1C Emri i Perëndisë në versionet e lashta greke
Gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar janë zbuluar shumë fragmente të versioneve të lashta greke të Shkrimeve Hebraike, në të cilat u gjet i shkruar emri i Perëndisë, zakonisht me germa hebraike. Kjo tregon se emri i Perëndisë përdorej në versionet greke deri vonë në shekullin e nëntë të e.s. Ju paraqitim dhjetë dorëshkrime që përmbajnë emrin e Perëndisë, si dhe informacionet përkatëse.
(1) LXXP. Fouad Inv. 266 e paraqit emrin e Perëndisë, me Tetragramin e shkruar me germa hebraike katrore, () në vendet vijuese: Lp 18:5, 5, 7, 15, 16; 19:8, 14; 20:4, 13, 18; 21:1, 8; 23:5; 24:4, 9; 25:15, 16; 26:2, 7, 8, 14; 27:2, 3, 7, 10, 15; 28:1, 1, 7, 8, 9, 13, 61, 62, 64, 65; 29:4, 10, 20, 29; 30:9, 20; 31:3, 26, 27, 29; 32:3, 6, 19. Kështu në këtë koleksion Tetragrami shfaqet 49 herë në vende të identifikuara te Ligji i përtërirë. Përveç kësaj, në këtë koleksion Tetragrami shfaqet tri herë në fragmente të paidentifikuara, përkatësisht te fragmentet 116, 117 dhe 123. Këtë papirus të gjetur në Egjipt, e datuan si të shekullit të parë p.e.s.
Në vitin 1944, një fragment i këtij papirusi u botua nga U. G. Uodell në botimin JThS, vëll. 45., fq. 158-161. Në vitin 1948, në Kajro, Egjipt, dy misionarë të Shoqatës Watch Tower Bible and Tract, të stërvitur në Galaad, morën fotografi të 18 fragmenteve të këtij papirusi, si dhe lejen për t’i botuar. Më pas, 12 nga këto fragmente u botuan në New World Translation of the Christian Greek Scriptures (Shkrimet e Krishtere Greke: Përkthimi Bota e Re), 1950, fq. 13, 14. Në bazë të fotografive të këtij botimi, u prodhuan këto tri studime: (1) A. Vaccari, «Papiro Fuad, Inv. 266. Analisi critica dei Frammenti pubblicati in: ‘New World Translation of the Christian Greek Scriptures’. Bruklin (Nju-Jork) 1950, fq. 13», botuar në Studia Patristica, vëll. I, pjesa 1, nga autorët Kurt Aland dhe F. L. Kros, Berlin, 1957, fq. 339-342; (2) V. Bars, «Papyrus Fouad Inv. No. 226», botuar në Nederlands Theologisch Tijdschrift, vëll. XIII, Vageningen, 1959, fq. 442-446; (3) Xhorxh Hauard, «The Oldest Greek Text of Deuteronomy», botuar në Hebrew Union College Annual, vëll. XLII, Cincinati, 1971, fq. 125-131.
Duke komentuar për këtë papirus, Paul Kahle shkroi në Studia Evangelica, botuar nga Kurt Aland, F. L. Kros, Zhan Danielu, Harald Rajsenfeld dhe V. K. fan Unik, Berlin, 1959, fq. 614: «Pjesë të tjera të të njëjtit papirus u riprodhuan nga një fotografi e papirusit nga Watch Tower Bible and Tract Society, në parathënien e një përkthimi në anglisht të Besëlidhjes së Re, Bruklin, Nju-Jork, 1950. Një karakteristikë e papirusit është fakti se emri i Perëndisë tregohet nga Tetragrami me germa katrore hebraike. Një shqyrtim i fragmenteve të botuara të papirusit, i nisur me kërkesën time nga atë Vaccari, e çoi atë në përfundimin se papirusi, i cili duhet të jetë shkruar rreth 400 vjet përpara Kodikut B, përmban ndoshta tekstin më të përsosur nga Septuaginta të Ligjit të përtërirë, që kemi gjetur deri tani.»
Gjithsej 117 fragmente të LXXP. Fouad Inv. 266 u botuan në Études de Papyrologie, vëll. 9, Kajro, 1971, fq. 81-150, 227, 228. Një botim me fotografi i të gjitha fragmenteve të këtij papirusi, u botua nga Saki Ali dhe Ludvig Kenen, me titull Three Rolls of the Early Septuagint: Genesis and Deuteronomy, në seritë «Papyrologische Texte und Abhandlungen,» vëll. 27, Bon, 1980.
(2) LXXVTS 10a e paraqit emrin e Perëndisë me Tetragramin e shkruar me germa hebraike të lashta (), në vendet vijuese: Jn 4:2; Mi 1:1, 3; 4:4, 5, 7; 5:4, 4; Ha 2:14, 16, 20; 3:9; So 1:3, 14; 2:10; Za 1:3, 3, 4; 3:5, 6, 7. Këtë rrotull lëkure, të gjetur në shkretëtirën e Judesë në një shpellë në Nahal Hever, e datuan si të fundit të shekullit të parë të e.s. Fragmentet e kësaj rrotulle u botuan në Supplements to Vetus Testamentum, vëll. X, Lajdën, 1963, fq. 170-178.
(3) LXXIEJ 12 e paraqit emrin e Perëndisë me Tetragramin të shkruar me germa hebraike të lashta () te Jn 3:3. Këtë copë pergamene, të gjetur në shkretëtirën e Judesë në një shpellë në Nahal Hever, e datuan si të fundit të shekullit të parë të e.s. Ajo u botua në Israel Exploration Journal, vëll. 12, 1962, fq. 203.
(4) LXXVTS 10b e paraqit emrin e Perëndisë me Tetragramin e shkruar me germa hebraike të lashta () në vendet vijuese: Za 8:20; 9:1, 1, 4. Këtë rrotull pergamene, të gjetur në shkretëtirën e Judesë në një shpellë në Nahal Hever, e datuan si të mesit të shekullit të parë të e.s. Ajo u botua në Supplements to Vetus Testamentum, vëll. X, 1963, fq. 178.
(5) 4Q LXX Levb e paraqit emrin e Perëndisë me germa greke (IAO) te Le 3:12; 4:27. Këtë dorëshkrim prej papirusi, të gjetur në shpellën 4 në Kumran, e datuan si të shekullit të parë p.e.s. Një raport paraprak i këtij dorëshkrimi u paraqit në Supplements to Vetus Testamentum, vëll. IV, 1957, fq. 157.
(6) LXXP. Oxy. VII.1007 e paraqit emrin e Perëndisë me dy germa Jodh () te Zn 2:8, 18. Kjo fletë pergamene, që e datuan si të shekullit të tretë të e.s., u botua në The Oxyrhynchus Papyri, pjesa VII, botuar me përkthime dhe shënime nga Artur S. Hant, Londër, 1910, fq. 1, 2.
(7) AqBurkitt e paraqit emrin e Perëndisë me Tetragramin të shkruar me germa hebraike të lashta () në vendet vijuese: 1Mb 20:13, 13, 14; 2Mb 23:12, 16, 21, 23, 25, 26, 27. Këto fragmente të tekstit grek të versionit të Akuilës u botuan nga F. Kroford Burkit në veprën e tij Fragments of the Books of Kings According to the Translation of Aquila, Kembrixh, 1898, fq. 3-8. Këto fragmente të librit të Mbretërve u gjetën në genizahën ose depon e sinagogës në Kajro, Egjipt. Ato i datuan si të fundit të shekullit të pestë ose fillimit të shekulli të gjashtë të e.s.
(8) AqTaylor e paraqit emrin e Perëndisë me Tetragramin e shkruar me germa hebraike të lashta () në vendet vijuese: Ps 91:2, 9; 92:1, 4, 5, 8, 9; 96:7, 7, 8, 9, 10, 13; 97:1, 5, 9, 10, 12; 102:15, 16, 19, 21; 103:1, 2, 6, 8. Këto fragmente të tekstit grek të versionit të Akuilës u botuan nga K. Tejlor në veprën e tij Hebrew-Greek Cairo Genizah Palimpsests, Kembrixh, 1900, fq. 54-65. Këto fragmente i datuan si të periudhës pas mesit të shekullit të pestë të e.s., por jo më vonë se fillimit të shekullit të gjashtë të e.s.
(9) SymP. Vindob. G. 39777 e paraqit emrin e Perëndisë me Tetragramin e shkruar me germa hebraike të lashta ( ose ) në vendet vijuese: Ps 69:13, 30, 31. Këtë fragment nga një rrotull pergamene me një pjesë të Ps 69 në versionin e Simakut (Ps 68 në LXX), që ruhet në bibliotekën Österreichische Nationalbibliothek, në Vjenë, e datuan si të shekullit të tretë ose të katërt të e.s. Ai u botua nga dr. Karl Veseli në Studien zur Palaeographie und Papyruskunde, vëll. XI, Lajpcig, 1911, fq. 171.
Këtu kemi riprodhuar një fragment të kësaj rrotulle, që përmban emrin e Perëndisë.
(10) Kodiku Ambrozian O 39 sup. e paraqit emrin e Perëndisë me Tetragramin e shkruar me germa hebraike katrore () te të pesta kolonat në vendet vijuese: Ps 18:30, 31, 41, 46; 28:6, 7, 8; 29:1, 1, 2, 2, 3, 3; 30:1, 2, 4, 7, 8, 10, 10, 12; 31:1, 5, 6, 9, 21, 23, 23, 24; 32:10, 11; 35:1, 22, 24, 27; 36:mbishk, 5; 46:7, 8, 11; 89:49 (te kolonat 1, 2 dhe 4), 51, 52. Ky kodik, që e datuan si të fundit të shekullit të nëntë të e.s., ka pesë kolona. Kolona e parë përmban një transliterim të tekstit hebraik në greqisht, e dyta përmban versionin grek të Akuilës, e treta përmban versionin grek të Simakut, e katërta përmban LXX dhe e pesta përmban versionin grek të Kuintës. Një kopje e kësaj pergamene, bashkë me një transkriptim të tekstit, u botua në Romë në vitin 1958 nga Xhovani Merkati me titull Psalterii Hexapli reliquiae . . . Pars prima. Codex rescriptus Bybliothecae Ambrosianae O 39 sup. phototypice expressus et transcriptus.
Këto dhjetë fragmente dorëshkrimesh tregojnë se përkthyesit e tekstit hebraik në greqisht e përdornin emrin e Perëndisë atje ku shfaqej në tekstin hebraik. Për më tepër, shfaqja e Tetragramit te Za 9:4 mbështet pohimin se soferimët judenj e zëvendësuan Tetragramin me fjalën ʼAdhonái (Zotëria Sovran) në tekstin hebraik, në 134 vende.—Shih shtojcën 1B.
[Figurat në faqen 1664]
Dorëshkrimi LXXP. Fouad Inv. 266, shekulli i parë p.e.s., ruajti emrin e Perëndisë (יהוה) në përkthimin në greqisht te Lp 32:3, 6.
Kodiku aleksandrin (A), shekulli i pestë i e.s., zëvendësoi emrin e Perëndisë (יהוה) me format e shkurtuara të fjalës Kírios në përkthimin grek te Lp 32:3, 6.
Kodiku i Halebit (Al), shekulli i dhjetë i e.s., në hebraisht, ruajti emrin e Perëndisë (יהוה), që shfaqej në tekstin e hershëm hebraik te Lp 32:3, 6.a
a Marrë nga The Aleppo Codex, botuar nga Moshe H. Goshen-Gotstein (Jerusalem: Magness Press, 1976). Të drejtat e autorit © nga Hebrew University Bible Project dhe ribotuar me lejen e tyre.