3B «Sheoli», «Hadesi»—Varri i përbashkët i njerëzimit
Heb., שאול (sheʼóhl); Gr., ᾅδης (háides); Lat., inférnus; Sir., shiul
Gjashtëdhjetë e gjashtë rastet ku shfaqet fjala Sheol
Fjala «Sheol» shfaqet 66 herë në Përkthimin Bota e Re të Shkrimeve Hebraike, përkatësisht te Zn 37:35; 42:38; 44:29, 31; Nu 16:30, 33; Lp 32:22; 1Sa 2:6; 2Sa 22:6; 1Mb 2:6, 9; Jb 7:9; 11:8; 14:13; 17:13, 16; 21:13; 24:19; 26:6; Ps 6:5; 9:17; 16:10; 18:5; 30:3; 31:17; 49:14, 14, 15; 55:15; 86:13; 88:3; 89:48; 116:3; 139:8; 141:7; Pr 1:12; 5:5; 7:27; 9:18; 15:11, 24; 23:14; 27:20; 30:16; Ek 9:10; Kng 8:6; Is 5:14; [7:11]; 14:9, 11, 15; 28:15, 18; 38:10, 18; 57:9; Ezk 31:15, 16, 17; 32:21, 27; Ho 13:14, 14; Am 9:2; Jn 2:2; Ha 2:5.
Rastet e shfaqjes së fjalës «Sheol» në Shkrimet Hebraike përfshijnë 65 herët që ajo shfaqet në tekstin M dhe një herë tek Is 7:11, ku teksti lexon «Sheol» me një ndryshim të lehtë në theksimin zanor. Në të gjitha rastet Përkthimi Bota e Re përdor termin «Sheol» për fjalën hebraike sheʼóhl. Septuaginta greke në përgjithësi e përkthen termin sheʼóhl me fjalën háides.
Edhe pse janë sugjeruar prejardhje të ndryshme për fjalën hebraike sheʼóhl, me sa duket ajo rrjedh nga folja hebraike שׁאל (shaʼál), që do të thotë «pyes» ose «kërkoj». Kjo do ta përcaktonte Sheolin si vendin (jo një gjendje) që i kërkon të gjithë njerëzit pa përjashtim, përderisa pret brenda vetes të vdekurit. (Zn 37:35 dhe Is 7:11.) Ai është në tokë dhe lidhet gjithnjë me të vdekurit, dhe qartësisht do të thotë varri i përbashkët i njerëzimit ose rajoni tokësor (jo detar) i të vdekurve. Në kontrast me këtë, fjala hebraike kéver do të thotë një varr i vetëm ose vend varrimi.—Zn 23:4, 6, 9, 20.
Dhjetë rastet ku shfaqet fjala Hades
Fjala «Hades», që ndoshta do të thotë «vendi i paparë», shfaqet dhjetë herë në Shkrimet e Krishtere Greke: Përkthimi Bota e Re, përkatësisht te: Mt 11:23; 16:18; Lu 10:15; 16:23; Ve 2:27, 31; Zb 1:18; 6:8; 20:13, 14.
Te Ve 2:27 citimi që i bën Pjetri Ps 16:10 tregon se Hadesi është barasvlerësi i Sheolit dhe i referohet varrit të përbashkët të njerëzimit (në kontrast me fjalën greke táfos, një varr i vetëm). Fjala latine që korrespondon me Hadesin është inférnus (disa herë ínferus). Kjo fjalë do të thotë «që dergjet poshtë; rajoni më i ulët». Pra, ajo është një përafrim i përshtatshëm i termave grekë dhe hebraikë.
Në Shkrimet e frymëzuara fjalët «Sheol» dhe «Hades» përdoren në lidhje me vdekjen dhe të vdekurit, e jo me jetën dhe të gjallët. (Zb 20:13) Në vetvete, këto fjalë nuk përmbajnë ndonjë ide ose aludim të kënaqësisë apo të dhembjes.