për mua.»+ 28 E kështu Balaku e çoi Balamin në majë të Peorit, që sheh nga Jeshimoni.*+ 29 Atëherë Balami i tha Balakut: «Ndërto shtatë altarë në këtë vend dhe më bëj gati shtatë dema e shtatë desh.»+ 30 Kështu Balaku bëri siç i tha Balami dhe në secilin altar flijoi nga një dem e nga një dash.

24 Kur pa se Jehovait i pëlqente* ta bekonte Izraelin, Balami nuk iku si herët e tjera për t’i kërkuar atij ogure të zeza,+ por ktheu fytyrën nga shkretëtira. 2 Sapo hodhi sytë dhe pa Izraelin që kishte ngritur kampin sipas fiseve të tij,+ fryma e Perëndisë zbriti mbi Balamin+ 3 dhe ai tha këtë shprehje proverbiale:+

«Shprehjet e Balamit, birit të Beorit,

shprehjet e një burri që iu hapën sytë,

 4 shprehjet e atij që ia vë veshin fjalës së Perëndisë,

të atij që pa vegimin* e të Plotfuqishmit,

të atij që është përkulur me sytë hapur:+

 5 ‘Sa të bukura janë tendat e tua, o Jakob,

tabernakujt e tu, o Izrael!+

 6 Si lugina* shtrihen deri larg,+

si kopshte pranë lumit,

si aloe* që ka mbjellë Jehovai,

si cedra buzë ujërave.

 7 Uji rrjedh pa pushim nga kovat e tij,

fara e tij është* mbjellë buzë ujërave të bollshme.+

Mbreti i tij+ do të jetë më i madh se Agagu,+

dhe mbretëria e tij do të lartësohet.+

 8 Perëndia që i nxori nga Egjipti,

është për ta si brirët e një demi të egër.

Kombet, shtypësit e tij, ai do t’i përpijë,+

kockat e tyre do t’i brejë dhe me shigjeta copë-copë do t’i bëjë.

 9 Ai shtrihet e shtriqet porsi luan.

E kush guxon ta zgjojë një luan?!

Ata që të bekojnë, janë të bekuar,

ata që të mallkojnë, janë të mallkuar.’»+

10 Atëherë Balaku u tërbua me Balamin, duartrokiti me përçmim dhe i tha: «Unë të thirra që t’i mallkoje armiqtë e mi,+ kurse ti veçse i bekove, plot tri herë. 11 Tani, shporru në shtëpinë tënde! Kisha ndër mend të të shpërbleja mirë,+ por Jehovai nuk të la të shpërbleheshe.»

12 Balami ia ktheu Balakut: «A nuk u thashë lajmëtarëve që më dërgove: 13 ‘Edhe sikur Balaku të më japë shtëpinë e vet plot argjend dhe ar, unë s’mund të bëj asgjë me kokën time* po s’më urdhëroi Jehovai, për mirë a për keq. Do të them vetëm atë që do të më thotë Jehovai.’+ 14 Tani do të kthehem te populli im. Hajde të të tregoj çfarë do t’i bëjë ky popull në të ardhmen* popullit tënd.» 15 Kështu ai tha këtë shprehje proverbiale:+

«Shprehjet e Balamit, birit të Beorit,

shprehjet e një burri që iu hapën sytë,+

16 shprehjet e atij që ia vë veshin fjalës së Perëndisë,

të atij që zotëron njohurinë e Më të Lartit.

Vegimin e të Plotfuqishmit ai pa,

tek përkulej me sytë hapur:

17 ‘Do ta shoh, por jo tani;

do ta sodit, por jo së shpejti.

Një yll+ do të dalë nga Jakobi,

një skeptër*+ do të ngrihet nga Izraeli.+

Ai do të çajë ballin e Moabit*+

dhe kafkën e tërë luftëtarëve të dhunshëm.

18 Edomi do të bëhet pronë e tij,+

po, Seiri+ do të bëhet zotërim i armiqve të vet,+

ndërkohë që Izraeli do të tregohet i guximshëm.

19 Nga Jakobi do të dalë një që do t’i bëjë zap popujt+

dhe do të shfarosë këdo që do të mbijetojë në qytet.’»

20 Kur pa Amalekun, ai e vazhdoi shprehjen e tij proverbiale:

«Amaleku, i pari* i kombeve,+

me siguri në fund do të shuhet.»+

21 Kur pa kenitët,+ ai e vazhdoi shprehjen e tij proverbiale:

«E sigurt është banesa jote, si një fole e vendosur mbi shkrep.

22 Por dikush do t’i shkrumbojë kenitët.*

Edhe sa duhet që Asiria të të marrë rob?»

23 Ai e vazhdoi shprehjen e tij proverbiale:

«Medet! Kush do të mbetet gjallë kur Perëndia të bëjë gjithë këtë?

24 Nga brigjet e Kitimit+ do të vijnë anije

që do të mundojnë Asirinë+

dhe do t’i sjellin vuajtje Eberit.

Por edhe ato* do të zhduken një herë e mirë.»

25 Pas kësaj, Balami+ u ngrit e iku. Edhe Balaku iku.

25 Ndërsa Izraeli qëndronte në Shitim,+ populli filloi të kryente imoralitet seksual me bijat e Moabit.+ 2 Gratë e ftonin popullin të merrte pjesë në flijimet që u bënin perëndive të tyre,+ dhe populli nisi të hante e të përkulej para atyre perëndive.+ 3 Kështu Izraeli filloi të adhuronte* Baalin e Peorit,+ dhe Jehovai u tërbua me Izraelin. 4 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Merr të gjithë prijësit* e këtyre njerëzve dhe vari para Jehovait në dritë të diellit,* që zemërimi i zjarrtë i Jehovait të largohet nga Izraeli.» 5 Pas kësaj Moisiu u tha gjykatësve të Izraelit:+ «Secili nga ju të vrasë njerëzit e vet që filluan të adhuronin* Baalin e Peorit.»+

6 Mirëpo, pikërisht në atë moment, një izraelit solli një midianite+ mes vëllezërve të tij, në sy të Moisiut dhe të mbarë asamblesë së izraelitëve, ndërsa ata qanin në hyrje të tendës së takimit. 7 Kur e vuri re këtë gjë, Finehasi,+ biri i Eleazarit, biri i priftit Aron, u ngrit menjëherë nga mesi i asamblesë dhe mori një heshtë në dorë. 8 Pastaj hyri në tendë pas izraelitit dhe i shpoi tejpërtej të dy, izraelitin dhe gruan, përmes organeve të saj gjinore. Atëherë plaga mbi izraelitët u ndal.+ 9 Ata që vdiqën nga plaga, arritën deri në 24.000 veta.+

10 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 11 «Finehasi,+ biri i Eleazarit, biri i priftit Aron, e largoi zemërimin tim të furishëm nga populli i Izraelit, se nuk toleroi asnjë lloj rivaliteti ndaj meje.+ Ja pse nuk i shfarosa izraelitët, ndonëse kërkoj me këmbëngulje që të më përkushtohen vetëm mua.+ 12 Prandaj thuaji që unë po bëj një besëlidhje paqeje me të. 13 Ajo do të shërbejë si besëlidhje për një priftëri të qëndrueshme për të dhe pasardhësit e tij,+ sepse ai nuk toleroi asnjë lloj rivaliteti ndaj Perëndisë së tij+ dhe bëri shlyerjen për popullin e Izraelit.»

14 Tani, izraeliti që u ekzekutua bashkë me midianiten quhej Zimri, i biri i Saluit, prijës i një shtëpie atërore të simeonitëve. 15 Kurse midianitja që u ekzekutua quhej Kozbi, e bija e Zurit,+ prijës fisi i një shtëpie atërore të Midianit.+

16 Më vonë Jehovai i tha Moisiut: 17 «Bjeruni midianitëve dhe vritini,+ 18 sepse ju kanë rënë në qafë me dinakëritë e tyre në rastin e Peorit+ dhe të Kozbit, vajzës së prijësit të Midianit, motrës së tyre, që u ekzekutua+ ditën kur ra plaga për shkak të Peorit.»+

26 Pas plagës,+ Jehovai u tha Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aron: 2 «Regjistroni tërë asamblenë e izraelitëve nga mosha 20 vjeç e lart, sipas shtëpive të tyre atërore, të gjithë ata që mund të shkojnë ushtarë në Izrael.»+ 3 Kështu, Moisiu dhe prifti Eleazar+ i thanë popullit në rrafshinat e shkreta të Moabit,+ afër Jordanit, pranë Jerikosë:+ 4 «Regjistroni ata që janë 20 vjeç e lart, siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.»+

Tani, bijtë e Izraelit që dolën nga Egjipti ishin: 5 Rubeni,+ i parëlinduri i Izraelit; bijtë e Rubenit+ ishin: Hanoku nga i cili rrjedh familja e hanokitëve, Palui nga i cili rrjedh familja e paluitëve, 6 Hezroni nga i cili rrjedh familja e hezronitëve dhe Karmi nga i cili rrjedh familja e karmitëve. 7 Këto ishin familjet e rubenitëve, dhe ata që u regjistruan ishin gjithsej 43.730 veta.+

8 I biri i Paluit ishte Eliabi. 9 Bijtë e Eliabit ishin: Nemueli, Datani dhe Abirami. Këta janë Datani dhe Abirami, të zgjedhurit e asamblesë që ngritën krye kundër Moisiut+ dhe Aronit bashkë me grupin e Korahut+ kur ngritën krye kundër Jehovait.+

10 Toka u hap* dhe i përpiu. Ndërsa Korahu vdiq bashkë me përkrahësit e tij kur zjarri përpiu 250 burra.+ Të gjithë ata u bënë shembull paralajmërues.+ 11 Por bijtë e Korahut nuk vdiqën.+

12 Bijtë e Simeonit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Nemueli nga i cili rrjedh familja e nemuelitëve, Jamini nga i cili rrjedh familja e jaminitëve, Jakini nga i cili rrjedh familja e jakinitëve, 13 Zerahu nga i cili rrjedh familja e zerahitëve dhe Shauli nga i cili rrjedh familja e shaulitëve. 14 Këto ishin familjet e simeonitëve: gjithsej 22.200 veta.+

15 Bijtë e Gadit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Zefoni nga i cili rrjedh familja e zefonitëve, Hagi nga i cili rrjedh familja e hagitëve, Shuni nga i cili rrjedh familja e shunitëve, 16 Ozni nga i cili rrjedh familja e oznitëve, Eri nga i cili rrjedh familja e eritëve, 17 Arodi nga i cili rrjedh familja e aroditëve dhe Areli nga i cili rrjedh familja e arelitëve. 18 Këto ishin familjet e bijve të Gadit, dhe ata që u regjistruan ishin 40.500 veta.+

19 Bijtë e Judës+ ishin Eri dhe Onani,+ por ata vdiqën në vendin e Kananit.+ 20 Bijtë e Judës, sipas familjeve të tyre, ishin: Shelahu+ nga i cili rrjedh familja e shelanitëve, Perezi+ nga i cili rrjedh familja e perezitëve dhe Zerahu+ nga i cili rrjedh familja e zerahitëve. 21 Bijtë e Perezit ishin: Hezroni+ nga i cili rrjedh familja e hezronitëve dhe Hamuli+ nga i cili rrjedh familja e hamulitëve. 22 Këto ishin familjet e Judës, dhe ata që u regjistruan ishin 76.500 veta.+

23 Bijtë e Isaharit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Tola+ nga i cili rrjedh familja e tolaitëve, Puvahu nga i cili rrjedh familja e punitëve, 24 Jashubi nga i cili rrjedh familja e jashubitëve dhe Shimroni nga i cili rrjedh familja e shimronitëve. 25 Këto ishin familjet e Isaharit, dhe ata që u regjistruan ishin 64.300 veta.+

26 Bijtë e Zabulonit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Seredi nga i cili rrjedh familja e sereditëve, Eloni nga i cili rrjedh familja e elonitëve dhe Jahleli nga i cili rrjedh familja e jahlelitëve. 27 Këto ishin familjet e zabulonitëve, dhe ata që u regjistruan ishin 60.500 veta.+

28 Bijtë e Jozefit,+ sipas familjeve të tyre, ishin Manaseu dhe Efraimi.+ 29 Manaseut+ i lindi Makiri+ nga i cili rrjedh familja e makiritëve. Makirit i lindi Galadi+ nga i cili rrjedh familja e galaditëve. 30 Bijtë e Galadit ishin: Jezeri nga i cili rrjedh familja e jezeritëve, Heleku nga i cili rrjedh familja e helekitëve, 31 Asrieli nga i cili rrjedh familja e asrielitëve, Sikemi nga i cili rrjedh familja e sikemitëve, 32 Shemidai nga i cili rrjedh familja e shemidaitëve dhe Heferi nga i cili rrjedh familja e heferitëve. 33 Mirëpo Zelofehadi, biri i Heferit, nuk pati bij, por bija+ dhe emrat e vajzave të Zelofehadit+ ishin Mahla, Noa, Hogla, Milka dhe Tirza. 34 Këto ishin familjet e Manaseut, dhe të regjistruarit e tyre ishin 52.700 veta.+

35 Këta ishin bijtë e Efraimit,+ sipas familjeve të tyre: Shutelahu+ nga i cili rrjedh familja e shutelahitëve, Bekeri nga i cili rrjedh familja e bekeritëve dhe Tahani nga i cili rrjedh familja e tahanitëve. 36 Shutelahut i lindi Erani nga i cili rrjedh familja e eranitëve. 37 Këto ishin familjet e bijve të Efraimit, dhe ata që u regjistruan ishin 32.500 veta.+ Këta ishin bijtë e Jozefit, sipas familjeve të tyre.

38 Bijtë e Beniaminit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Belahu+ nga i cili rrjedh familja e belahitëve, Ashbeli nga i cili rrjedh familja e ashbelitëve, Ahirami nga i cili rrjedh familja e ahiramitëve, 39 Shefufami nga i cili rrjedh familja e shufamitëve dhe Hufami nga i cili rrjedh familja e hufamitëve. 40 Bijtë e Belahut ishin Ardi dhe Namani:+ nga Ardi rrjedh familja e arditëve dhe nga Namani familja e namitëve. 41 Këta ishin bijtë e Beniaminit, sipas familjeve të tyre, dhe të regjistruarit e tyre ishin 45.600 veta.+

42 Danit+ i lindi Shuhami* nga i cili rrjedhin shuhamitët. Këto ishin familjet e Danit, sipas familjeve të tyre. 43 Të gjitha familjet e shuhamitëve, ata që u regjistruan, ishin 64.400 veta.+

44 Bijtë e Asherit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Imnahu nga i cili rrjedh familja e imnitëve, Ishvi nga i cili rrjedh familja e ishvitëve dhe Beriahu nga i cili rrjedh familja e beritëve. 45 Bijtë e Beriahut ishin: Heberi nga i cili rrjedh familja e heberitëve dhe Malkieli nga i cili rrjedh familja e malkielitëve. 46 E bija e Asherit quhej Sera. 47 Këto ishin familjet e bijve të Asherit, dhe ata që u regjistruan ishin 53.400 veta.+

48 Bijtë e Neftalit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Jahzeli nga i cili rrjedh familja e jahzelitëve, Guni nga i cili rrjedh familja e gunitëve, 49 Jeseri nga i cili rrjedh familja e jeseritëve dhe Shilemi nga i cili rrjedh familja e shilemitëve. 50 Këto ishin familjet e Neftalit, sipas familjeve të tyre, dhe të regjistruarit e tyre ishin 45.400 veta.+

51 Në total, të gjithë të regjistruarit ishin 601.730 veta.+

52 Pas kësaj Jehovai i tha Moisiut: 53 «Vendi duhet të ndahet midis tyre e t’u jepet si trashëgimi, në përpjesëtim me numrin e të regjistruarve.*+ 54 Grupeve më të mëdha duhet t’u japësh më shumë trashëgimi, dhe grupeve më të vogla duhet t’u japësh më pak.+ Trashëgimia duhet t’i jepet çdo grupi në përpjesëtim me numrin e të regjistruarve. 55 Gjithsesi, vendi duhet ndarë me short,+ dhe ata duhet ta marrin trashëgiminë sipas emrave të fiseve të tyre atërore. 56 Çdo trashëgimi do të përcaktohet me short dhe do të ndahet midis grupeve më të mëdha dhe grupeve më të vogla.»

57 Tani, ata që u regjistruan nga levitët,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Gershoni nga i cili rrjedh familja e gershonitëve, Kehathi+ nga i cili rrjedh familja e kehathitëve dhe Merari nga i cili rrjedh familja e meraritëve. 58 Familjet e levitëve ishin këto: familja e libnitëve,+ familja e hebronitëve,+ familja e mahlitëve,+ familja e mushitëve+ dhe familja e korahitëve.+

Kehathit i lindi Amrami.+ 59 Gruaja e Amramit quhej Jokebeda+ dhe ishte e bija e Levit, që i lindi Levit në Egjipt. Ajo i lindi Amramit Aronin, Moisiun dhe motrën e tyre, Miriamin.+ 60 Pastaj Aronit i lindi Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.+ 61 Por Nadabi dhe Abihu vdiqën ngaqë paraqitën zjarr të paligjshëm para Jehovait.+

62 Në total, numri i të regjistruarve ishte 23.000 veta, të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart.+ Ata nuk u regjistruan bashkë me izraelitët e tjerë,+ sepse nuk do të merrnin trashëgimi mes tyre.+

63 Këta ishin ata që regjistruan Moisiu dhe prifti Eleazar kur bënë regjistrimin e izraelitëve në rrafshinat e shkreta të Moabit, afër Jordanit, pranë Jerikosë. 64 Mirëpo, mes tyre nuk kishte asnjë nga ata që regjistroi Moisiu dhe prifti Aron kur bënë regjistrimin e izraelitëve në shkretëtirën e Sinait,+ 65 sepse Jehovai kishte thënë prerazi për ta: «Ata do të vdesin në shkretëtirë.»+ Kështu, prej tyre nuk kishte mbetur asnjë përveç Kalebit, birit të Jefunehut, dhe Josiut, birit të Nunit.+

27 Pastaj u afruan bijat e Zelofehadit,+ birit të Heferit, birit të Galadit, birit të Makirit, birit të Manaseut, nga familjet e Manaseut, birit të Jozefit. Emrat e vajzave të tij ishin Mahla, Noa, Hogla, Milka dhe Tirza. 2 Ato u paraqitën në hyrje të tendës së takimit para Moisiut, priftit Eleazar, prijësve+ dhe tërë asamblesë e thanë: 3 «Babai ynë vdiq në shkretëtirë, ama nuk ishte mes grupit që u mblodh kundër Jehovait, mes përkrahësve të Korahut,+ por vdiq për shkak të mëkatit të vet dhe nuk pati djem. 4 Pse të fshihet emri i babait tonë nga familja e tij ngaqë nuk pati djem? Na jep neve një pronë mes xhaxhallarëve tanë.» 5 Atëherë Moisiu ia paraqiti çështjen e tyre Jehovait.+

6 Më vonë Jehovai i tha Moisiut: 7 «Bijat e Zelofehadit kanë të drejtë. Duhet t’u japësh patjetër një trashëgimi mes xhaxhallarëve të tyre. Trashëgiminë e të atit kalojua atyre.+ 8 Veç kësaj, thuaju izraelitëve: ‘Në rast se dikush vdes pa pasur djalë, trashëgiminë e tij kalojani së bijës. 9 Nëse nuk ka as vajzë, trashëgiminë e tij jepjani vëllezërve të tij. 10 Nëse nuk ka as vëllezër, trashëgiminë e tij jepjani xhaxhallarëve të tij. 11 Nëse as i ati nuk ka vëllezër, atëherë trashëgiminë e tij jepjani të afërmit më të ngushtë të gjakut në familjen e tij, dhe ai do ta marrë atë trashëgimi. Ky do të shërbejë si ligj i nxjerrë me vendim gjyqësor për izraelitët, siç e ka urdhëruar Jehovai Moisiun.’»

12 Pastaj Jehovai i tha Moisiut: «Ngjitu në malin e Abarimit+ dhe shih vendin që do t’u jap izraelitëve.+ 13 Pasi ta kesh parë, edhe ti do të bashkohesh me popullin tënd,*+ si Aroni, vëllai yt,+ 14 ngaqë ngritët krye kundër urdhrit tim kur asambleja po bënte fjalë me mua në shkretëtirën e Zinit dhe nuk më shenjtëruat para syve të popullit kur sigurova ujë.»+ (Këto janë ujërat e Meribës+ në Kadesh,+ në shkretëtirën e Zinit.)+

15 Atëherë Moisiu i tha Jehovait: 16 «O Jehova, ti që u jep jetë të gjithëve,* cakto mbi asamblenë një njeri, 17 që t’u prijë në çdo gjë dhe ata ta ndjekin në çdo gjë, me qëllim që asambleja e Jehovait të mos bëhet si delet pa bari.» 18 Prandaj Jehovai i tha Moisiut: «Merr Josiun, birin e Nunit, një njeri të zotin,* dhe vëre dorën mbi të.*+ 19 Pastaj çoje para priftit Eleazar dhe para tërë asamblesë, e para syve të tyre, lërja detyrën atij.+ 20 Kalo tek ai ca nga autoriteti yt,*+ me qëllim që tërë asambleja e izraelitëve ta dëgjojë.+ 21 Ai do të paraqitet te prifti Eleazar, i cili do të pyesë për të Jehovain nëpërmjet Urimit.*+ Urdhrin e tij do ta ndjekin të gjithë—ai vetë, të gjithë izraelitët që janë me të dhe tërë asambleja.»

22 Atëherë Moisiu bëri pikërisht siç e kishte urdhëruar Jehovai. Ai e mori Josiun, e çoi para priftit Eleazar dhe para tërë asamblesë, 23 vuri duart mbi të dhe ia la detyrën atij,+ siç i kishte thënë Jehovai.+

28 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 2 «Urdhëroji izraelitët: ‘Bëni kujdes që të paraqitni blatimet e mia, bukën time. Blatimet e mia të bëra me zjarr si aromë e këndshme* për mua, duhen bërë në kohën e caktuar.’+

3 Gjithashtu thuaju: ‘Ky është blatimi i bërë me zjarr që do t’i paraqitni Jehovait: çdo ditë, dy qengja meshkuj njëvjeçarë* e të shëndetshëm si blatim të djegur të rregullt.+ 4 Njërin qengj do ta paraqitni në mëngjes, ndërsa tjetrin në të ngrysur*+ 5 bashkë me një të dhjetën e një efe* mielli të bluar imët e të përzier me një çerek hini* vaj ullinjsh të shtypur si blatim në drithë.+ 6 Ky është blatimi i djegur i rregullt+ që u përcaktua në malin Sinai si aromë e këndshme,* një blatim i bërë me zjarr për Jehovain, 7 bashkë me blatimin e tij në pije prej një çerek hini për çdo qengj mashkull.+ Derdhni pijen alkoolike mbi altar* si blatim në pije për Jehovain. 8 Qengjin tjetër do ta paraqitni në të ngrysur,* si blatim të bërë me zjarr, me aromë të këndshme* për Jehovain, të shoqëruar me të njëjtin blatim në drithë si të mëngjesit dhe me të njëjtin blatim në pije.+

9 Kurse ditën e Sabatit+ do të paraqiten dy qengja meshkuj njëvjeçarë e të shëndetshëm dhe dy të dhjetat e një efe mielli të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë bashkë me blatimin e tij në pije. 10 Ky është blatimi i djegur për Sabatin, bashkë me blatimin e djegur të rregullt dhe blatimin e tij në pije.+

11 Ditën e parë të çdo muaji* do të paraqitni si blatim të djegur për Jehovain 2 dema të rinj, 1 dash, 7 qengja meshkuj të shëndetshëm e njëvjeçarë,+ 12 bashkë me tri të dhjetat e një efe mielli të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë+ për çdo dem, dy të dhjetat e një efe mielli të bluar imët si blatim në drithë të përzier me vaj për dashin+ 13 dhe një të dhjetën e një efe mielli të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë për çdo qengj mashkull. Do t’i paraqitni si blatim të djegur, si aromë të këndshme,*+ blatim të bërë me zjarr për Jehovain. 14 Blatimet e tyre në pije duhet të jenë prej një gjysmë hini verë për një dem,+ një të tretën e një hini për dashin+ dhe një çerek hini për një qengj mashkull.+ Ky është blatimi i djegur mujor për çdo muaj të vitit. 15 Veç këtyre, duhet paraqitur edhe një kec para Jehovait si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt dhe blatimit të tij në pije.

16 Ditën e 14-të të muajit të parë, do të jetë Festa e Kalimit të Jehovait.*+ 17 Edhe ditën e 15-të të këtij muaji do të ketë një festë. Për shtatë ditë do të hahen bukë pa maja.+ 18 Ditën e parë do të ketë një asamble të shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme. 19 Do të paraqitni një blatim të djegur si blatim të bërë me zjarr për Jehovain: 2 dema të rinj, 1 dash dhe 7 qengja meshkuj njëvjeçarë. Duhet të paraqitni kafshë të shëndetshme,+ 20 të cilat duhet t’i paraqitini bashkë me blatimet e tyre në drithë prej mielli të bluar imët e të përzier me vaj;+ tri të dhjetat e një efe për një dem dhe dy të dhjetat e një efe për dashin, 21 një të dhjetën e një efe për secilin nga shtatë qengjat meshkuj, 22 si edhe një cjap si blatim për mëkatin, që të bëni shlyerjen për veten. 23 Do t’i paraqitni këto përveç blatimit të djegur të mëngjesit, që është për blatimin e djegur të rregullt. 24 Këto gjëra do t’i paraqitni në të njëjtën mënyrë për shtatë ditë si ushqim,* si një blatim të bërë me zjarr, me aromë të këndshme* për Jehovain, bashkë me blatimin e djegur të rregullt dhe me blatimin në pije. 25 Ditën e shtatë duhet të mbani një asamble të shenjtë.+ Mos bëni asnjë punë të lodhshme.+

26 Ditën kur të mblidhni frytet e para të tokës+ dhe t’i paraqitni Jehovait një blatim nga drithi i ri,+ në festën tuaj të javëve,+ duhet të mbani një asamble të shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme.+ 27 Do të paraqitni si blatim të djegur me aromë të këndshme* për Jehovain 2 dema të rinj, 1 dash dhe 7 qengja meshkuj njëvjeçarë,+ 28 bashkë me blatimin e tyre në drithë prej mielli të bluar imët e të përzier me vaj; tri të dhjetat e një efe për çdo dem, dy të dhjetat e një efe për dashin, 29 një të dhjetën e një efe për secilin nga shtatë qengjat, 30 si edhe një kec që të bëni shlyerjen për veten.+ 31 Do t’i paraqitni ato përveç blatimit të djegur të rregullt dhe blatimit të tij në drithë. Duhet të paraqitni kafshë të shëndetshme+ bashkë me blatimet e tyre në pije.

29 Dhe ditën e parë të muajit të shtatë duhet të mbani një asamble të shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme.+ Atë ditë duhet t’u bini trumbetave.+ 2 Do të paraqitni si blatim të djegur me aromë të këndshme* për Jehovain 1 dem të ri, 1 dash dhe 7 qengja meshkuj njëvjeçarë,* të gjithë të shëndetshëm. 3 Si blatimin e tyre në drithë prej mielli të bluar imët e të përzier me vaj, do të paraqitni tri të dhjetat e një efe për demin, dy të dhjetat e një efe për dashin, 4 një të dhjetën e një efe për secilin nga shtatë qengjat meshkuj, 5 si edhe një kec mashkull si blatim për mëkatin, që të bëni shlyerjen për veten. 6 Do t’i paraqitini këto përveç blatimit të djegur mujor dhe blatimit të tij në drithë,+ blatimit të djegur të rregullt dhe blatimit të tij në drithë,+ bashkë me blatimet e tyre në pije,+ sipas rregullave të caktuara, si aromë të këndshme,* si blatim të bërë me zjarr për Jehovain.

7 Ditën e 10-të të muajit të shtatë duhet të mbani një asamble të shenjtë+ dhe të mundoni veten.* Mos bëni asnjë punë.+ 8 Do të paraqitni si blatim të djegur për Jehovain, si aromë të këndshme,* 1 dem të ri, 1 dash dhe 7 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm.+ 9 Si blatimin e tyre në drithë prej mielli të bluar imët e të përzier me vaj, do të paraqitni tri të dhjetat e një efe për demin, dy të dhjetat e një efe për dashin 10 dhe një të dhjetën e një efe për secilin nga shtatë qengjat meshkuj. 11 Do të paraqitni edhe një kec si blatim për mëkatin, përveç blatimit për mëkatin për të bërë shlyerjen,+ blatimit të djegur të rregullt bashkë me blatimin e tij në drithë dhe blatimet e tyre në pije.

12 Ditën e 15-të të muajit të shtatë duhet të mbani një asamble të shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme dhe për shtatë ditë kremtoni një festë për Jehovain.+ 13 Do të paraqitni si blatim të djegur,+ një blatim të bërë me zjarr si aromë të këndshme* për Jehovain, 13 dema të rinj, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm.+ 14 Si blatimin e tyre në drithë prej mielli të bluar imët e të përzier me vaj, do të paraqitni tri të dhjetat e një efe për secilin nga 13 demat, dy të dhjetat e një efe për secilin nga 2 deshtë 15 dhe një të dhjetën e një efe për secilin nga 14 qengjat. 16 Do të paraqitni edhe një kec si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+

17 Ditën e 2-të do të paraqitni 12 dema të rinj, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 18 blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 19 si edhe një kec si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimeve të tyre në pije.+

20 Ditën e 3-të do të paraqitni 11 dema, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 21 blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 22 si edhe një cjap si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+

23 Ditën e 4-t do të paraqitni 10 dema, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 24 blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 25 si edhe një kec si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+

26 Ditën e 5-të do të paraqitni 9 dema, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 27 blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 28 si edhe një cjap si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+

29 Ditën e 6-të do të paraqitni 8 dema, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 30 blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 31 si edhe një cjap si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimeve të tij në pije.+

32 Ditën e 7-të do të paraqitni 7 dema, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 33 blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 34 si edhe një cjap si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+

35 Ditën e 8-të duhet të mbani një asamble solemne. Mos bëni asnjë punë të lodhshme.+ 36 Do të paraqitni si blatim të djegur, një blatim të bërë me zjarr si aromë të këndshme* për Jehovain, 1 dem, 1 dash dhe 7 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 37 blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demin, dashin dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 38 si edhe një cjap si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+

39 Këto do t’i paraqitni para Jehovait në festat tuaja stinore,+ përveç blatimeve të zotimit+ dhe blatimeve vullnetare+ në formën e blatimeve të djegura,+ e blatimeve në drithë,+ e blatimeve në pije+ dhe të flijimeve në bashkësi.’»+ 40 Moisiu u tha izraelitëve të gjitha ato që i kishte urdhëruar Jehovai.

30 Pastaj Moisiu u tha krerëve+ të fiseve të Izraelit: «Ja çfarë ka urdhëruar Jehovai: 2 Nëse një burrë merr një zotim+ para Jehovait ose betohet se do të marrë një zotim+ me të cilin do ta detyrojë veten* të përmbahet nga diçka, ai nuk duhet ta shkelë fjalën,+ por duhet të plotësojë të gjitha ato për të cilat u zotua.+

3 Nëse një vajzë merr një zotim para Jehovait ose zotohet se do ta detyrojë veten të përmbahet nga diçka ndërsa është e re dhe ende në shtëpinë e të atit, 4 dhe i ati i merr vesh zotimet që ajo i ka vënë si detyrim vetes dhe nuk është kundër, të gjitha zotimet e saj do të jenë të vlefshme, dhe çdo zotim i saj për t’u përmbajtur nga diçka do të jetë i vlefshëm. 5 Por nëse i ati e ndalon ditën kur i merr vesh zotimet që ajo i ka vënë si detyrim vetes, ato nuk do të jenë të vlefshme. Jehovai do ta falë vajzën, ngaqë e ndaloi i ati.+

6 Mirëpo, nëse ajo martohet ndërkohë që është nën detyrimin e një zotimi ose të një premtimi të nxituar, 7 dhe i shoqi nuk është kundër ditën që e merr vesh, zotimet që ajo i ka vënë si detyrim vetes do të jenë të vlefshme. 8 Por nëse i shoqi e ndalon ditën që e merr vesh dhe e anulon zotimin ose premtimin e nxituar që ajo i ka vënë si detyrim vetes,+ Jehovai do ta falë.

9 Por nëse një vejushë ose një grua e divorcuar merr një zotim, çdo gjë që i vë si detyrim vetes do të jetë e vlefshme.

10 Mirëpo, nëse një grua ka marrë ndonjë zotim ose është zotuar se do ta detyrojë veten të përmbahet nga diçka ndërsa është në shtëpinë e të shoqit 11 dhe i shoqi e ka marrë vesh, por nuk e ka kundërshtuar e nuk e ka ndaluar, të gjitha zotimet që ajo i ka vënë si detyrim vetes do të jenë të vlefshme. 12 Por nëse ditën që i mori vesh, i shoqi i anuloi plotësisht zotimet që ajo i kishte vënë si detyrim vetes, ato nuk do të jenë të vlefshme.+ I shoqi i anuloi, dhe Jehovai do ta falë gruan. 13 I shoqi duhet të miratojë ose të anulojë çdo zotim të saj ose çdo betim që përfshin një zotim për t’u përmbajtur nga diçka me qëllim vetëmohimin. 14 Por nëse i shoqi nuk e kundërshton aspak ndërsa ditët kalojnë, ai po i miraton të gjitha zotimet që ajo i ka vënë si detyrim vetes. Ai i miraton sepse nuk e kundërshtoi të shoqen ditën kur e dëgjoi t’i merrte zotimet. 15 Por, nëse i anulon ato ca kohë pasi i merr vesh, atëherë ai do të vuajë pasojat e fajit të saj.»+

16 Këto janë rregullat që Jehovai i dha Moisiut në lidhje me burrin dhe të shoqen ose me babanë dhe të bijën në rininë e saj ndërsa është ende në shtëpinë e të atit.

31 Pastaj Jehovai i tha Moisiut: 2 «Hakmerru+ kundër midianitëve për atë që u bënë izraelitëve.+ Pas kësaj do të bashkohesh me popullin tënd.»*+

3 Kështu Moisiu i tha popullit: «Disa burra mes jush të armatosen për luftë kundër Midianit dhe të ekzekutojnë hakmarrjen e Jehovait. 4 Dërgoni në luftë 1.000 burra nga çdo fis i Izraelit.» 5 Kështu nga mijëra burrat e Izraelit+ u caktuan 1.000 burra për çdo fis, gjithsej 12.000 burra të armatosur për luftë.

6 Pastaj Moisiu i nisi ata në luftë, 1.000 burra nga çdo fis bashkë me Finehasin,+ birin e priftit Eleazar, që kishte në dorë pajisjet e shenjta dhe trumbetat sinjalizuese.+ 7 Ata luftuan kundër Midianit, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun, dhe vranë të gjithë meshkujt. 8 Bashkë me të tjerët, vranë edhe pesë mbretërit e Midianit: Evin, Rekemin, Zurin, Hurin dhe Rebain që mbretëronin në Midian. Ata vranë me shpatë edhe Balamin,+ birin e Beorit. 9 Kurse gratë dhe fëmijët e Midianit, izraelitët i morën rob. Gjithashtu i morën si plaçkë lufte të gjitha kafshët shtëpiake, bagëtinë dhe gjithë zotërimet e tyre. 10 U vunë zjarrin të gjitha qyteteve ku banonin e të gjitha kampeve të tyre* 11 dhe morën tërë plaçkën e tërë prenë, njerëz dhe kafshë. 12 Pastaj robërit, prenë dhe plaçkën ua çuan në kamp Moisiut, priftit Eleazar dhe asamblesë së izraelitëve, në rrafshinat e shkreta të Moabit,+ afër Jordanit, pranë Jerikosë.

13 Atëherë Moisiu, prifti Eleazar dhe të gjithë prijësit e asamblesë u dolën para, jashtë kampit. 14 Por Moisiu u indinjua me burrat e caktuar të forcave ushtarake, me krerët e mijësheve dhe krerët e qindësheve që po ktheheshin nga fushata ushtarake. 15 Moisiu u tha: «Keni lënë gjallë të gjitha femrat? 16 A nuk ishin ato që me fjalën e Balamit u mbushën mendjen izraelitëve të vepronin pabesisht+ ndaj Jehovait në rastin e Peorit,+ saqë mbi asamblenë e Jehovait ra plaga?!+ 17 Tani, vritini të gjithë fëmijët meshkuj dhe të gjitha gratë që kanë kryer marrëdhënie me një burrë. 18 Kurse të gjitha vajzat që nuk kanë kryer marrëdhënie me një burrë, lërini gjallë.+ 19 Për shtatë ditë qëndroni jashtë kampit. Ata që kanë vrarë dikë dhe ata që kanë prekur një të vrarë,+ duhet të pastrohen+ ditën e tretë dhe ditën e shtatë, si ju, edhe robërit tuaj. 20 Duhet të pastroni nga mëkati të gjitha rrobat, të gjitha sendet prej lëkure, çdo gjë të bërë me lesh dhie dhe çdo send druri.»

21 Pastaj prifti Eleazar u tha burrave të ushtrisë që kishin marrë pjesë në betejë: «Ky është ligji që i urdhëroi Jehovai Moisiut: 22 ‘Vetëm arin, argjendin, bakrin, hekurin, kallajin dhe plumbin, 23 pra çdo gjë që e duron zjarrin, kalojeni nëpër zjarr, dhe do të jetë e pastër. Mirëpo duhet të pastrohen edhe me ujin e pastrimit.+ Kurse të gjitha ato që nuk e durojnë zjarrin, duhet t’i pastroni me ujin e pastrimit. 24 Ditën e shtatë lani rrobat dhe pastrohuni, e pas kësaj mund të hyni në kamp.’»+

25 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 26 «Ti, prifti Eleazar dhe krerët e shtëpive atërore të asamblesë bëni një inventar të plaçkës së luftës, numëroni edhe njerëzit, edhe kafshët që zutë. 27 Prenë ndajeni në dy pjesë, mes ushtrisë që shkoi në betejë dhe gjithë pjesës tjetër të asamblesë.+ 28 Nga ushtarët që shkuan në betejë, merrni si taksë për Jehovain një shpirt* në 500: nga njerëzit, gjedhët, gomarët dhe dhentë. 29 Duhet ta merrni atë nga gjysma që iu dha ushtarëve dhe t’ia jepni priftit Eleazar si kontribut për Jehovain.+ 30 Nga gjysma që iu dha izraelitëve duhet të merrni një në 50: nga njerëzit, gjedhët, gomarët, dhentë dhe nga çdo lloj kafshe shtëpiake, e duhet t’ua jepni levitëve,+ atyre që përmbushin përgjegjësitë në tabernakullin e Jehovait.»+

31 Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar bënë pikërisht siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. 32 Preja e mbetur nga plaçka që kishin zënë njerëzit që shkuan në fushatë arriti deri në 675.000 kokë dhen, 33 72.000 kokë gjedhë 34 dhe 61.000 gomarë. 35 Gratë që nuk kishin kryer marrëdhënie me një burrë+ ishin gjithsej 32.000 veta. 36 Në gjysmën që u takonte atyre që shkuan në betejë kishte gjithsej 337.500 kokë dhen, 37 nga të cilat 675 u dhanë si taksë për Jehovain. 38 Kishte 36.000 kokë gjedhë, nga të cilat 72 u dhanë si taksë për Jehovain. 39 Kishte 30.500 gomarë, nga të cilët 61 u dhanë si taksë për Jehovain. 40 Kishte edhe 16.000 njerëz, nga të cilët 32 veta u dhanë si taksë për Jehovain. 41 Kështu Moisiu i dha priftit Eleazar taksën si kontribut për Jehovain,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai.

42 Në gjysmën që u takonte izraelitëve, të cilën Moisiu e ndau nga pjesa që u takonte burrave që luftuan, 43 kishte 337.500 kokë dhen, 44 36.000 mijë kokë gjedhë, 45 30.500 gomarë 46 dhe 16.000 njerëz. 47 Nga gjysma që u takonte izraelitëve, Moisiu mori një në 50 nga njerëzit e kafshët, dhe ua dha levitëve,+ atyre që përmbushnin përgjegjësitë në tabernakullin e Jehovait,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai.

48 Njerëzit e caktuar të çdo njësie ushtarake,+ domethënë krerët e mijësheve dhe krerët e qindësheve, iu afruan Moisiut 49 dhe i thanë: «Shërbëtorët e tu i numëruan luftëtarët që janë nën urdhrat tanë dhe raportohet se nuk mungon asnjë.+ 50 Prandaj të paraqitim të gjithë ne si blatim për Jehovain gjërat që gjetëm: sende ari, zinxhirë këmbe, byzylykë, unaza me vulë, vathë dhe stoli të tjera, që të bëjmë shlyerjen për veten para Jehovait.»

51 Kështu, Moisiu dhe prifti Eleazar pranuan prej tyre arin, po, tërë stolitë. 52 Gjithë ari i kontributit që dhanë për Jehovain krerët e mijësheve dhe krerët e qindësheve arriti deri në 16.750 sikla.* 53 Të gjithë burrat e ushtrisë morën një pjesë të plaçkës. 54 Moisiu dhe prifti Eleazar e pranuan arin nga krerët e mijësheve dhe të qindësheve dhe e çuan në tendën e takimit, që të shërbente si një përkujtues* për izraelitët para Jehovait.

32 Tani, bijtë e Rubenit+ dhe bijtë e Gadit+ kishin shumë bagëti. Ata panë se Jazeri+ dhe Galadi ishin vende të mira për bagëti. 2 Prandaj, bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit vajtën dhe i thanë Moisiut, priftit Eleazar dhe prijësve të asamblesë: 3 «Ataroti, Diboni, Jazeri, Nimrahu, Heshboni,+ Elealehu, Sebami, Neboja+ dhe Beoni,+ 4 vendet që mposhti Jehovai para asamblesë së Izraelit,+ janë vende të mira për bagëti, dhe shërbëtorët e tu kanë shumë bagëti.»+ 5 Pastaj i thanë: «Nëse kemi miratimin tënd, të na jepet ky vend neve si zotërim, shërbëtorëve të tu. Mos na bëj të kalojmë Jordanin.»

6 Mirëpo Moisiu u tha bijve të Gadit dhe bijve të Rubenit: «Si?! Vëllezërit tuaj të shkojnë në luftë, kurse ju të rrini këtu?! 7 Pse duhet ta shkurajoni popullin e Izraelit që të mos hyjë në vendin që Jehovai me siguri do t’ia japë?! 8 Kështu bënë etërit tuaj kur i nisa nga Kadesh-Barnea për të parë vendin.+ 9 Kur u ngjitën në luginën* e Eshkolit+ dhe panë vendin, ata i shkurajuan izraelitët që të mos hynin në vendin që do t’u jepte Jehovai.+ 10 Jehovait iu ndez zemërimi atë ditë, ndaj u betua:+ 11 ‘Burrat nga 20 vjeç e lart që dolën nga Egjipti, nuk do ta shohin tokën+ për të cilën iu betova Abrahamit, Isakut dhe Jakobit,+ sepse nuk m’u bindën me gjithë zemër, 12 përveç Kalebit,+ birit të kenizitit Jefuneh, dhe Josiut,+ birit të Nunit, sepse m’u bindën mua, Jehovait, me gjithë zemër.’+ 13 Kështu Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit dhe i bëri të endeshin për 40 vjet në shkretëtirë,+ derisa mori fund tërë brezi që kishte bërë të liga në sytë e Jehovait.+ 14 E në vend të etërve tuaj, tani na dolët ju, pjellë mëkatarësh, që t’ia shtoni Jehovait edhe më shumë zemërimin e zjarrtë kundër Izraelit! 15 Nëse i ktheni shpinën e nuk e ndiqni më, pa dyshim ai do t’i lërë përsëri izraelitët në shkretëtirë, dhe ju do ta rrënoni gjithë këtë popull.»

16 Më vonë ata iu afruan dhe i thanë: «Na lini të ndërtojmë këtu vatha prej guri për bagëtinë dhe qytete për fëmijët tanë. 17 Kurse ne vetë do të jemi gati për betejë+ e do të shkojmë përpara izraelitëve të tjerë derisa t’i çojmë në vendin e tyre. Ndërkaq fëmijët tanë do të qëndrojnë në qytete të fortifikuara, të sigurt prej banorëve të vendit. 18 Nuk do të kthehemi në shtëpitë tona derisa të gjithë izraelitët ta kenë marrë vendin e tyre si trashëgimi,+ 19 sepse ne nuk do të marrim trashëgimi me ta matanë Jordanit e më tutje, pasi e morëm trashëgiminë tonë në anën lindore të Jordanit.»+

20 Moisiu u tha: «Nëse secili prej jush do të veprojë kështu, armatosuni para Jehovait për luftë+ 21 dhe kalojeni Jordanin në sy të Jehovait. Kur t’i keni dëbuar armiqtë e Tij+ dhe vendi të jetë nënshtruar para Jehovait, 22 atëherë mund të ktheheni+ e do të jeni të pafajshëm para Jehovait dhe Izraelit. Pastaj ky vend do të bëhet zotërimi juaj me aprovimin e Jehovait.+ 23 Por nëse nuk veproni kështu, do të mëkatoni kundër Jehovait, dhe dijeni se do të vuani pasojat e mëkatit tuaj. 24 Ndërtoni, pra, qytete për fëmijët tuaj dhe vatha për kopetë tuaja.+ Ama mbajeni fjalën.»

25 Bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit i thanë Moisiut: «Shërbëtorët e tu do të bëjnë siç i urdhëron zotëria ynë. 26 Fëmijët, gratë, bagëtia dhe të gjitha kafshët tona shtëpiake do të qëndrojnë në qytetet e Galadit,+ 27 kurse shërbëtorët e tu do ta kalojnë Jordanin, të gjithë të armatosur para Jehovait për luftë,+ siç po thotë zotëria ynë.»

28 Atëherë Moisiu u dha urdhër për ta priftit Eleazar, Josiut, birit të Nunit, dhe krerëve të shtëpive atërore të fiseve të Izraelit. 29 Moisiu u tha: «Nëse bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit kalojnë Jordanin bashkë me ju, të gjithë të armatosur para Jehovait për luftë, dhe ju e nënshtroni vendin, atëherë jepuni Galadin si zotërim.+ 30 Por nëse nuk armatosen për luftë dhe nuk e kalojnë Jordanin bashkë me ju, atëherë të vendosen me banim mes jush në vendin e Kananit.»

31 Bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit u përgjigjën: «Do të bëjmë siç u ka thënë Jehovai shërbëtorëve të tu. 32 Do të armatosemi e do të kalojmë Jordanin para Jehovait për në Kanan,+ por trashëgimia që do të zotërojmë, do të jetë në këtë anë të Jordanit.» 33 Moisiu u dha kështu bijve të Gadit, bijve të Rubenit+ dhe gjysmës së fisit të Manaseut,+ birit të Jozefit, mbretërinë e Sihonit,+ mbretit të amoritëve, dhe mbretërinë e Ogut,+ mbretit të Bashanit, pra tokën e qyteteve dhe qytetet përreth këtyre territoreve.

34 Kështu, bijtë e Gadit ndërtuan* Dibonin,+ Atarotin,+ Aroerin,+ 35 Atroth-Shofanin, Jazerin,+ Jogbeahun,+ 36 Beth-Nimrahun+ dhe Beth-Haranin,+ qytete të fortifikuara dhe vatha prej guri për bagëtitë. 37 Bijtë e Rubenit ndërtuan Heshbonin,+ Elealehun,+ Kiriataimin,+ 38 Nebon,+ Baal-Meonin,+ të cilëve u ndryshuan emrat, dhe Sibmahun. Qyteteve që rindërtuan, ua ndryshuan emrat.

39 Bijtë e Makirit,+ birit të Manaseut, marshuan kundër Galadit, e pushtuan dhe dëbuan amoritët që gjendeshin atje. 40 Kështu Moisiu ia dha Galadin Makirit, birit të Manaseut, dhe ai u vendos me banim atje.+ 41 Jairi, biri i Manaseut, marshoi kundër tyre dhe mori fshatrat e tyre me tenda, që i quajti Havot-Jair.*+ 42 Nobahu marshoi kundër Kenatit, e mori bashkë me fshatrat e tij, dhe e quajti me emrin e vet, Nobah.

33 Këto ishin etapat e udhëtimit që bënë izraelitët kur dolën nga Egjipti+ sipas njësive të tyre*+ nën drejtimin e Moisiut dhe të Aronit.+ 2 Me urdhër të Jehovait, Moisiu i mbajti shënim vendet e nisjes. Kjo është udha që bënë nga njëri vend në tjetrin:+ 3 ata u nisën nga Ramsesi+ ditën e 15-të të muajit të parë.+ Të nesërmen, fill pas Festës së Kalimit,*+ izraelitët u larguan nga vendi pa iu dridhur qerpiku* para syve të tërë egjiptianëve. 4 Ndërkohë egjiptianët po varrosnin të gjithë të parëlindurit që kishte goditur Jehovai,+ pasi Jehovai i kishte gjykuar e i kishte ndëshkuar perënditë e tyre.+

5 Kështu izraelitët u nisën nga Ramsesi dhe e ngritën kampin në Sukot.+ 6 Pastaj u nisën nga Sukoti dhe e ngritën kampin në Etam,+ buzë shkretëtirës. 7 Më pas u nisën nga Etami dhe u kthyen drejt Pihahirotit, përballë Baal-Zefonit,+ dhe e ngritën kampin para Migdolit.+ 8 Pas kësaj u nisën nga Pihahiroti, kaluan përmes detit+ dhe dolën në shkretëtirë.+ Bënë tri ditë udhë në shkretëtirën e Etamit+ dhe e ngritën kampin në Marë.+

9 Pastaj u nisën nga Mara dhe mbërritën në Elim. Në Elim gjendeshin 12 burime uji dhe 70 palma; e kështu e ngritën kampin atje.+ 10 Më pas u nisën nga Elimi dhe e ngritën kampin pranë Detit të Kuq. 11 Pas kësaj u nisën nga Deti i Kuq dhe e ngritën kampin në shkretëtirën e Sinit.+ 12 Pastaj u nisën nga shkretëtira e Sinit dhe e ngritën kampin në Dofkah. 13 Më vonë u nisën nga Dofkahu dhe e ngritën kampin në Alush. 14 Më pas u nisën nga Alushi dhe e ngritën kampin në Refidim.+ Atje populli nuk kishte ujë për të pirë. 15 Pas kësaj u nisën nga Refidimi dhe e ngritën kampin në shkretëtirën e Sinait.+

16 U nisën pastaj nga shkretëtira e Sinait dhe e ngritën kampin në Kibrot-Hatavah.+ 17 U nisën nga Kibrot-Hatavahu dhe e ngritën kampin në Hazerot.+ 18 Pas kësaj u nisën nga Hazeroti dhe e ngritën kampin në Ritmah. 19 Më pas u nisën nga Ritmahu dhe e ngritën kampin në Rimon-Perez. 20 Pastaj u nisën nga Rimon-Perezi dhe e ngritën kampin në Libnah. 21 Më vonë u nisën nga Libnahu dhe e ngritën kampin në Risah. 22 Më pas u nisën nga Risahu dhe e ngritën kampin në Kehelatah. 23 Pastaj u nisën nga Kehelatahu dhe e ngritën kampin në malin e Sheferit.

24 Pas kësaj u nisën nga mali i Sheferit dhe e ngritën kampin në Haradah. 25 Pastaj u nisën nga Haradahu dhe e ngritën kampin në Makeloth. 26 Më pas u nisën+ nga Makelothi dhe e ngritën kampin në Tahath. 27 Pas kësaj u nisën nga Tahathi dhe e ngritën kampin në Terah. 28 Pastaj u nisën nga Terahu dhe e ngritën kampin në Mitkah. 29 Më vonë u nisën nga Mitkahu dhe e ngritën kampin në Hashmonah. 30 Më pas u nisën nga Hashmonahu dhe e ngritën kampin në Moserot. 31 Pastaj u nisën nga Moseroti dhe e ngritën kampin në Bene-Jakan.+ 32 Pas kësaj u nisën nga Bene-Jakani dhe e ngritën kampin në Hor-Hagidgad. 33 Më pas u nisën nga Hor-Hagidgadi dhe e ngritën kampin në Jotbatah.+ 34 Më vonë u nisën nga Jotbatahu dhe e ngritën kampin në Abronah. 35 Pastaj u nisën nga Abronahu dhe e ngritën kampin në Ezion-Geber.+ 36 Pas kësaj u nisën nga Ezion-Geberi dhe e ngritën kampin në shkretëtirën e Zinit,+ domethënë në Kadesh.

37 Më vonë u nisën nga Kadeshi dhe e ngritën kampin në malin e Horit,+ në kufi me Edomin. 38 Prifti Aron u ngjit me urdhër të Jehovait në malin e Horit dhe vdiq atje ditën e parë të muajit të pestë në vitin e 40-të të daljes së izraelitëve nga Egjipti.+ 39 Aroni ishte 123 vjeç kur vdiq në malin e Horit.

40 Ndërkohë, mbreti i Aradit,+ kananiti që banonte në Negeb në vendin e Kananit, mori vesh për ardhjen e izraelitëve.

41 Pas ca kohësh u nisën nga mali i Horit+ dhe e ngritën kampin në Zalmonah. 42 Pas kësaj u nisën nga Zalmonahu dhe e ngritën kampin në Punon. 43 Më pas u nisën nga Punoni dhe e ngritën kampin në Obot.+ 44 Pastaj u nisën nga Oboti dhe e ngritën kampin në Ije-Abarim, në kufi të Moabit.+ 45 Më vonë u nisën nga Ijimi dhe e ngritën kampin në Dibon-Gad.+ 46 Pas kësaj u nisën nga Dibon-Gadi dhe e ngritën kampin në Almon-Diblataim. 47 Pastaj u nisën nga Almon-Diblataimi dhe e ngritën kampin në malet e Abarimit,+ përballë Nebos.+ 48 Së fundi u nisën nga malet e Abarimit dhe e ngritën kampin në rrafshinat e shkreta të Moabit, afër Jordanit, pranë Jerikosë.+ 49 Ata e ngritën kampin përgjatë Jordanit, nga Beth-Jeshimoti deri në Abel-Shitim,+ në rrafshinat e shkreta të Moabit.

50 Jehovai i tha Moisiut në rrafshinat e shkreta të Moabit, afër Jordanit, pranë Jerikosë: 51 «Thuaju izraelitëve: ‘Ju po kaloni Jordanin për të hyrë në vendin e Kananit.+ 52 Atje duhet të dëboni të gjithë banorët e vendit e të shkatërroni të gjitha skulpturat prej guri,+ të gjitha statujat prej metali*+ e të rrafshoni të gjitha vendet e tyre të larta.*+ 53 Do ta shtini në dorë vendin e do të banoni në të, sepse me siguri do t’jua jap juve si pronë.+ 54 Ndajeni vendin me short,+ sipas familjeve tuaja. Grupeve më të mëdha jepuni më shumë trashëgimi, dhe grupeve më të vogla jepuni më pak.+ Secili do të marrë trashëgimi ku t’i bjerë shorti. Pronën do ta merrni si trashëgimi sipas fiseve të etërve tuaj.+

55 Por nëse nuk i dëboni banorët e vendit, ata që do të lini të banojnë mes jush,+ do t’ju bëhen halë në sy e gjemba në ijë dhe do t’ju bien në qafë në vendin ku do të banoni.+ 56 Atë që kisha ndër mend t’ua bëja atyre, do t’jua bëj juve.’»+

34 Pastaj Jehovai i foli përsëri Moisiut: 2 «Jepu izraelitëve këto udhëzime: ‘Kur të hyni në Kanan,+ ky është vendi që do të merrni si trashëgimi, po, Kanani sipas kufijve të tij:+

3 Kufiri jugor do të fillojë nga shkretëtira e Zinit, përgjatë Edomit, e pastaj në lindje, do të shkojë deri në skajin e Detit të Kripur.*+ 4 Kufiri do të kthejë drejtim që të kalojë në jug të së përpjetës së Akrabimit,+ do të vazhdojë nëpër Zin, dhe skaji më jugor do të jetë në jug të Kadesh-Barneas.+ Pastaj do të shtrihet drejt Hazar-Adarit+ e do të vazhdojë për në Azmon. 5 Në Azmon kufiri do të kthejë drejt vadit* të Egjiptit dhe do të mbarojë në Det.*+

6 Kufiri perëndimor do të jetë bregu i Detit të Madh.* Ky do të jetë kufiri juaj në perëndim.+

7 Kufiri verior do të jetë ky: do ta caktoni nga Deti i Madh deri në malin e Horit.* 8 Nga mali i Horit kufiri do të shkojë deri në Lebo-Hamath*+ dhe do të mbarojë në Zedad.+ 9 Pastaj kufiri do të vazhdojë drejt Zifronit dhe do të mbarojë në Hazar-Enan.+ Ky do të jetë kufiri juaj në veri.

10 Pastaj kufirin tuaj në lindje do ta caktoni nga Hazar-Enani deri në Shefam. 11 Kufiri do të shtrihet nga Shefami deri në Riblah, në lindje të Ainit, dhe do të zbresë nëpër shpatet lindore të detit të Kineretit.*+ 12 Pastaj do të shtrihet përgjatë Jordanit dhe do të mbarojë në Detin e Kripur.+ Ky do të jetë vendi juaj+ dhe kufijtë e tij përreth.’»

13 Kështu Moisiu u dha këto udhëzime izraelitëve: «Ky është vendi që do të ndani me short midis jush si zotërim,+ ashtu si ka urdhëruar Jehovai për nëntë fise e gjysmë, 14 sepse fisi i Rubenit, sipas shtëpive të tyre atërore, fisi i Gadit, sipas shtëpive të tyre atërore, dhe gjysma e fisit të Manaseut, tashmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre.+ 15 Këto dy fise e gjysmë tashmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në lindje të rajonit të Jordanit, përballë Jerikosë, andej nga lind dielli.»+

16 Jehovai i tha akoma Moisiut: 17 «Burrat që do të ndajnë vendin për ju, janë prifti Eleazar+ dhe Josiu,+ biri i Nunit. 18 Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis që t’ju ndihmojnë të ndani vendin.+ 19 Emrat e tyre janë: Kalebi,+ biri i Jefunehut, nga fisi i Judës;+ 20 Shemueli, biri i Amihudit, nga bijtë e fisit të Simeonit;+ 21 Elidadi, biri i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;+ 22 Buki, biri i Joglit, prijës nga bijtë e fisit të Danit;+ 23 Hanieli, biri i Efodit, për bijtë e Jozefit,+ prijës nga bijtë e fisit të Manaseut;+ 24 Kemueli, biri i Shiftanit, prijës nga bijtë e fisit të Efraimit;+ 25 Elizafani, biri i Parnakut, prijës nga bijtë e fisit të Zabulonit;+ 26 Paltieli, biri i Azanit, prijës nga bijtë e fisit të Isaharit;+ 27 Ahihudi, biri i Shelomit, prijës nga bijtë e fisit të Asherit+ 28 dhe Pedaheli, biri i Amihudit, prijës nga bijtë e fisit të Neftalit.»+ 29 Këta janë burrat që Jehovai i urdhëroi t’u ndanin tokat izraelitëve në vendin e Kananit.+

35 Jehovai i tha akoma Moisiut në rrafshinat e shkreta të Moabit, afër Jordanit,+ pranë Jerikosë: 2 «Udhëzoji izraelitët që, nga trashëgimia që do të zotërojnë,+ t’u japin levitëve qytete banimi dhe kullotat rreth e qark qyteteve.+ 3 Ata do të banojnë në qytete, ndërsa kullotat do të jenë për mbarështimin e bagëtisë dhe për gjithë kafshët e tjera. 4 Për kullotat e qyteteve që do t’u jepni levitëve, do të llogaritni 1.000 kute* nga të katër këndet e mureve të qytetit. 5 Kështu do të matni jashtë qytetit 2.000* kute në lindje, 2.000 kute në jug, 2.000 kute në perëndim dhe 2.000 kute në veri. Qyteti do të ndodhet në mes. Këto do të jenë kullotat e qyteteve të tyre.

6 Levitëve do t’u jepni 6 qytete strehimi,+ që atje të ikë me të shpejtë ai që i shkakton vdekjen dikujt,+ si edhe 42 qytete të tjera. 7 Levitëve do t’u jepni gjithsej 48 qytete bashkë me kullotat e tyre.+ 8 Qytetet që do t’u jepni, do të jenë nga pronat e izraelitëve.+ Nga grupet më të mëdha do të merrni shumë, dhe nga grupet më të vogla do të merrni pak.+ Secili grup do t’u japë levitëve disa nga qytetet e tij, në përpjesëtim me trashëgiminë që do të marrë.»

9 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 10 «Thuaju izraelitëve: ‘Kur të kaloni Jordanin për të hyrë në vendin e Kananit,+ 11 zgjidhni qytete të volitshme për ju që t’ju shërbejnë si qytete strehimi, ku të ikë me të shpejtë ai që vret pa dashje dikë.+ 12 Këto qytete do t’ju shërbejnë si strehim nga gjakmarrësi,+ që kushdo që i shkakton vdekjen dikujt, të mos vdesë derisa t’i bëhet gjyqi para asamblesë.+ 13 Gjashtë qytetet e strehimit që do të jepni, do të shërbejnë për këtë qëllim. 14 Do të jepni tri qytete në lindje të Jordanit+ dhe tri qytete në vendin e Kananit.+ Ato do të shërbejnë si qytete strehimi. 15 Këto gjashtë qytete do të shërbejnë si strehim për izraelitët, për të ardhurin+ dhe për atë që është shpërngulur e ka vajtur mes tyre, që atje të ikë me të shpejtë kushdo që vret pa dashje dikë.+

16 Por nëse ai e godet me një vegël hekuri dhe tjetri vdes, ai është vrasës, dhe vrasësi duhet të ekzekutohet patjetër.+ 17 Nëse e godet me një gur që mund t’i shkaktojë vdekjen dhe tjetri vdes, ai është vrasës, dhe vrasësi duhet të ekzekutohet patjetër. 18 Nëse e godet me një vegël druri që mund t’i shkaktojë vdekjen dhe tjetri vdes, ai është vrasës, dhe vrasësi duhet të ekzekutohet patjetër.

19 Do të jetë vetë gjakmarrësi që do ta ekzekutojë vrasësin. Kur t’i dalë përpara, ai do ta vrasë. 20 Nëse personi vdiq ngaqë tjetri e shtyu nga urrejtja, e goditi me diçka i nxitur nga qëllime të liga,*+ 21 ose ngaqë e goditi me dorë i shtyrë nga urrejtja, ai që e goditi, do të ekzekutohet patjetër; ai është vrasës. Gjakmarrësi do ta ekzekutojë vrasësin kur t’i dalë përpara.

22 Por nëse e shtyu pa dashje dhe pa e urryer më parë, ose e goditi me diçka pa qëllime të liga,*+ 23 ose pa e parë rrëzoi ndonjë gur mbi të, ndonëse nuk kishte armiqësi me të dhe nuk po kërkonte t’i bënte keq, dhe ai vdiq, 24 atëherë asambleja duhet të gjykojë mes atij që e goditi dhe gjakmarrësit, sipas këtyre parimeve gjyqësore.+ 25 Asambleja duhet ta mbrojë nga duart e gjakmarrësit atë që i shkaktoi vdekjen dikujt dhe ta kthejë në qytetin e tij të strehimit, aty ku kishte shkuar me të shpejtë. Ai duhet të banojë atje derisa të vdesë kryeprifti i mirosur* me vajin e shenjtë.+

26 Por nëse ai që i shkaktoi vdekjen dikujt del jashtë kufirit të qytetit të strehimit ku ka shkuar, 27 dhe gjakmarrësi e gjen jashtë kufirit të qytetit të strehimit dhe e vret, ky nuk mban faj gjaku, 28 sepse ai që i ka shkaktuar vdekjen dikujt duhet të banojë në qytetin e strehimit derisa të vdesë kryeprifti. Pas vdekjes së kryepriftit, mund të kthehet në tokën që ka si pronë.+ 29 Këto do t’ju shërbejnë si ligje për gjykim brez pas brezi, kudo që të banoni.

30 Kushdo që vret një njeri, duhet të ekzekutohet si vrasës+ nga dëshmia* e disa dëshmitarëve.+ Por askush nuk mund të ekzekutohet nga dëshmia e një dëshmitari të vetëm. 31 Mos merr asnjë shpërblesë për jetën e një vrasësi që meriton të vdesë, sepse ai duhet të ekzekutohet patjetër.+ 32 Mos merr shpërblesë për këdo që ka ikur në qytetin e strehimit, që ta lejosh të kthehet prapë të banojë në pronën e vet para vdekjes së kryepriftit.

33 Mos e ndotni vendin ku jetoni, sepse gjaku e ndot vendin,+ dhe nuk mund të bëhet asnjë shlyerje për gjakun që është derdhur në vend, përveçse me gjakun e atij që e derdhi.+ 34 Mos e përdhosni vendin ku banoni, mes të cilit qëndroj unë, sepse unë, Jehovai, banoj mes izraelitëve.’»+

36 Krerët e shtëpive atërore të pasardhësve të Galadit, birit të Makirit,+ birit të Manaseut, nga familjet e bijve të Jozefit, u paraqitën para Moisiut dhe prijësve, krerëve të shtëpive atërore të izraelitëve, 2 dhe thanë: «Jehovai e urdhëroi zotërinë tonë t’ua ndante vendin me short+ izraelitëve si trashëgimi. Gjithashtu, Jehovai i dha urdhër zotërisë tonë që trashëgiminë e vëllait tonë Zelofehad t’ua jepte të bijave.+ 3 Por nëse ato martohen me dikë nga fiset e tjera të Izraelit, trashëgimia e grave do të merret nga trashëgimia e etërve tanë e do t’i shtohet trashëgimisë së fisit ku do të martohen, e kështu do të hiqet nga trashëgimia që na u caktua neve me short. 4 Tani, kur të vijë Jubileu+ për popullin e Izraelit, trashëgimia e grave do t’i shtohet përfundimisht trashëgimisë së fisit ku u martuan, e kështu trashëgimia e tyre do të hiqet nga trashëgimia e fisit të etërve tanë.»

5 Atëherë, me urdhër të Jehovait, Moisiu i urdhëroi izraelitët: «Fisi i bijve të Jozefit ka të drejtë. 6 Ja çfarë urdhëron Jehovai për bijat e Zelofehadit: ‘Ato mund të martohen me kë të duan, mjafton që të jetë nga familjet e fisit të babait të tyre. 7 Trashëgimia e izraelitëve nuk duhet të kalojë nga fisi në fis, sepse izraelitët duhet ta mbajnë gjithnjë trashëgiminë e fisit të paraardhësve të tyre. 8 Çdo vajzë që zotëron një trashëgimi mes fiseve të Izraelit, duhet të martohet me një pasardhës të fisit të babait të vet,+ me qëllim që izraelitët të ruajnë trashëgiminë e paraardhësve të tyre. 9 Trashëgimia nuk duhet të kalojë nga fisi në fis, sepse fiset e Izraelit duhet ta mbajnë gjithnjë trashëgiminë e tyre.’»

10 Bijat e Zelofehadit bënë siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.+ 11 Kështu Mahla, Tirza, Hogla, Milka dhe Noa, bijat e Zelofehadit,+ u martuan me djemtë e xhaxhallarëve. 12 Ato u martuan me burra nga bijtë e Manaseut, birit të Jozefit, që trashëgimia e tyre të mbetej brenda familjes dhe fisit të babait të tyre.

13 Këto janë urdhërimet dhe vendimet gjyqësore që u dha Jehovai izraelitëve me anë të Moisiut në rrafshinat e shkreta të Moabit, afër Jordanit, pranë Jerikosë.+

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «e bijve të Izraelit».

Ose «kokë për kokë».

Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».

Fjalë për fjalë «çdo i huaj», pra, një jolevit.

Ose «sipas stemës së vet; flamurthit të vet».

Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».

Ose «të ruajnë tabernakullin e Dëshmisë; të përmbushin shërbimin e tyre në tabernakullin e Dëshmisë».

Ose «shenjës së shtëpisë».

Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».

Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».

Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».

Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».

Fjalë për fjalë «brezat».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «që u ishin mbushur duart».

Fjalë për fjalë «çdo i huaj», pra, një burrë që nuk ishte nga familja e Aronit.

Fjalë për fjalë «çdo të parëlinduri që çel barkun».

Ose «ndava veç». Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «çdo i huaj», pra, një jolevit.

Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.

Ose «sipas siklës së shenjtë».

Një gerë ishte 0,57 g. Shih Shtojcën B14.

Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».

Fjalë për fjalë «gojës».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «hirin e lyrosur», pra, hirin e lagur me yndyrën e flijimeve.

Ose «vjollcë». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «janë ngarkuar».

Ose «një shpirt». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «Ata».

Një e dhjeta e një efe ishte 2,2 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «ishe nën autoritetin e burrit tënd».

Ose «të të tretë». Kjo mund të nënkuptojë humbjen e aftësive riprodhuese.

Ka të ngjarë t’u referohet organeve riprodhuese.

Ose «të të tretë». Kjo mund të nënkuptojë humbjen e aftësive riprodhuese.

Ka të ngjarë t’u referohet organeve riprodhuese.

Ose «Ashtu qoftë! Ashtu qoftë!»

Ka të ngjarë t’u referohet organeve riprodhuese.

Në hebraisht nazír, që do të thotë «i zgjedhur; i kushtuar; i ndarë veç».

Ose «shpirti». Shih Fjalorthin.

Ose «kokën që simbolizon».

Ose «një shpirt». Shih Fjalorthin.

Ka të ngjarë duke i lënë flokët të rriten përsëri.

Ose «motak».

Ose «pite».

Shih Fjalorthin.

Ose «një ka».

Ose «për kushtimin».

Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.

Ose «sipas siklës së shenjtë».

Ose «një tas të vogël».

Ose «motak».

Fjalë për fjalë «atë».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «duhet t’i tundë», pra, t’i vërë të lëvizin nga njëra anë në tjetrën.

Fjalë për fjalë «do t’i tundësh». Shih Nu 8:11.

Fjalë për fjalë «duhet t’i tundësh». Shih Nu 8:11.

Ose «të gjithë të parëlindurve që çelin barqet e izraelitëve».

Fjalë për fjalë «i tundi». Shih Nu 8:11.

Ose «flijimin e Pashkës». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «midis dy mbrëmjeve».

Fjalë për fjalë «midis dy mbrëmjeve».

Fjalë për fjalë «midis dy mbrëmjeve».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».

Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».

Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».

Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».

Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».

Domethënë, Jetroi.

Ose «të jesh si sytë për ne».

Do të thotë «djegie», pra, zjarr, flakë.

Me sa duket joizraelitët mes tyre.

Shih Fjalorthin.

Ose «gur mulliri».

Shih Fjalorthin.

Ose «një kujdestar».

Ose «që ti e di se janë të parë; që janë të njohur si të parë».

Fjalë për fjalë «600.000 në këmbë», pra, 600.000 burra të aftë për luftë.

Ose «nisën të profetizonin».

Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.

Një homer ishte 220 l. Shih Shtojcën B14.

Ndoshta që të thanin mishin.

Do të thotë «varreza e grykësve».

Ose «ishte shumë i përulur (me natyrë të butë), shumë më tepër se çdo njeri».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «Ai po tregohet besnik në tërë shtëpinë time».

Fjalë për fjalë «gojë më gojë».

Ose «si zbulues në».

Ose «Jehosi», që do të thotë «Jehovai është shpëtim».

Fjalë për fjalë «e ligët».

Ose «hyrjes së Hamathit».

Ose «vadin». Shih Fjalorthin.

Do të thotë «bistak rrushi».

Fjalë për fjalë «nefilimët».

Ose «mrekullive».

Fjalë për fjalë «si një njeri të vetëm».

Ose «dashamirësi».

Shih Fjalorthin.

Ose «qëndrim».

Ose «ultësirë».

Fjalë për fjalë «ngrita dorën».

Fjalë për fjalë «prostitucionin». Kjo është një shprehje e figurshme. Shih Fjalorthin, «Prostitutë».

Ose «të më keni mua si armik».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Një e dhjeta e një efe ishte 2,2 l. Shih Shtojcën B14.

Një hin ishte 3,67 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «ushqimi i vendit».

Shih Fjalorthin.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «motake».

Ose «duhet ekzekutuar».

Shih Fjalorthin.

Ose «të silleni si prostitutë ndaj meje». Kjo është një shprehje e figurshme. Shih Fjalorthin, «Prostitutë».

Ose «sundimtar absolut mbi ne?!»

Fjalë për fjalë «Perëndia i frymës së çdo mishi».

Ose «iniciativën». Fjalë për fjalë «zemrën».

Fjalë për fjalë «hap gojën».

Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «hapi gojën».

Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.

Ka të ngjarë, prushin ose hirin që kishte mbetur brenda mbajtësve të zjarrit ose pranë tyre.

Ose «që mëkatuan kundër shpirtit të tyre».

Fjalë për fjalë «asnjë i huaj».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «i huaj», pra, një njeri që nuk ishte nga familja e Aronit.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «i huaj», pra, një njeri që nuk ishte nga familja e Aronit.

Domethënë, çdo gjë që ndahet veç për Perëndinë si një gjë e shenjtë duke ia kushtuar atij në mënyrë të pakthyeshme dhe të pashpengueshme.

Fjalë për fjalë «i çdo mishi».

Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».

Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.

Ose «sipas siklës së shenjtë».

Një gerë ishte 0,57 g. Shih Shtojcën B14.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Domethënë, një besëlidhje e përhershme dhe e pandryshueshme.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «mishin e vet».

Fjalë për fjalë «mishin e vet».

Ose «kufomën e ndonjë shpirti». Shih Fjalorthin.

Ose «një kufomë, ndonjë shpirt të vdekur». Shih Fjalorthin.

Ose «ai shpirt duhet ekzekutuar».

Do të thotë «grindje».

Fjalë për fjalë «ditë».

Fjalë për fjalë «dorë».

Kjo është një shprehje poetike për vdekjen.

Ose «do të bashkohet me popullin e tij e do të vdesë atje».

Ose «do t’i caktoj për shkatërrim». Shih Fjalorthin.

Do të thotë «i caktuar për shkatërrim».

Ose «dhe e urrejmë këtë bukë të shpifur».

Ose «djegës».

Ose «djegës».

Ose «vadit të Zeredit». Shih Fjalorthin.

Ose «vadet». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «gojën».

Ose «e vadeve». Shih Fjalorthin.

Ose «Këndojini atij!»

Fjalë për fjalë «fushën».

Një mundësi tjetër «shkretëtira; vendi i shkretë».

Ka të ngjarë, Eufratit.

Fjalë për fjalë «syrin».

Ose «me fallin».

Ka mundësi me anë të një engjëlli që përfaqësonte Perëndinë ose me anë të një vegimi.

Fjalë për fjalë «ia çeli gojën gomaricës».

Ose «Vdektë shpirti im».

Ose «që t’i vijë keq».

Ose «fall».

Një mundësi tjetër «shkretëtira; vendi i shkretë».

Fjalë për fjalë «ishte e mirë në sytë e Jehovait».

Shih Fjalorthin.

Ose «vade». Shih Fjalorthin.

Emri i pemës që përmban një lëndë aromatike, e cila përdorej si parfum në kohët biblike.

Ose «pasardhësit e tij janë».

Fjalë për fjalë «nga zemra ime».

Ose «në fund të ditëve».

Ose «një shkop mbretëror».

Ose «tëmthat e kokës së Moabit».

Domethënë, Amaleku ishte i pari që u hodh në sulm kundër izraelitëve pas eksodit nga Egjipti, edhe pse këta nuk e provokuan.

Fjalë për fjalë «Kainin».

Fjalë për fjalë «ai».

Ose «u bashkua me».

Fjalë për fjalë «krerët».

Fjalë për fjalë «përpara diellit».

Ose «që u bashkuan me».

Fjalë për fjalë «hapi gojën».

Te Zn 46:23 quhet «Hushim».

Ose «sipas listës së emrave».

Kjo është një shprehje poetike për vdekjen.

Fjalë për fjalë «Perëndia i frymës së çdo mishi».

Fjalë për fjalë «në të cilin ka frymë».

Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».

Ose «lavdia jote».

Shih Fjalorthin.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «motakë».

Fjalë për fjalë «midis dy mbrëmjeve».

Një e dhjeta e një efe ishte 2,2 l. Shih Shtojcën B14.

Një hin ishte 3,67 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Fjalë për fjalë «në vendin e shenjtë».

Fjalë për fjalë «midis dy mbrëmjeve».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Fjalë për fjalë «të muajve tuaj».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «Pashka e Jehovait». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «bukë».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «motakë».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

«Të mundosh veten» në përgjithësi mendohet se ka të bëjë me forma të ndryshme të vetëmohimit, përfshirë agjërimin.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «do t’i vërë si detyrim shpirtit të vet».

Kjo është një shprehje poetike për vdekjen.

Ose «kampeve të rrethuara me mure».

Shih Fjalorthin.

Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.

Ose «kujtim».

Ose «vadin». Shih Fjalorthin.

Ose «rindërtuan».

Do të thotë «fshatrat me tenda të Jairit».

Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».

Ose «pas Pashkës». Shih Fjalorthin.

Ose «me kokat lart». Fjalë për fjalë «me dorë të lartësuar».

Ose «shtatoret e derdhura».

Shih Fjalorthin.

Domethënë, Detit të Vdekur.

Shih Fjalorthin.

Domethënë, në Detin e Madh, në Mesdhe.

Domethënë, i Mesdheut.

Nuk dihet me siguri cilit mal i referohet. Ndoshta ishte një nga majat e larta të vargmalit të Libanit.

Ose «hyrje të Hamathit».

Domethënë, të liqenit të Genesaretit ose të detit të Galilesë.

Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.

Ka të ngjarë të llogaritej nga njëri kënd i murit në tjetrin përgjatë perimetrit të tij, pa përfshirë gjatësinë e vetë qytetit.

Fjalë për fjalë «ndërsa i kishte zënë pritë».

Fjalë për fjalë «pa i zënë pritë».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «goja».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo